Përbërësit:
√ Fileto viçi 600 g
√ Pasta sfogliata
√ Verë Marsala
√ Patëllxhan 4 copë
√ Patate 2
√ Vaj ulliri
√ Salcë kosi
√ Gorgonzola dolce
√ Pancetë e tymosur
√ Gjalpë
Përgatitja:
Presim filetot në racione. Vëmë në skarë për t’u pjekur patëllxhanë të prerë në feta për së gjati, hedhim në një tigan të nxehtë 1 lugë vaj dhe gjysmë luge gjalpë. Skuqim fileton nga të dyja anët për 2 minuta. E shuajmë me verë Marsala. I largojmë nga zjarri dhe i lemë mënjanë, ndërkohë që bëjmë salcën e patëllxhanëve. Pasi t’i kemi larë, patëllxhanët i fusim në furrë me gjithë patatet, i lemë për kohën e nevojshme për gatimin e tyre (në varësi të madhësisë së tyre) dhe më pas i lemë të ftohen. Pasi të jenë ftohur, qërojmë patatet dhe patëllxhanët dhe i hedhim në mikser, duke shtuar 2 lugë salcë kosi dhe gorgonzola dolce, një thelb hudhër dhe 1 lugë vaj ulliri. Pasi kemi përftuar kremin, e lemë mënjanë. Vazhdojmë me fileton, duke e mbështjellë me pançetën e tymosur dhe pastaj me pastën sfogliata. E vëmë në furrën e nxehur më parë në temperaturë 200°C për 12 minuta dhe e servirim.
Marrë nga revista Living
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply