Të dashur bashkëkombas!
Presidenti i Serbisë, “vëllai” dhe “ortaku” i kryeministrit Rama, Albanofobi Aleksandër Vuçiç ka folur në një intervistë për mediat vendase “Fokus B92” rreth zgjedhjeve në Shqipëri që do të zhvillohen në 25 prill duke deklaruar se: “Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj nga veriu i Shqipërisë me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon”.
Në realitet, përpos faktit që është tashmë i njohur nga të gjithë që pas Ramës dhe pengimit të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE qëndron vetë ministri i kasapit Millosheviç, i cili dirigjon çdo veprim dhe politikë të jashtme të qeverisë Rama, tashmë dyshja Rama-Vuçiç janë në panik për revolucionin që do të ndodhë në 25 prill.
Kaq i dëshpëruar është Edi Rama nga disfata e plotë e zgjedhjeve të prillit, sa që në shkelje të parimeve ndërkombëtare, për mos përzierje në çështje të brendshme sidomos gjatë fushatave elektrorale, ka kërkuar ndihmë nga anti-shqiptari më i madh në botë Aleksandër Vuçiç.
I bëjmë përsëri me dije Vuçiç që “të mos e kruajë me gjethe fiku” sepse Sali Berisha dhe Lulzim Basha apo Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk janë Rama dhe as bashkëpunëtorët tuaj anti-shqiptar.
D.D. Tiranë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply