Presidenti Ilir Meta është nervozuar mbrëmjen e sotme dhe me tone të ashpra ka bërë një paralajmërim.
Meta tha se nëse kryeministri Edi Rama merr 71 mandate pa prekur votën e popullit, ai do të japë dorëheqjen dhe do të kalojë në opozitë.
“Nëse ai merr 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë jap dorëheqjen, kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozitës”, theksoi Kreu i Shtetit në emisionin “Frontline”.
Presidenti pretendon se Rama nuk mund t’i marrë 71 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, siç ky i fundit pretendon, pa vjedhur vota.
Burimi/ CNA.al


Leave a Reply