Letra propozon edhe Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën
Letra nis me hyrjen “çështjet e pazgjidhura kombëtare të serbëve, shqiptarëve dhe kroatëve”, që u shfaqën pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Për këtë arsye, dokumenti propozon edhe “zgjidhjet”
Autorët e dokumentit theksojnw se Serbia, Kroacia dhe Shqipëria aktualisht kanë qeveri të qëndrueshme dhe se politikanët e tyre të zgjedhur janë të aftë të marrin vendime strategjike. Atëherë, çfarë sugjeron letra?
1) Bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë. “Në Kosovë, 95 përqind e popullsisë dëshiron të bashkohet me kombin vendas shqiptar. Situata është e ngjashme në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë (një anëtar i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent. Pjesa Serbe e Kosovës do të status special – duke ndjekur shembullin e Tirolit të Jugut”, thuhet në dokument. Tiroli wshtw një provincë autonome në Italinë veriore, ku shumica e popullsisë është gjermanishtfolëse.
2) Bashkimi i pjesës më të madhe të territorit të Republika Srpska me Serbinë. “Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet kryesisht duke aneksuar një pjesë të Republika Srpska në Serbi. Në këtë rast, Serbia është e gatshme të bie dakord për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë,” lexohet në dokument.
3) Çështja kombëtare kroate mund të zgjidhet duke bashkuar kantonet kroate të shumicës në BiH me Kroacinë ose duke i dhënë status të veçantë pjesës kroate të BiH (duke përdorur modelin e Tirolit të Jugut).
4) “Kjo do t’u jepte boshnjakëve një shtet të pavarur që funksionon dhe do të merrte përgjegjësinë e plotë për të. Në një referendum, njerëzit do të vendosnin nëse do të bashkoheshin me BE ose një të ardhme jashtë BE (duke ndjekur shembullin e Turqisë. Tani për tani, një shumicë dërrmuese e Boshnjakëve mbështesin perspektiva e BE dhe një rritje e mprehtë e ndikimit turk dhe islamik radikal, situata mund të përkeqësohet në mënyrë drastike gjatë dekadës tjetër”. /Newsbomb.al


Leave a Reply