Kur lançuam 4 muaj më parë Lëvizjen për Ndryshim me një grup të rinjsh, ne kishim një gjë të qartë:
1.Mos dysho kurrë që një grup i vogël njerëzish të përkushtuar e të vendosur mund të ndryshojnë botën.
Është e vetmja gjë që ka ndodhur përherë.
2. Vetë Lëvizja për Ndryshim ishte:
Thirrja drejt kurajos.
Ështe forca për të thyer çdo pengesë.
Është Rruga drejt njëri-tjetrit dhe ndryshimit!
Ne e dimë që ka ende njerëz që zgjedhin të mos e besojnë ndryshimin, nga frika se ndryshimi nuk do të vijë.
Në një kohë kur varferia ekstreme është 40%, kur vendi boshatiset dhe të gjithë ndihen të pasigurtë, të rrish e të shikosh apo të presesh të keqen më të vogel është ose frikë, ose mungesë ndërgjegje shoqërore.
Kurajoja për të dalë kundër një kase politike të korruptuar është një çmim që ja vlen të paguhet.
E kundërta është si të zgjedhesh që të mos lindësh nga frika se gjatë jetës do të kesh edhe vuajtje.
Bashkë me skuadrën tonë, ne kemi të qartë se:
“Ndryshimi nuk vjen nëse presim për një njeri tjetër apo për një kohë tjetër. Jemi vetë ne, ata për të cilët kemi pritur.
Jemi vetë ndryshimi që kërkojmë të ndjekim.
Ndryshimin mund ta bëjë një vend në të njëjtën mënyrë se si një prind rrit fëmijën e vet.
Thonë që koha i ndryshon vetë gjërat, por duhet të jemi ne vetë ata që do ta bëjmë.
Ndryshime të jashtëzakonshme ndodhin vetëm atëhere kur vendosim të bëjmë atë qe kemi në dorë, në vend që të ankohemi për çfarë nuk mundemi.
Lëvizja për Ndryshim i ka krijuar bezdi të madhe 3 kryetarëve të vjetër të partive të shekullit të kaluar.
Por pas 25 Prillit, bashkë me shqiptarët ajo synon të kthehet në një faktor të rëndësishëm ndryshimi e shprese.
Ne jemi kundër 3 kryetarëve të partive që mbajnë peng këtë vend për interesat e tyre.
Ne jemi kundër korrupsionit që kanë instaluar së bashku në çdo qelizë të këtij shteti.
Ne do të zëvendësojmë politikën cinike të tyre me politikën e shpresës.
Ne nuk kemi pse të jemi me pak guximtarë se gjysma tjeter e kombit tonë, që i përgjysmoi partitë e kryetarëve të vjetër.
Mesazhi nga Kosova apo nga Italia është leksion, është mënyra si bëhet politikë në botë.
Ne nuk kemi pse të mos bëjmë si bota e civilizuar.
Boll më me riciklim të të njëjtëve persona që kanë provuar çdo post qeveritar në 3 dekada.
Boll më me njerëz që aftësine më të madhe kanë gënjeshtrën dhe pasurimin e familjes së tyre.
Përtej Ramës dhe Lulzim Bashës e Ilir Metes ka 3 milion shqiptarë të tjerë, e mes tyre ka njerëz të ndershëm e patriotë, që mund të qeverisnin me më shumë përgjegjësi.
Ata mendojnë se janë të përjetshem në pushtet, por gabojnë. Ata janë përgjegjësit kryesorë që në Shqipëri nuk ka më as shpresë dhe as një të djathtë reale. Ata janë përgjegjësit e një Shqipërie që vuan në stres e pa siguri. Vetëm tek ne ndodh që të mos ketë as qeverisje as opozitë.
Madje më shumë demokratë ka jashtë PD-së.
Ata janë përgjegjësit e polarizimit politik dhe ekonomik të shoqërisë. Ata janë përgjegjësit e pabarazisë së frikshme mes disa miliarderëve banditë dhe shumicës së varfër.
Ftesa jonë nuk është për ata që nuk ndryshojnë mendje.
Ata që nuk ndryshojnë mendje nuk ndryshojnë kurrë asgjë. Por këta janë pakicë.
Ne ftojmë njerëzit mendje hapur, të ndershëm. Ne ftojmë çdo demokrat në shpirt, çdo të ri, prind apo pensionist e progresist.
T’i kthejmë shpresën e dinjitetin vendit e çdo shqiptari.
Shqipëria nuk është e Ramës, e Metës e Monës apo e Lulzimit.
Shqipëria ka qenë e do të jetë e shqiptarëve!
Burimi/Facebook


Leave a Reply