Nga Erjon Dervishi
Një pritje mbresëlënëse iu rezervua Kryeministrit Edi Rama nga Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, e cilësojnë mediat greke, vizitën e Ramës në Turqi.
Kjo sepse ata nënshkruan sot në Ankara, deklaratën e përbashkët politike për krijimin e Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit, padyshim me një kundërshtar të përbashkët Greqinë.
Ata më pas dhanë një konferencë të përbashkët shtypi, gjatë së cilës Kryeministri shqiptar deklaroi:
“Falënderoj nga thellësia e zemrës sime Presidentin e Republikës së Turqisë dhe mikun tim për këtë mikpritje të paharrueshme, edhe pse nuk është hera e parë që vizitoj Turqinë miqësore. Ekziston një vullnet i fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve. Unë dua të shpreh mirënjohjen time për presidentin Erdogan dhe popullin turk për përgjigjen e menjëhershme në favor të Shqipërisë, e cila qëndron pranë familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.”
Më parë, Anadolu Agency raportoi se Rama kishte udhëtuar në Ankara me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Artikulli turk thekson se fokusi i takimeve midis dy delegacioneve do të jenë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Turqi, të tilla si shtrirja e miljeve detare greke në 12 në Detin Jon.
Burimi/shekulli.com.al/

Leave a Reply