Thërrmija urtësie nga një shqiptar i madh:
“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën…
Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia.
Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.
Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”
“Duhet i ndërru trunin këtij popullit. Prandaj dhe menimi em ishte dhe asht edhe sot, se pa iu ndrru truni këtij popullit (e truni ndrrohet në shkolla kryesisht), dhe pa u formu një çetë intelektualsh me pikëpamje perënimore, na nuk kemi kurrësesi si të menojmë me hi në Europë”.
“Kurrë s’e kam kuptue se si një popull i vogël si shqiptarët, ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça”.
At Zefi, si mendoni ju, nga na vjen e keqja më e madhe ne shqiptarëve?
Prej vetëvedit, prej njëri-tjetrit, prej shqiptarëve. Ne s’kemi dashuni njëri me tjetrin. Na kemi inate e mllef, e kurrgja tjetër. Kjo është e keqja e madhe që na vjen dhe që na ka ardhë historikisht.
Burimi/Facebook


Leave a Reply