Artikulli në vijim është dërguar në faqen e internetit të Iran Probe nga Z. Rasoul Mahdloo Turkman:
“Unë jam Rasoul Mahdloo Turkman, një anëtar i Popullit Moxhahedin të Iranit (MEK) me qendër në Ashraf në Manza, Durrës në Shqipëri. Unë dhe kolegët e mi jemi shumë mirënjohës për mikpritjen nga populli shqiptar, veçanërisht nga banorët e mirë të Manzës, gjatë viteve që ne jemi mirëpritur si refugjatë pamvarësisht nga ndrimi i qeverive në shqipëri. Sidoqoftë, si në çdo vend ku MEK është i pranishëm, regjimi iranian në Shqipëri ka punësuar disa vendas për të përhapur lajme të rreme dhe për të drejtuar fushatën demonizuese kundër MEK. Ata përgatisin terrenin për aktivitete terroriste kundër nesh. Unë kam studiuar Inxhinieri Bujqësore në Itali, ku përfaqësuesi i rezistencës iraniane u vra nga regjimi iranian. Prandaj, unë jam i vetëdijshëm për funksionet e këtij regjimi mizor dhe barbar. Një shembull tjetër i aktiviteteve të regjimit iranian në tokën evropiane: më 4 shkurt, një gjykatë në Antwerp, Belgjikë, dënoi një diplomat iranian dhe tre bashkëpunëtorët e tij nga 15 deri në 20 vjet burg për përpjekjen që ata bënë për të vendosur bomba në një tubim të MEK në Paris.
https://www.iranprobe.com/al/index.php/lajme-dhe-artikuj/lajme/item/1642-konferenc%C3%AB-globale-nj%C3%ABkoh%C3%ABsisht-me-dh%C3%ABnien-e-d%C3%ABnimit-p%C3%ABr-diplomatin-terrorist-t%C3%AB-regjimit-klerikal-nga-nj%C3%AB-gjykat%C3%AB-europiane
Në mënyrë të ngjashme, regjimi iranian ka dështuar në përpjekjet e tij terroriste kundër MEK në Shqipëri dhe diplomatët e tij të përfshirë në terrorizëm u dëbuan. Sidoqoftë, regjimi po provon shansin e tij në Shqipëri përmes dy individëve, Olsi Jazenxhi dhe Gjergji Thanasi, të cilët kanë pranuar se paguhen nga institucionet e regjimit iranian. Ata e kanë vënë veten në dispozicion për t’u përdorur si një aparat për të justifikuar torturat psikologjike dhe fizike të familjeve të anëtarëve të MEK, përfshirë nënën time të moshuar në Iran. Regjimi brutal i Iranit po bën presion dhe madje torturon prindërit tanë shumë të vjetër në moshë për t’i detyruar ata të shkruajnë letra për qeverinë shqiptare ose komunitetin ndërkombëtar kundër MEK dhe fëmijëve të tyre. Në të njëjtën kohë Olsi Jazenxhi dhe GjergjiThanasi, si qen drejtues të Ministrisë së Inteligjencës së regjimit Iranian (MOIS), përhapin dhe botojnë këto letra kundër nesh në Shqipëri. Për shembull, Gjergji Thanasi ka botuar një nga këto letra e cila është fabrikuar nga MOIS në emër të nënës time të moshuar, së bashku me foton time në një nga faqet e internetit shqiptar të MOIS. Vepra e tij, nuk është gjë tjetër veçse bashkëpunim me MOIS kundër nënës sime.
https://www.ashraf-news.com/al/4401/Familjar%C3%ABt-hallexhinj-t%C3%AB-MEK-save-apelojn%C3%AB-p%C3%ABr-ndihm%C3%AB
Disa banorë të Ashrafit në Manza madje thonë se regjimi iranian po dërgon ankesa false në qeverinë shqiptare ose në komunitetin ndërkombëtar në emër të baballarëve ose të afërmve të tyre që janë vrarë vite më parë nga vetë regjimi iranian.
https://www.iranprobe.com/al/index.php/lajme-dhe-artikuj/lajme/item/1639-babai-i-rrem%C3%AB,-prodhimi-m%C3%AB-i-fundit-i-ministris%C3%AB-s%C3%AB-inteligjenc%C3%ABs-s%C3%AB-regjimit-iranian
Në rastin tim, Gjergji Thanasi i bën jehonë të njëjtave akuza false të bëra nga regjimi iranian. Mbrojtësit e regjimit arrestuan prindërit e mi pas telefonatës time të fundit me ta. Pas marrjes në pyetje dhe torturimit të prindërve të mi, ata i kërkuan atyre që të më shkruanin mua duke më kërkuar që të kthehesha në Iran, në mënyrë që të mund të më arrestonin.
Regjimi kriminal i Iranit është shumë i egër dhe mizor. Natyrisht, bashkëpunëtorët e tij janë gjithashtu shumë të rrezikshëm. Për shembull, më 17 shkurt 2021, është bërë një krim rrënqethës, Zahra Esmaili, një e burgosur femër e dënuar me vdekje që priste rradhën për tu ekzekutuar, vdiq nga një ifarkt në zemër pak para ekzekutimit të saj, por gjithsesi atë e varën në burgun Gohardasht në Karaj.
Avokati i saj shkroi në një postim në Facebook: “16 burra u varën para syve të Zahras. Si rezultat, ajo pësoi një infarkt para se të shkonte në trekëmbësh dhe për pasojë ajo vdiq. Sidoqoftë, trupi i saj i pajetë u var në litar”.
Zahra Esmaili, nënë e dy fëmijëve, u dënua me vdekje për akuzën e vrasjes të burrit të saj, Alireza Zamani, një nga drejtorët e përgjithshëm të Ministrisë famëkeqe të Inteligjencës, i cili ishte përpjekur të sulmonte seksualisht vajzën e saj adoleshente. Ekzekutimi i saj ishte një hakmarrje çnjerëzore nga agjentët e Inteligjencës.
Përmes këtij shkrimi, unë u kërkoj të gjitha organeve gjyqësore dhe agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri që të marrin parasysh ankesën time kundër këtyre dy individëve, Olsi jazenxhi dhe Gjergji Thanasi, të cilët bashkëpunojnë me regjimin kriminal të Iranit në propagandën e tij të rreme dhe përndjekjen kundër familjeve tona në Iran , në veçanti kundër nënës time. Unë kërkoj, bazuar në ligj, arrestimin dhe ndjekjen e tyre, jo vetëm për pjesëmarrjen e tyre indirekte të persekutimit të nënës sime, por për mbështetjen që ata i japin regjimit terrorist të Iranit që është dënuar nga Presidenti shqiptar, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe shefi i Policisë.
Burimi/iranprobe.com/al


Leave a Reply