Protestuesit janë tërhequr edhe nga barrikada dhe bllokimi i rrugëve në aksin rrugor që lidh Bit Pazarin me Çairin në Shkup.
Policia ka qëndruar në vendin e ngjarjes me përforcime shtesë të njësiteve speciale. Gazilotësjellës ka arritur që të shpërndajë protestuesit dhe se të gjitha rrugët janë zhbllokuar dhe ka nisur normalizimi i situatës.
MPB pritet të informojë me detaje të tjera mbi ngjarjen, duke paralajmëruar se janë arrestuar disa protestues të rinj dhe se po ndërmerren masa për pastrimin e terrenit nga dëmet e shkaktuara nga protestat dhe eskalimi i tyre që u shoqërua me dhunë, demolime dhe incidente. Ndërkohë në këtë zonë nuk ka lëvizje të lirë dhe se po mbretëron situatë e tensionuar.
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka deklaruar për MIA se disa persona janë arrestuar, dhe se priten edhe ndalime të tjera nga protestuesit, kryesisht të rinj.
“Gjatë dhunës dhe protestave janë lënduar dy policë, janë dëmtuar dy makina policie, si dhe disa shenja komunikacioni dhe stacione urbane të autobusëve. Por, dëmi më i madh i është shkaktuar makinave private dhe objekteve. Janë demoluar makina private”, ka theksuar Kotevski, duke shtuar se policia akoma është në terren. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply