
Nga Skifter Kellici
Duke medituar para ngrehines se Radio Tiranes
Tri here me ka rastisur te kthehem ne atdhe, pas mergimit tim qe nga viti 1999 ne Boston “SHBA). Dhe ne tre heret nje nga vizitat me te rendesishme ka qene vizita ne Radio-Tirana, ku kam punuar per vite e kam qene bashkepunetor deri diten e fundit para largimit tim nga atdheu, emocionet me kane pushtuar qe nga casti kur i jam afruar ngrehines se saj. Edhe tani qe i shkruaj keto radhe ndermend kujtime, qe lidhen me kete ngehine, nje pjese te te cilave po i hedh ne leter dhe qe do te jene pikenisja e ketij cikli. Ishte dite e hene 5 dhjetor i vitit 1965 kur ne punonjesit e Radio-Tiranes nisem pune ne mjediset e saj qe kishin ndryshim te pakrahasueshem ne mjediset e Radio-Tiranes se meparshme. Ishte sendertimi i nje endrre qe kishte nisur qe nje mbremje shtatori te vitit 1959 kur ne sallen e TOB-it “sot Akademia e Arteve te Bukura), me rastin e muajit te miqesise me Bashkimin Sovjetik u organizua nje mbledhje madheshtore. E aty midis te tjerash nje nga drejtusit kryesore te delegacionit qe kishte ardhur me kete rast nga Moska, vec te tjerash u dha lajmi se qeveria sovjetike do t’i jepte si dhurate pupullit vella shqiptar nje pallat te madhe kulture dhe godine e re te Radio-Tiranes.
Une sapo kisha nisur ate kohe punen si redaktor ne Radio. Dhe te them te drejten, u gezova pa mase. Se bashku me mua, natyrisht edhe punonjes te tjere te ketij institucioni. E verteta ishte se studiot e regjistrimit te dy godinat e Radios ishin thuajse primitive. Gjate regjistrimit, madje edhe transmetimit dhe qe muret e godines nuk kishin trashesine e duhur, futeshin lloj-lloj zhurmash, madje edhe kakarisja e ndonje gjeli, pale pallja e nje lope qe ndodhej ne oborrin e shtepise prane Radios, per te cilen kam shkruar ndodhine “Lopa qe tmerronte Radio-Tiranen” botuar kohe me pare ne nje cikel te tjera ndodhish ne shtypin e perditshem. Mungonte ajri i kondicionuar, aparaturat qene tejet te perdoruara, zyrat te pajisura me orendi te vjetra. Mirepo, prishja e marredhenieve me Bashkimin Sovjetik ne dhjetor te vitit 1961 solli si pasoje qe te nderpriteshin edhe shume marreveshje e projekte midis te cilave edhe ngritjes se ngrehines se re te Radio-Tiranes dhe e Pallatit te madhe te Kultures. Atehere te dyja keto objekte te rendesishme, me vendim te KQ te PPSH-se u vendos te ngriheshin me forct tona. Kjo ishte sfida qe Partia e Puneve i bente revizionisteve sovjetike. Dhe ja se si …
Nga projekti te fillimi i ndertimeve te godines
Ne relacion te Drejtorise se Radio-Difuzionit te dates 20.5.1960, per investimet e pajisjeve te importit per planin e trete e pese-vjecar theksohej: “Ne vitet 1962-1963, do te kalohet ne godinen e re, aparaturat do te vije nga Bashkimi Sovjetik. Investimet per godinen e re te Radios ne baze te vendimit te K-_llit te Ministrave do te kushtojne rreth 75 milione leke …” Ne qofte se projekti per ndertimin e godines se re te Radio-Tiranes do te kishte nisur te realizohej qe ne ate periudhe, atehere shume-shume me 1964 emisonet e Radio-Tiranes do te kishinn te transmetoheshin pikerisht nga kjo godine. Mirepo kjo, per arsyet qe permendem me siper, nuk ndodhi. Fondet per ndertimin e kesaj godine me gjithe aparaturat e nevojshme, nuk erdhen. Kaluan keshtu dy vjet, perseri me te njejta veshtiresi qe vazhdonte te kalonte Radio-Tirana. Dhe ja me 27.9.1962, midis porositesit te perfaqesuar nga Petro Kito, nendrejtor i Radio-Tiranes dhe Ndermarrjes se Ndertimit “21 Dhjetori”, te perfaqesuar nga Nexho Konomi, u nenshkrua kontrata per ndertimin e godines se re te Radio-Tiranes “Dosja 9,fondi i RTVSH-se, Arkivi i Shtetit). Sipas ketij dokumenti, vlera e pergjithshme percaktohej me cmimet e