Është ndarë nga jeta komediani i papërsëritshëm Rasim Thaçi – Cima, i cili për katër dekada më radhë mbeti i pranishëm në jetën tonë, i nevojshëm për mbijetesën gazmore të skenave dhe odave tona.
Sa herë përmendej emri i tij artistik (Cima), na shkrinte buzëqeshja në buzë kudo e kurdoherë.
Sytë e tij plot jetë, plot shprehje artistike, mimika e tij plot mirësi gëzimsjellëse, kaçurrelat që iu bënë të thinjura jo vetëm nga mosha; plastika e gjesteve në skenë, në udhë e në sheshe, kudo, do të mbeten imazhe të pashlyera në kujtesën tonë dhe mësimet më të mira për komedianët e rinj tek ne. Imazhin e figurës së tij do ta lakmonte çdo komedian i rangut botëror!
Ai ishte më tepër sesa një aktor humori, ishte njeri me virtyte të larta njerëzore, i gatshëm t’ia kthejë buzëqeshjen edhe më të përvuajturit që mund të ketë humbur gjithçka përveç frymës që merr.
Sot buzëqeshja jonë, atë që na e dhuroi dekadave të zorshme, ka rënë në melankolinë e dëshpërimit.
Lamtumirë, vëllai ynë ARTIST!
Burimi/Facebook


Leave a Reply