Shkodra ka Malsine e vet, ato jane bjeshket me vendbanime te fiseve qe atyre u perkasin te cilat shtrihen pergjate shpateve te Alpeve Shqiptare (Postrriba, Pulti, Shoshi, Suma etj.) Gjakova, po ashtu ka Malsine e vet, por e ka edhe Lezha. Majat e bjeshkeve te Malsise se Madhe jane me te larta dhe me te medha sesa bjeshket e malsive tjera, prandaj kjo malsi e ka marre emrin Malsi e Madhe.
Kjo krahine perfshin pjesen me te madhe te Alpeve Shqiptare, si dhe luginen e lumit Cem ate te Perroit te Thate, si dhe nje pjese te fushes se Zetes. Tokat jane te pjerrta kah perendimi dhe jugperendimi dhe te gjithe ujerat e saj derdhen ne Liqenin e Shkodres. Relievin e Malsise se Madhe e bejne bjeshket e panumerta, me maja te thepisura shkembore dhe me lugina te thella dhe te ngushta. Kufiri i saj fillon nga Liqeni i Shkodres dhe shkon prane Urreles, permes Kodres se Budanit dhe Dreshajve dhe neper anen perendimore te Shipshanikut dhe Tuzit, permbi Dheun e Zi, ne Ure te Rrzhanices, ne shtepi te Omerbozhajve perskaj Dinoshes dhe majes se Prokinjit,pastaj permbi Rrasa dhe ne maje te Sukes. Prej aty kufiri shkon ne Shtek ( ndermjet Selishtit dhe Trieshit ) dhe zbret ne Cem, pastaj vazhdon deri ne Grabom, prej ku ngjitet ne maje, ne anen e djathte te Cemit, duke perfshire shume bjeshke deri ne Ville, ne anen e Komeve dhe Bjelicit, ne anen e Plaves dhe Gucise. Pastaj, kufiri kthen permbi majat e larta te Bjeshkeve te Nemuna, neper bjeshket dhe kodrat e Planit, Sumes, Rrjollit dhe Rranxave qe e ndajne kete regjion prej Malsise se Shkodres dhe leshohet ne Fushen e Kastratit, te Bajza duke lakuar kah fundi i Pjetroshanit dhe mbaron ne Liqenin e Kastratit. Hapsira qe perfshin Malsia e Madhe, shtrihet prej ne verilindje kah jugperendimi.
Marr nga libri: “Malesia” (1914 – 1923)
i autorit Andrija Joviqeviq, perkthyer nga Idriz Ulaj, botuar nga shtepia botuese URA, Prishtine 2010 sponsorizuar nga Nikolle Juncaj & Izet Tafilaj, New – York.
Nga Vasel Gilaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply