Ti kryetare moj zojë
mos ia nis krye në veti
me flamuj mos bënë lojë
sillu zonjë siç e do shteti
Kujdes, po merr n’ thu
se nuk je më në parti
fillo zonjë me mendu
mos na hedh syve hi
Tani je shefe e shtetit
Kushtetutën ke përpara
bëhu faktorë e unitetit
me flamuj mos bë gara
Ai flamuri i Dardanisë
që ke vë në Rezidencë
i përket zonjë historisë
mos krijo prapë turbulencë
Përkrah flamurit t’ shtetit
po s’e pate soll për mëri
vendose atë të identitetit
Kuq e Zi-un përmbi parti
Urime zonja Kryetare,
në krye të shtetësisë
uroj të sillesh si shtetare
e jo nën vellon e partisë!
Me shumë dashamirësi
të lutem për neutralitet
unë mërgimtari i paparti,
idealist për Komb e Shtet.
MH
6 prill 2021


Leave a Reply