NGA MAJLINDA HAZIRI
Mehazi: Dekreti i tërheqjes së Vlora Çitakut, një parapërgatitje konkuruese për kandidate për presidente
Gjatë ditës së mërkurë, ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku ka konfirmuar se është zyrtare që do të largohet nga misioni i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çitaku ka shkruar se ishte nder i jetës saj prezantimi i Kosovës në SHBA, poashtu privilegj i saj që ishte në gjendje të prezantoj historitë mahnitëse të rinisë së Kosovës në Washington DC dhe në gjithë SHBA.
Pas këtij konfirmimi të Çitakut Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo në dekretin shkruan se presidenti Thaçi më 2 tetor ka urdhëruar largimin e ambasadores së deritanishme nga misioni në SHBA.
“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Washington”, thuhet në dekretin e Presidentit.
Ky largim i Çitakut ka ngjallur reagime të mëdha se a mund të jetë një largim për të iu afruar postit të presidentit, por që një gjë e tillë ende nuk është dalur në pah.
I pyetur nga media, Kreshnik Ahmeti, sekretari për marrëdhëniet e jashtme në LVV se a kanë informacion se Çitaku mund të nominohet për presidente të vendit dhe se nëse kjo është e vërtetë a do të votojnë pro saj, Ahmeti tha se nuk kanë informatë për këtë dhe se ata nuk bëhen pjesë e pazareve politike.
“Nuk dimë, nuk kemi informata çka po ndodh, jemi duke i qeverisur nga një qeveri që nuk është transparente. Por ajo që e dimë është që vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, tha Ahmeti.
Duhet shtuar se ka mbetur edhe një muaj që Gjykatësi i procedurës paraprake, francezi Nicolas Guillou, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën ndaj Thaçit, plotësisht ose pjesërisht.
Ahmeti: Pas tërheqjes së Çitakut nga pozita e ambasadores mund të përgatitet terreni për kandidimin e saj për president
Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nënshkrimi i dekretit nga Thaçi mund të gjykohet në shumë dimensione sepse të dy kanë pasur raporte të mira gjithmonë dhe pa bashkërendim në mes dyve nuk besoj që ka ndodhur dekretimi.
“Nënshkrimi i dekreti nga zoti Thaçi për tërheqjen e Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores në Ëashington është një veprim që mund të gjykohet në shumë dimensione, pasi nëse kthehemi në retrospektivë shohim se këta dy kanë pas raporte të shkëlqyera në mes vete dhe pa bashkërendim në mes dyve nuk besoj që ka ndodhur dekretimi. Çdoherë në bazë të situatave mund të ndërtojmë teori mbi një “realitet” e të cilin mund ta vërtetoj koha. Bindja mbi personalitetin e Thaçit, në pjesën më të madhe të opinionit publik është ndërtuar mbi veprimet e tij politike , e të cilat në masë të madhe janë kritikuar si nga opozita e atëhershme, analistët e profesionistët e fushave, por edhe i ka vërtetuar edhe vetë koha”, u shpreh Ahmeti.
Ahmeti më tej thotë që personaliteti i Thaçit është udhëhequr nga parimi “qëllimi arsyeton mjetin” atëherë edhe brenda kësaj loje politike mund të zihet diçka e paparashikueshme, e në këtë rast edhe për përgatitjen e terrenit për kandidimin znj. Çitaku për presidente.
“Personaliteti i Thaçit është udhëhequr nga parimi “qëllimi arsyeton mjetin”, duke përdor dinakërinë si mjet për t’i realizuar ambiciet e tij të sëmura, por edhe për të përgatitur terren për bashkepartiakët e vet. Duke e ditur se veprimet e tij çdoherë kanë qenë të kalkulueshme politikisht, atëherë edhe brenda kësaj loje politike mund të zihet diçka e paparashikueshme, e në këtë rast edhe për përgatitjen e terrenit për kandidimin znj. Çitaku për presidente”, u shpreh Ahmeti.