preventimit qe kapnin cmimin 100.000 milione leke. U vendos qe godina e re e Radio-Tiranes te ngrihej ne nje zone te qete, ndonese disi larg qytetit, por po te marrim parasysh se per te pare nje ndeshje futbolli qytetaret duhet te benin me kembe edhe 100 metra te tjera, kuptohet se kjo largesi nuk perbente ndonje problem, jo vetem per punonjesit por edhe bashkepunetoret e saj qe ishin te shumte. Ne vitin 1964, punimet per ndertimin e godines se re te Radios, sic deshmohet ne nje shkrese te 15 prillit te atij viti qe drejtoria e Radio-Tiranes i dergonte kantierit nr.2 te NSHN “21 Dhjetori”, ku vinte ne dukje tashme ishin siguruar materialet e importit ku perfshiheshin kabllo, priza, pulte, transformatore e aparatura te tjera teknike per studiot e sallat e regjistrimit. “dosja 8, fondi i RTVSH-se, Arkivi i Shtetit).
Me kujtohet fare mire qe kur shkoja thuajse cdo te diel ne stadiumin “Qemal Stafa”, per te pare ose te komentuar ndeshje futbolli do te kaloja qellimisht nga kantieri ku po perfundonte godina e re e Radios. Jo vetem kaq, por pata rast te futem brenda jo vetem si vizitor, por edhe te jap bashke me shoke ndihmesen time me pune vullnetare ne mjediset e saj. Shihja zyrat studiot e ardhshme ku s’do te kalonin shume kohe dhe do te nisnim te punonim.
E verteta eshte se keto punime u vonuan, kryesisht per shkak te vonesave te materialeve te importit. Sidoqofte, erdhi dhe dita qe ne punonjesit e Radio-Tiranes mezi e prisnim.
5 dhjetor 1965 – ne Radion e re
Qe dite e hene, disi e vrenjtur kur emisonet e Radio-Tiranes nisen nga studiot e reja. U be ne fakt nje pune e shkelqyer. Nuk ishte fjala per zhvendosjen fizike te Radios, sepse kjo thuajse nuk ndodhi. Te treja aparaturat, ishin te reja ashtu si vete studiot. Duke perjashtuar disa magnetofone gjermano-lindore qe u moren nga studiot e vjetra. Por megjithate pati veshtiresi jo vetem ne instalimin e aparaturave te reja, kryesisht kineze, por ne kolaudimin e tyre ne menyre qe transmetimet e emisioneve te mos kishin as me te voglin defekt. Dhe kjo u arrit fale punes se grupit teknik te kryesuar nga inxhinieri i talentuar Emil Plumbi, me bashkepunetoret e tij me te aferm shefin teknik Spiro Qirko, inxhinieret e tjere Gaqo Konomi, Sali Mensori, Gjergj Shteto se bashku me specilistet kineze qe punuan krahas tyre. Sinjalet e emisoneve nga studiot pas provash te vazhdueshme dhe intensive, kaluan ate dite ne radio-stacione nga ku u transmetuan ne menyre te shkelqyer ne tere territorin e Shqiperise e jashte saj. Por ajo qe me pati bere pershtypje ate dite ishte se `uditerisht nuk u be ajo qe normalisht duhej bere – perurimi i godimes se re te Radios. Me ecurine e punimeve per ndertimin e saj, ishte marre vazhdimisht Byroja Politike. Dhe kjo kishte arsye. Qe nga viti 1961 pas prishjes se marredhenieve me Bashkimin Sovjetik, Radio e jashtme qe deri atehere kishte transmetuar emisione vetem ne pese gjuhe te huaja, greqisht, serbo-kroatisht, italisht, frengjisht, anglisht dhe arabisht, kishte nisur te transmetonte edhe ne rusisht, bullgarisht, rumanisht, gjermanisht, hungarishte dhe do te fillonte edhe ne gjuhe te tjra, si polonisht, cekisht, portugalisht, spanjisht… Ndaj ndihej nevoja e zyrave dhe per me teper te studiove te reja. Godina e re e Radio-Tiranes i siguronte keto nevoja, ndonese me kalimin e viteve, sic do te shohim ne pjeset e tjera te ketij cikli, edhe keto studio u bene te pamjaftueshme per shak se me vendim te KQ te PPSH-se u shtuan edhe gjuhe te tejra si indonezisht, turqisht, suedist, persisht, ne menyre qe zeri i Partise dhe shokut Enver Hoxha te shtrihej ne tere rruzullin tokesor e te frymezonte tere popujt e botes te luftonin kunder shfytezimit imperialisto-revizionist”!?).
Nje veshtrim i shkurter mbi godinen e re te Radios
Ndryshimi me godinen e vjeter te Radios ishte si nata me diten. Ne hyrje te saj ishte nje salle pritje me garderobe. Nga e djathta nje mengjesore e nje salle mence e kuzhine. Nga e majta shkallet qe te shpinin ne tri katet e siperme. Ne katin e dyte, te binte ne sy studioja e madhe e orkestes simfonike, ku bente prova edhe orkestra e Radio Tiranes. Ajo pasohej nga dy studio te tjera pak me te vogla njera per regjistrime te muzikes se dhomes e tjetra per regjistrime te pjeseve teatrore ose biseda me shume pjesemarres. Gjithashtu, ishin edhe dy studio te vogla per orkestrantet. Pastaj vinin zyrat.
Ne katin e dyte ndodheeshin gjithashtu edhe tri studio te tjera per regjistime dhe transmetime, si dhe dy studio te tjera per montimin e emisoneve. Madje ne katin e trete ndodhshin gjithashtu tri studio te tjera per regjistrime e transmetime. Te gjitha qene moderne te pajisura edhe me ajer te kondicionuar. Edhe zyrat qene gjithashtu moderne, plot ndricim te pajisura qe te gjitha me orendi te reja te prodhuara ne Kombinatin e Drurit “Misto Mame”, te shtruara me parket. Godina e Radios se re kishte formen e nje katerkendeshi, me nje hapesire gjithashtu ne forme katerkendeshi, nga ku ndodheshin korridoret te gjitha te pajisura me drita te medha, qe krijonin ne mjedis shume te kendshem. Ne katin e pare te ketij katerkendeshi ishte nje shesh i madh, ku punonjesit sidomos ne ditet e pranveres mund te rrinin nje moment te shkurter pushimi, sidomos orkestrantet. Ne katin e nendheshem ndodhej fonoteka, e cila zgjidhi perfundimisht problemin e arkivimit te pjeseve te reja muzikore te cilat i shtoheshin cdo muaj redaksise se muzikes se Radio-Tiranes. Depo, magazina, zyrat e arkivit te emisioneve,…
Me fjale te tjera, punonjesit e Radio-Tiranes per here te pare punonin ne kushte mese normale te cilat sic theksonin edhe miq marksiste-leniniste te cilet kishin punuar edhe ne radio evropiane ose te vendeve te tjera, nuk u linin gje mangut atyre. Te mos harrojme se me ndertimin e godines se re te Radio-Tiranes dhe te Pallatit te Kultures qe u perurua ne shtator te vitit 1966, Partia e Punes sfidonte dhe nje here qeverine sovjetike qe kishte premtuar se ato do t’ia bente dhurate qeverise dhe popullit shqiptar.
Sidoqofe disa jave pas, ne i kishim nisur punen ne godinen e re te radios erdhi per vizite Manush Myftiu asokohe anetar i Byrose Politike dhe zv.kryetar i Keshilli te Ministrave dhe viziten e pare e beri ne zyren e Thanas Nanos, drejtorit te Pergjthshem te ketij institucioni. Sipas zerave qe qarkulluan pas kesaj vizite ku u ndodhen edhe drejtues te tjere te Radios, Manush Myftiut i bene pershtypje dy gjera. Se pari qe zyra e Thanas Nanos ishte pajisur me orendi qe nuk i kishte as edhe ai ne zyren e tij dhe e dyta, ajo me e rendesishmja, se ishte lodhur duke ngjitur kater kate duke perfshite ketu edhe katin perdhes. Cuditerisht projektuesit kishin harruar te mendonin per ashensorin, e mete e madhe edhe sot te Radio-Tirana. Ndaj si me shaka i paskesh thene Thanas Nanos “pse zgjodhe katin me te larte kur mund ta kishe zyren edhe ne katet e poshtme.” Thanas Nano kishte ngritur vetem supet pa ditur c’t’i pergjigjej. Atehere Manush Myftiu kishte shtuar. “Apo duke qene kaq lart je mbi tere ata qe punojne ketu” dhe kishte qeshur. E
verteta eshte se per Thanasin ngjitja ishte e veshtire jo vetem se kishte mbushur 50 vjet por edhe sepse kishte nje defekt trupor qe i veshtiresonte te ecurin. Por ja qe ne thenien e Manush Myftiut kishte nje te vertete qe Thanas Nano e pati shprehut ne nje mbledhje: “Kur dakl ne korridor, “dhe duhet thene se fale dritareve te brendshem te godines katekendeshe shihte thuajse tere levizjet e punonjesve te kater kateve, shoh qe shume qe me pervishen se e kalojne kohen me muhabete korridoreve. I kishte qejf edhe keto Thanas Nano!. Vite me pas drejtuesit e mevonshem zbriten nga kati katert ne te tretin, ne te dytin e tani zyra e drejtorit te per gjithshem ndodhet ne katin e pare. Qe nga dita e fillimit te punimeve ne godinen e pare te Radio-Tiarnes, me 5 dhjetor 1965, pra po mbushen 40 vjet. Radio Tirana eshte bere keshtu deshmitare e sa e sa ngjarjeve qe ndodhen ne keto dekada deri sa erdhi dhe dita e rrezimit te komunizmit dhe vendosjes se pluralizmit demokratik.
Nje prapaveshtrim- Perpjekje per ngritjen e Radio-Tiranes, 1937-38
Me daten 7 korrik te vitit 1938 me nje dekretligj te propozuar nga Kryeministria me numer 45/89, mbreti Zog aprovonte ngritjen e nje stacioni te Radio-Tiranes, ne te cilin thuhej: “Autorizohet qeveria mbreterore ne marreveshje me nje shtepi te specilaizueme te ngrehe ketu ne Tirane nje radiostacion per radiotelegrafi, radiotelefoni dhe radiodifuzion, me fuqi 3 ke …Shuma e pergjithshme e shpenzimeve do te jete 122 mije e 500 franga ari” “”Fletorja Zyrtare” nr. 15,21 korrik 1938). Keshtu me se fundi realizohej nje deshire e madhe dhe nevoje e madhe qe ishte shprehur sa e sa here ne shtypin tone gjate asaj periudhe.per kete mjafton te shkepusim fragmentet e shkeputura nga shume gazeta te kohes: “Radioja, nje dritare qe veshtroon ne te gjithe boten” “”Diana”,prill,1937); “Rendesia e radios -ngritja e nje stacioni te tille ne Shqiperi” ,”Drirta’,16 maj 1937), “Shenime e komente per nje stacion radiofonik”, “C’u be me Radio Tiranen”,””Shtypi”, 19 mars 1938) e ne sere artikujsh te botuar gjate kesaj periudhe nga Gjergj Bubani, publicisti i njohur i atyre viteve, kryesisht ne “Drita” i cili me pas do te behej edhe drejtori i pare i Radio-Tiranes. Ne artikullin “Radiostacioni shqip”, botuar me 9 prill 1937 ne gazeten “Drita”, midis te tjerash, duke u vene ne dukje nje kerkese e tille e kohes nenvizohej: “Ne nje nga numrat e ketyre diteve te gazetes sone u prit ceshtja e instalimit te nje radiostacioni emitent shqip. Tashti informohemi se komisioni i ngarkuem me pregaditjen e 25-vjetorit te pavaresise ka shtru kete problem dhe asht tue i kushtue nji kujdes te vecante”. Jo vetem kaq: Brenda nje periudhe te shkurter u arrit qe nga aparatet radiomarrese aq ekzistonin ne Shqipqri, te kumbonte fjala shqip.
Kjo deshmohet perseri ne gazeten “Shtypi” te dates 10 mars 1938 e cila theksonte: “Me rastin e kremtimeve te 25-vjetorit te pavaresise Kombetare populli pati rastin e lumtur te degjoje me anen e radios fjalimin e sovranit dhe ligjeratat qe u mbajten diten e festimeve. Nga nje stacion me vale te mesme u transmetuan te gjitha fazat interesante te kremtimeve dhe shqiptaret brenda dhe jashte shtetit u ndodhen ne manifestimet qe zhvilloheshin ne Tirane. Qysh atehere nuk u degjua me radio Tirana t’i flase botes ne gjuhen e vet. Po mbushen pese muaj qe stacioni radiofonik u zhduk prej nesh. “Duhet thene se per t’i dhene me shume solemnitet 25-vjetorit te shpalljes se pavarsise 28nentor 19370, u arrit qe tere veprimatrite e zhvilluara ae dite te percilleshin edhe me ane te Radios. Per kete qellim erdhen ne Shqiperi teknike nga firma e njohur “Philips”, qe njihej ne tere boten”. Po vetem kaq. Ndaj me kalimin e kohes kjo kerkese e madhe nisi te shtohej edhe me shume ne shtyp. Ja perse ne gazeten “shtypi” te dates 22 maj 1938 shkruhej: “Ata qe kane radio dhe tani presin cdo mbremje oren e caktuar per te hapur stacionin e Radio-Barit i cili me lajmet qe jep ne gjuhen shqipe edhe ne disa raste edhe muzike, i ka sjelle nje sherbim te cmueshem popullit shqiptar, pasketaj do te marrin nga stacioni i Tiranes transmetime te ndryshme, lajme, kenge, muzike, kombetare”. “Shtojme me kete rast se ne baze te nje marreveshje me qeverine italiane ishte arritur marreveshja qe nga Radio-Bari te transmetohej cdo dite ne gjuhen shqipe nje program prej gjysme ore ku perfshiheshin lajme nga Shqiperia, nga bota dhe programe muzikore). Dhe ja, pas kaq perpjekjesh, vijme ne kohen kur pas aprovimit te dekretligjit nga mbreti Zog, Radio Tirana te nise programe te rregullta qe u vendos te filloje me 28 nentor me rastin e dites se Pavaresise. Por me pare u deshen disa muaj provash dhe transmetimesh eksperimentale, per te arritur ne emisione te perjetshme. Per kete qellim, ne datat 29 30 dhe 31 gusht nga Radio Tirana u transmetuan festimet me rastin e 10-vjetorit te shpalljes se Mbreterise, ku perfshiheshin mesazhi i kryeministrit drejtuar popullit shqiptar me kete rast, koncerte, veprimtari kulturore, madje ne keto programe u perfshi edhe transemtimi i nje ndeshje futbolli zhvilluar ne fushen e Shallvares ne Tirane midis SK Tiranes dhe “Iraklisit” te Kavalles Greqi), qe u fitua 7-0 nga tiranasit, ndeshje e komentia per here te pare nga komentatori i njohur Anton Mazreku. Keto programe paten jehone ne tere Shqiperine dhe ishin nje baze e madhe sigurie per tashme perurimin e Radio- Tiranes.
Selia e pare e Radios – Bashkia e Tiranes
Ishte shume e veshtire qe brenda nje kohe te shkurter te ngrihej nje godine e posacme ku te vendosej Radio-Tirana. Ishte madje e veshtire te gjendej edhe nje godine e pershtatshme. Kesisoj selia e pare e radios u be … Bashkia. Ajo ishte nga ndertesat me moderne te Tiranes se atyre viteve, ngritur ne sheshin “Skenderbej” qe u prish e fillim te viteve 80-te per t’ia lene vendin muzeut kombetar historik. Pikerisht ne dy nga dhomat e medha te katit te dyte bashkise u vendos Radio-Tirana. Ne njeren u instaluan ato pak aparatura e tryeza e punes se redaktoreve te pare e ne dhomen tjeter u instalua studioja e folesve, qe sherbente gjithshtu edhe si salle per transmetimet e programeve muzikore qe ishin te drejtperdrejta, meqe kuptohet deri ne ate kohe nuk ishte shpikur ende magnetofoni.
