E kohës
Gazeta e parë shqipe,,Rilindja,,për brezat shqiptarë në Kosovë ishte shkollë e gazetarisë si dhe Abetare e dijes.Para luftës,regjimi serb së pari e mbylli fjalën e lirë dhe lajmin shqip,ndonëse siç thoshte një gazetar anglez(…)një popull i pa informuar,është i vdekur dhe,tevona nisi të marrë në dorë ekonominë dhe pasuritë tona.
Pas çlirimit të Kosovës ,,Rilindja,,gazeta e parë në gjuhën shqipe,mbeti në sirtarët e harresës dhe jo në duart e lexuesve të Kosovës(!).Pse nuk botohet kjo gazetë?Pse nuk i kemi për lexim
faqet e shkollës së gazetarisë dhe Abetarën e brezave të kohës…?
Popujt tjerë në ish-Jugosllavi për gazetat e kohës së ,,Rilindjes,,botohen në Lubjanë,Sarajevë,Zagreb,Shkup,Podgoricë,
Beograd dhe Novi Sad.Kjo gazetë e parë e lajmit shqip në Kosovë nuk e ka merituar që kaq shpejt të shkoj në ,,muzeun,,e historisë(!).
Do të ishte e udhës që institucionet e shtetit të Kosovës,Ministria për Kulturë dhe Arsim të shqyrtojnë mundësitë dhe kërkesën e kohës për nisjen e botimit të gazetës,,Rilindja,,,në pallatin e shtypit
në Prishtinë.
Gazeta ,,Rilindja,,i duhet lexuesve të Kosovës!
Çikago,prill 2021
BurimiFacebook


Leave a Reply