Profesori Sulejmen Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që tërheqja e Çitakut nga posti i ambasadores në ShBA është një parapërgatitje për të kandiduar për president në Kosovë.
“Truket politike të Hashim Thaçit nuk kanë të sosur, ja sihariq i radhës i tij për Vlora Çitakun. Shihet hapur tendencat e tij politike se dekreti i tërheqjes së Vlora Çitakut nga posti i ambasadores në SHBA është një parapërgatitje konkuruese për kandidate për presidente të R. së Kosovës”, u shpreh Mehazi.
Më tej, profesori thotë që kjo është vetëm një nga idetë e tij politike pasiqë njësoj veproi edhe me mocionin e mosbesimit të Kurtit duke e përmbysur nga fronti i kryministrit. Duke vazhduar më tej shton profesori që është e dukshme që ky është një plan i përgatitjes për postin e presidentit.
“Si gjithmonë zotëri Thaçi do që idetë politike të tij të derdhen në ujin e qëllimeve të tija politike, kështu veproi me mocionin e mos besimit te Albin Kurtit i cili luajti lojën politike për të përmbysur kryetarin e LVV nga froni i kryeministrit, kurse tani me anë te Vlora Çitakut bën lojën e dëshirave të tij politike për të përmbysur kandidatet e partive tjera për presidentë të Republikës së Kosovës. Pra, shihet hapur se dekreti i Thaçit për largimin e Çitakut nga detyra e ambasadores dhe konfirmimi i vet Vlora Çitakut për doreheqje e saj tregon planin e përgatitjes së saj për kryetare të Kosovës”, thotë Mehazi.
Duhanaj: Znj. Çitaku kishte me qenë një figurë e qëlluar për ta udhëhequr pozitën e Presidentit
ImageLeon DuhanajFOTO GALERI
Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka folur për “Bota sot”, në lidhje më këtë temë i cili u shpreh që duke marrë parasyshë kualitetin e saj mund të jetë e nevojshme edhe në PDK si pjesë aktive sidomos pas rënies në vitet e fundit, e posaqërisht në ketë kohë kur pritet të ketë turbulenca.
“Ambasadorja Vlora Çitaku, ka qenë edhe ashtu në listën e diplomatëve që do të ktheheshin. Megjithatë nënshkrimi i dekretit në ketë kohë nga Presidenti Thaçi, hapë disa opcione ku mund të supozohet për nevojen e angazhimit të znj. Çitaku në ndonjë pozicion tjetër. Marrë parasysh kualitetin e sajë të cilin e sjellë me vete, znj. Çitaku mund të jetë e nevojshme edhe në PDK si pjesë aktive, ku mund të japë kontribut të madh në rikthimin e PDK-së si parti e parë. Sidomos pas rënies në vitet e fundit, e posaqërisht në ketë kohë kur pritet të ketë turbulenca, Çitaku mund të jepë kontribut të mirë”, u shpreh Duhanaj.
Më tej, Duhanaj thotë që znj. Çitaku kishte me qenë një figurë e qëlluar për ta udhëhequr pozitën e Presidentit të vëndit, posaqërisht tani pas akuzave nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Thaçi i duhet ndonjë bashkëpunëtor i afërt i tij.
“Megjithatë, unë mendoj që znj. Çitaku kishte me qenë një figurë e qëlluar për ta udhëhequr pozitën e Presidentit të vendit. Posaqërisht tani pas akuzave nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Thaçi. Arsyeja pse bash tani, mund të jetë e ndërlidhur me pozitën e Presidentit, aq me shumë edhe kur dihet se znj. Çitaku është person që çmohet nga Presidenti Thaçi dhe, jam i sigurt që nëse i duhet me dhënë dorëheqje, atëherë do të donte që ketë pozitë ta udhëheqë ndonjë bashkëpunëtorë i afërt i tij”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.
Burimi/botasot.info/

Leave a Reply