Një ciklon mesdhetar pritet të prekë në orët e ardshme Greqinë dhe pjesë të Shqipërisë.
Agjencitë meteorologjike europiane parashikojnë se cikloni që tashmë ndodhet pjesërisht mbi ishullin e Siçilisë në Itali, do të arrijë në brendësi të Greqisë të premten në mëngjes.
Cikloni sub-tropikal i quajtur “Cassilda” pritet të forcohet edhe më shumë gjatë orëve të ardhshme, me erëra mbi 90 km/h dhe presion të ulët atmosferik deri në 1001 milibar.
Ndonëse Greqia pritet të preket më tepër, zona në Jug të Shqipërisë parashikohet të ndjejnë ndryshimet meteorologjike të shkaktuara nga ky ciklon.

Burimi/youwant.al/


Leave a Reply