Kontributi i Diasporës shqiptare në Amerikë ka qenë i pranishëm në Atdhe dhe ne shumë raste edhe vendimtar për historinë tonë kombëtare. Përmes dokumenteve të kohës që gjenden në arkiva tregohet edhe mbështetja financiare që Diaspora në SHBA ka dhënë në vitet ’20 shqiptarët e SHBA-së për çështjen kombëtare.
“Nuk domi nishane, nuk domi lavdira, nuk domi mburje, po kemi nevojë të madhe të mësojmë ndodhjen tonë në lidhje me Qeverinë Shqiptare, që të mund të mbrehim kurajon tonë dhe të vazhdojmë punën në fushën kombëtare, duke u centralizuar në shërbime të tjera…. se kemi Atdheun dhe interesin e përparimit të Atdheut paramount (parasëgjithash-P.D)”, do të shprehej kryetari i Vatra-s në atë kohë, Anastas Pandele në një letër drejtuar kryeministrit të kohës, Iliaz Vrioni.
Fondi i mbledhur nga Vatra në atë kohë arrinte shumën e 200 mijë dollarëve, një shumë që sikurse shpjegon dhe Pandele në letrën e tij, nuk ishte ajo që kishte synuar shoqata në fillim, duke sqaruar se situata ekonomike e shqiptarëve në Amerikë në atë kohë nuk ishte me e favorshmja.
Me 1920 qeveria shqiptare mori hua kombëtare nga vatranët për të ngritur në këmbë strukturat shtetërore, ndërkohë që qeveria shqiptare akoma nuk ishte njohur zyrtarisht pasi vazhdonte punën Konferenca e Paqes në Paris 1919-1920 e më pas Konferenca e Ambasadorëve në Paris, 1921.
Burimi/diasporashqiptare.al/


Leave a Reply