Keshtu me 28 nentor te vitit 1938 ne nje pershendetje te mbajtur nga mbreti Zog i shoqeruar nga mbreteresha dhe drejtori i pare i Radio-Tiranes Gjergj Bubani, Radio-Tirana ne oren 12.00 Radio-Tirana nisi emisionin e saj te pare, paraqitur nga folesja e njohur Kaliopi Nushi ,Plasari. Me 29 nentor gazeta “Drita” njoftonte midis te tjerash: “Naltmadhnia, mbreti dhe mbreteresha, inauguruan solemnisht Radiostacionin. Ne qendren e Radiostacionit qe gjendet ne Laprake, ishin perqendruar autoritete e larta civile e ushtarake te vendit”. Nje njoftim te tille e jep edhe gazeta e Korces po kesaj date “me celjen e ketij stacioni u plotesua me sukses nje mungese e dukshme. Eshte e vertete qe sherbimi i lajmeve ne gjuhen shqipe e kryente me miredashje radiostacioni i Barit me sherbimin e tij te perditsheme gjithshtu me emisione te rralla koncertesh, por keto nuk i mjaftonin.” Per sa i perket funksionimit te Radio- Tiranes na vjen ne ndihme perseri artikulli i mesiperm ku shkruhet “Transmetimet e emisioneve radiofonike do te jepen ne sallen e bashkise ku eshte instaluar ne nje dhome te posacme aparati marres i stacionit te Romes. Kurse stacioni kryesor dhenes eshte instaluar, sic dihet ne Laprake … Stacioni i tere permban nje aparat madheshtor qe ze nje salle prej afer tete metrash gatesi. Atje permblidhen te gjitha veglat dhe instalimet qe do te veprojne per transmtimin e emisioneve ne cdo ore. Sic eshte njoftuar dhe me pare, stacioni radiofonik ka fuqi ne antene prej 3 ku dhe transmetimi behet me vale te shkurtuar … Emisionet do te jepen me vale te shkurtar 40 m stacioni eshte ndertuar nga prej oficine “Radi Markoni” te Xhenoves….me fame boterore… fjala e fundit e teknikes”. Perurimi dhe transmetimi i programeve te para te Radio Tiranes me 28 nentor 1938, u pasqyrua perseri gjeresisht nga shtypi. Ne nje artikull tjeter te dates 30 nentor gazeta “Drita” shkruan: “Dita e pare e emisionit radiofonik ne Tirane pati sukses te bukur qe pritej. E gjitha Shqiperia, por edhe ata qe se largu ndjekin jeten e atdheut tone, do te kene kaluar disa ore gezimi te brendshem. Qe rrjedh nga kenaqesia qe jep nje veper kombetare e realizueme. Publiku mbeti i prekun dhe prej kangeve vendase te kendueme prej sopranove Marie Paluca e Tefta Tashko. Kjo ishte dita e pare e stacionit Radiofonik te Shqiperise”. Kam pasur rastin ne nentor te vitit 1938 te bej nje emision televiziv kushtuar 55-vjetorit te krijimit te Radio-Tiranes dhe te intervistoj kengetaren tone te madhe Marije Paluca “Kraja), e cila atehere m’u shpreh keshtu ne mikrofonin e RTVSH-se: “Emocionet qe ndjeva ato caste kur kendoja me 28 nentor te vitit 1938, do te mbeten te pashlyera. Kisha kenduar plot here para publikut shqiptar se bashku me kengetaren dhe shoqen time Tefta Tashko. Shoqeruar ne piano nga Lola Aleksi “Gjoka) e Tonin Guraziu. Por ne salla te vogla ku ka degjonin jo me shume se 300-400 artdashes. Kurse duke kenduar nga studioja e vogel e Radio Tiranes e merrja me mend se ishin me mijera degjues te cilet qendronin rane aparateve te Radios. Keta spektatore une nuk i shihja, por i perfytyroja. Dhe kjo me emociononte dhe me shume, kur mendoja se ata ndodheshin ane e kend Shqiperise dhe madje jashte kufijve te saj. Kisha ndier kenaqesi kur kisha kenduar nje vit me pare ne emionin shqip te Radio-Barit. Por kjo nuk mund te krahasohej me kenaqesine qe ndiej kur kendoja ne Radio Tirana, sepse kendoja per degjuesit shqiptare, te cilet ne shperblenin me mirenjohje te thelle.”
Programet e para te Radio-Tiranes nuk i kalonin tri ore ne dite, por sidoqofte qene te pasuara. Ja per shembull, programi i dites se pare: “Ora 13. Ora ekzakte -ne fjale me degjuesit; 13.10-radiofletore; 13.25-muzike e lehte; 14.00 mbyllja e emisionit
Ne mbermje: Ora 19.00-ora ekzakte dhe programi: 19.02-zoti Rrok Gera, ministri i Ekonomise Kombetare cel vargun e konferencave radiofonike; 19.15-muzike koncertesh; 20.0-radiofletore; 20.15 muzike vallezimi. 20.45-mbyllja e emisioneve.
Duhet te kemi parasysh se Radio-Tirana e nisi veprimtarine e vet ne kushte shume te veshtira. Kjo vertetohet edhe nga nje artikull botuar ne gazeten “Bashkimi i kombit” me 9 prill 1944, ku nder te tjera theksohet: “Nje nepunes, disa bashkepunetore e nje sherbetor. Buxheti 4000 franga per pese muaj: 28 nentor 1938-1 prill 1939, kur do te dilte buxheti i ri i Ministrise se Kulturs Popullore. Keto 4000 franga kishin tepruar nga fond i paracaktuar per goditjen e stacionit radiofonik te Laprakes nga inxhinier Ndoc Saraci, i cili i vuri ne dispozicionin e radiostacionit. Me 4000 franga nje nepunese mobilje te marra hua dhe 140 disqe gramafoni e ka filluar veprimtarine e vet radio Tirana…” Drejtori i pare i Radio- Tiranes, sic e permendem ne u caktua Gjergj Bubani “1894-1954). Ai kishte ardhur ne mesin e viteve ’30-te nga Rumania ku ishte shquar per veprimtarine e tij atdhetare, vecanerisht ne fushen e publicistikes me hapjen e nje serie gazetash ne gjuhen shqipe. I pajisur me kulture te gjere dhe njohes i kater gjuheve te huaja “rumanisht, greqisht, italisht, frengjisht, ai luajti nje rol te rendesishem ne ngritjen cilesore te emisioneve te Radio-Tiranes, qe po bente hapat e saj te pare dhe te veshtire qe te fitonte tiparet e nje radioje kombetare.
Mirepo kjo ndihmese e madhe e tij si edhe e bashkepunetoreve te pare te Radio-Tiranes, u mohua krejtesisht pas ardhjes se regjimit komunist ne fuqi. U arrit deri ne ate pike sa u mohua edhe data e krijimit te Radio-Tiranes, 28 nentor 1938, kur mbreti Zog mbajti fjalimin e tij perurues me kete rast. Si date e krijimit te Radiotiranes u mor 28 nentori i vitit 1944 kur dikatori Enver Hoxha foli me mikrofonet e kesaj radioje ne manifestimin e madh te mbajtur me rastin e clirimit te Shqiperise ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Kater vjet veprimtari te Radio-Tiranes, sic do ta shohim ne pjeset e ardhshme te ketij ciki u injorua. Kjo padrejtesi vulgare u vu ne vend me 28 nentor te vitit 1993. Asokokhe sapo kisha nisur te shkruaja “Historine e RTVSh-se, “1938-1990). Ne nje bisede me drejtorin e atehershem te keti institucioni, Skender Bucpapaj rame ne ujdi qe te organizonim nje mbledhje solemne me rastin e kesaj ngarje te mohuara. Ashtu u be. Qe atehere 28 nentori i vitit 1938, hyri ne histori si data e krijimi te Radio tiranes.
Dhe do te mbetet e tille perjetesisht, pavaresisht se me 2003 drejtuesit e RVSH-se se periudhes socialiste me paturpesine me te madhe nuk kremtuan 65-vjetorin e krijimit te Radio-Tiranes qe ishte ber-_adite pas vendosjes se demokracise. Madje, lenia ne heshtje te plote edhe botomin e librit “Historia e RTVSH-se” qe duhej te shenonte per kete institucion nje ngjarje te madhe.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply