Atë Foti Cici
Ndërsa në median e KOASh-it dhe atë kishtare greke kremtohet 22-vjetori i fronëzimit të Mitropolitit të Korçës, Joanit (Fatmir Pelushi), le të kujtojmë se ajo që nuk u arrit për shekuj me radhë nga të huajt në Korçë, u bë e mundur brenda dy dekadave nga një shqiptar i konvertuar nga familje myslimane:
1. Kthimi gradual dhe kallja e greqishtes në kishat e Korçës dhe të qarkut kishtar të gjithë Mitropolisë.
2. Rreth 90% e klerit janë deklaruar grekë, duke përfshirë dhe ata të ardhur nga familje myslimane, të cilët kanë marrë shtetësinë greke ose dokumenta homogjeni, pa qenë grekë dhe pa jetuar kurrë në Greqi.
3. Hapja dhe mbështetja kishtare e shkollave greke dhe mbyllja graduale e shumicës së shkollave të edukimit të fëmijve dhe të të rinjve, të cilat ekzistonin në të gjitha kishat e Korçës. Është zyrtare: 90% e edukimit ortodoks në Korçë bëhet nga shoqatat greke që veprojnë atje.
4. Ngritja dhe gradimi i priftërinjve që janë anëtarësuar dhe punojnë haptas me tre shoqata nacionaliste greke që veprojnë në Korçë.
5. Ndalimi i përkujtimoreve për figurat kombëtare dhe dëshmorët e kishës sonë kombëtare në qarkun e Mitropolisë së Korçës: Petro Nini Luarasi, Atë Kristo Negovani, Mihal Grameno, etj.
6. Në të kundërt, në kishat e Korçës kryhen rregullisht kremtime dhe përkujtimore për festat kombëtare greke, si dhe aktivitete nacionaliste greke.
7. Vetë Mitropoliti i Kosturit deklaroi gjatë vizitës së tij në Korçë se “këto vende janë të gjitha greke” dhe Mitropoliti i Korçës e pranoi në heshtje!
E të tjera vepra antishqiptare të Fatmir Pelushit!
* * *
Mitropolia e Korçës ka sot numrin më të madh të klerikëve të greqizuar me dokumenta zyrtare në Shqipëri, më shumë se vetë Mitropolia e Gjirokastrës, edhe pse kjo e fundit përfshin të gjitha zonat greqishtfolëse në vendin tonë.
Ndërsa afrohet 109-vjetori i Petro Nini Luarasit, le të kujtojmë se në Korçë nuk ka pasur kurrë klerikë me kombësi greke, jo vetëm para mbylljes së kishave nga regjimi ateist, por as edhe para një shekulli, përveç të ndonjë mitropoliti grek të emëruar nga Stambolli gjatë pushtimit turk. Kleri korçar ka qenë gjithmonë shqiptar.
Greqizimi i Korçës përkon me privatizimin dhe vjedhjet e fondeve kishtare nga z. Pelushi, nga fisi dhe tarafi i tij.
Për më keq, priftërinjtë më të afërt të Mitropolitit janë përfshirë në skandale seksuale, të cilët jo vetëm që nuk janë ndëshkuar, por janë mbrojtur dhe madje graduar nga Hirësia!
Shefi i zyrës së Mitropolisë, prifti Mihal Sanellari, ka qenë anëtar i grupit të klerikut pedofil grek, Efrem Simonopetriti, me të cilin vazhdon të bashkëpunojë, madje haptas!
Vërtet që Efremi iku nga Shqipëria natën, kur u ekspozua seksualisht, por ai vazhdon të veprojë në Shqipëri nga Greqia, nëpërmjet grupit që ka lënë në vendin tonë: Mihal Sanellari, Nikolla Pelivan Hyka (Mitropoliti i Fierit), Arjan Curi, e të tjerë.
Këto fakte mbi veprimtarinë antishqiptare dhe antikishtare të Fatmir Pelushit nuk janë të panjohura. Jo më kot rinia ortodokse u shpërbë dhe u largua plotësisht nga kishat e Korçës. Vetëm me pagesë mbledhin 10-12 të rinj një herë në vit, për të bërë një foto me Hirësinë…
Për parantezë, ish-ndihmësinfermieri i psikiatrikut të Tiranës, z. Fatmir Pelushi, pretendon se ka marrë dy diploma master nga seminari grek i Bostonit, vetëm me një qëndrim disamujor në ShBA, në një kohë kur ai nuk ka mbaruar shkollë të lartë as në Shqipëri dhe asgjëkundi gjetkë.
Në qoftë se shërbimet e huaja, ato që mbështesin vazhdimësinë e regjimit anastasist nëpërmjet z. Pelushi, janë dashamirëse dhe përçuese të integritetit në Shqipëri, si ka mundësi që Mitropolia e Korçës është sot një qendër korrupsioni dhe imoraliteti?
Veprimtaria antishqiptare e Fatmir Pelushit në Korçë, si dhe në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, rëndon edhe nacionalistët shqiptarë në atdhe dhe në diasporë, të cilët vazhdojnë retorikën anakronike antigreke, ndërsa kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë në heshtje greqizimin e kishave të Korçës dhe qyteteve përreth.
Kur kanë folur përfaqësitë, apo grupimet nacionaliste shqiptare në ShBA, për greqizimin e Korçës, domethënë për veprimtarinë antishqiptare të Fatmir Pelushit? Kurrë!
Janullatosi nuk do të arrinte asgjë në Shqipëri, pa bashkëveprimin e shqiptarëve.
Burimi/Facebook


Leave a Reply