Këngëtarja Fjolla Morina u paraqit mëngjesin e sotëm përpara Gjykatës së Kukësit, nën akuzën për “trafik të armëve dhe municioneve”.
Prokuroria e Kukësit do të kërkojë në gjykatën e rrethit caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për këngëtaren dhe për dy shoqëruesit e saj, me të cilët u ndalua në doganën e Morinës, teksa iu sekuestruan dy pistoleta.
Raportohet gjithashtu se mbrojtja do të kërkojë lirimin e këngëtares pasi kjo e fundit është shtatzënë. Fjolla Morina rezultoi dy muajshe shtatzënë, pas ekspertizës së mjekut.
Teksa pritet të jepet vendimi i gjykatës, nuk dihet nëse shtatzënia do t’i japë avantazh këngëtares gjatë gjykimit.
Burimi/Gazetamapo.al


Leave a Reply