Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur ne familjen Marku e cila dy ditë më parë humbi kryefamiljarin Frederik Marku, i biri 22-vjecar Jurgen Marku nuk u mbijetoi plagëve dhe humbi jetën në spitalin rajonal të Shkodres. Atentati ndaj babë e bir në qytetin e Shkodrës dy ditë më parë, në të cilin gjeti vdekjen e menjëhershme 46 vjeçari Frederik Marku, dhe u plagos rëndë djali i tij, ndërsa paraditen e së shtunës 22- vjecari ka humbur jetën në reanimacionin e spitalit rajonal të Shkodres. Jurgen Marku, djali 22 vjeçar i viktimës Frederik Markut, pas plagëve të marra nga atentati ndodhej në spitalin e Shkodrës ndërsa një ditë më parë i ishte nënshtruar një operacioni ku moren pjesë 4 kirurgë për shkak të plagëve të marra, por bluzat e bardha kanë bërë të ditur se 22 vjecari ka patur demtime të shumta në organet kryesore te trupit dhe për pasojë ka patur hemoragji. Mbajtja ne jetë e të riut ka qënë e pamundur dhe për pasojë ka humbur jetën. Por në orët e para të ditës iu vu flaka shtëpisë dhe makinës së Markajve në Theth, ku nga forcat e policisë u konstatua se u shkrumbua totalisht shtëpia e të vrarit në atentat Frederik Marku. Ndërkaq, për fatin e mirë të familjarëve asnjë prej tyre nuk ka qenë në shtëpi në Theth. Burime zyrtare bëjnë të ditur se njoftimi për zjarrëvënie është marrë në mëngjes në sallën operative nga banorë të zonës, të cilët kanë lajmëruar se po digjej një shtëpi. Historia e këtij krimi nisi tre ditë më parë (29 gusht) ku të dyja palët autorët dhe familja Marku pushonin në Theth ndersa bilanci është tragjik me dy viktima, babë e bir Frederik dhe Jurgen Marku, ndërsa viktimave u ëshëtë djegur edhe banesa ne Theth. Nga ana tjeter policia e Shkodres ka vijuar operacionet per kapjen e bashkepunetoreve te tjere te 25 vjecarit Leonard Nika i cili u arrestua si i dyshuar per krimin e ndodhur prane spitalit rajonal ku humben jeten babe e bir. Aksionet e policise jane shtrire ne 3 nga lagjet e qytetit te Shkodres ne “Arren e Madhe”, “3 Heronjte” dhe prane “Stacionit te trenit” ku dyshohen se mund te jene te fshehur bashekautoret e krimit. Nderkaq blute kane nisur operacionet e kerkimit edhe ne zonen e thelle te Dukagjinit konkretish ne theth.
Tv Rozafa
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply