Të gjithë e kanë provuar tashmë që stinët vjeshtë-dimër janë shumë “kapriçoze” në lëvizjen e temperaturave. Këtë gjë më shumë se gjithçka e ndjen trupi i njeriut. Shumë njerëz ndihen të lodhur, të tjerë në depresion e disa të tjerë akoma sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë për të qenë në formë njëlloj si në verë? E rëndësishme është të ndjekim disa këshilla të thjeshta dhe praktike. Gjatë stinës së vjeshtës ditët shkurtohen në mënyrë progresive, temperatura ulet ndjeshëm, njerëzit janë më të predispozuar për të kaluar më shumë kohë në vende të mbyllura dhe të ekspozohen gjithmonë e më pak në diell.
Mbrojtja
Vjeshta dhe dimri janë stinët kur shumë njerëz fillojnë të ndërmarrin masat mbrojtëse. Ulja e temperaturave shton mundësitë për t`u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. “Të mbrohesh” në këtë rast do të thotë ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa më efiçent, për të qenë më të fortë dhe më të gatshëm për t`u mbrojtur. Stresi ndikon në uljen e mbrojtjes së organizmit. Një nga faktorët që më shumë se të tjerët ul mbrojtjen natyrale të organizmit është stresi, ku bën pjesë si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shumë njerëz as që e mendojnë se edhe një stërvitje e sforcuar mund të provokojë stres në organizëm dhe të ulë sistemin imunitar.
Aktiviteti
Një aktivitet i moderuar sportiv mund të përmirësojë qarkullim e gjakut, tonifikojë muskulin kardiak, t‘i japë më shumë oksigjen organizmit dhe të shkarkojë stresin motiv. Sigurisht, edhe një ushqyerje jo korrekte dhe e pashëndetshme mund të dobësojë funksionin e sistemit imunitar. Është shumë e rëndësishme të dihet se një ushqyerje e shëndetshme duhet të përshtatet me stilin e jetesës, me llojin e punës që bëjmë, moshën dhe sezonin. Dihet që nevojat ushqimore janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, ashtu siç janë të ndryshme në stinë të ndryshme. Megjithatë, rregulli i përbashkët është: shumë fruta, perime jeshile dhe ushqime të freskëta.
IMUNITETI
Masa për t’a forcuar sistemin
Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqësisht shumë prej nesh nuk janë të gatshëm për ta pritur buzagaz. Me një sistem korrekt ushqyerjeje dhe me një administrim të mirë të stresit, do të jeni vërtet në gjendje ta përballoni sa më mirë stinën e vjeshtës dhe dimrit. Gjatë vjeshtës është vënë re se kemi një rënie më të madhe të flokut, krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Ky proces që prek gjithë qeniet njerëzore, në këtë periudhë manifestohet edhe te gjitarët që kanë qime në trup. Megjithatë, në disa raste vihet re një rënie jashtë normave të lejuara, ndaj është e nevojshme të ndërhyhet për ta parandaluar.
Grifonia
Parandalon depresionin e vjeshtës
Grifonia njihet ndryshe si bima e humorit të mirë. Ajo është një tjetër bimë e domosdoshme në vjeshtë. Bima ka nisur të përdoret gjithmonë e më shumë këto vitet e fundit, duke parë efektet pozitive që ka mbi humorin tonë. Në të vërtetë, ajo është shumë e pasur me 5HTP, një aminoacid që trupi ynë arrin ta kthejë në serotoninë. Ajo këshillohet për të gjithë ata që ndihen nervozë, jo të qetë dhe pa humor. Gjendet në farmaci në formën e kapsulave. Doza e këshilluar është një kapsulë në mëngjes dhe një në mbrëmje.
HITHRA
Mbrojtësja e flokëve në vjeshtë
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.
LULET E PJESHKËS
Kura më e mirë për bajamet
Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje. Shkenca dhe mjekësia kanë vërtetuar se çaji me lulet e pjeshkës ndihmon në shërimin e bajameve. Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë.
15 ushqimet që kurojnë sëmundjet e veshkave
Shkencëtarët po zbulojnë gjithmonë e më shumë lidhje në mes të sëmundjeve kronike, inflamacioneve dhe “super ushqimeve” që mund të parandalojnë apo mbrojnë kundër oksidimit të padëshirueshëm të acideve yndyrore, një gjendje që ndodhë kur oksigjeni në trupin tuaj reagon me yndyrat në gjakun dhe qelizat tuaja. Oksidimi është proces normal për prodhimin e energjisë dhe shumë reaksioneve kimike në trupë, por oksidimi i tepërt i yndyrave dhe kolesterinës krijon molekula të njohura si radikal të lirë që mund të dëmtojnë proteinat, membranat dhe gjenet tuaja. Sëmundja e zemrës, kanceri, sëmundja e alzheimerit, sëmundja e parkinsonit dhe shumë sëmundje tjera kronike dhe gjendje degjeneruese janë lidhur me dëmtimin oksidativ.
Ushqimet
Sidoqoftë, ushqimet që përmbajnë antioksidant mund të ndihmojnë në neutralizimin e këtyre radikalëve të lirë dhe mbrojnë trupin. Shumë ushqime që na mbrojnë nga oksidimi përfshihen edhe në dietën për veshka dhe bëhen një zgjedhje shumë e mirë për pacient me dializë apo njerëz me sëmundje kronike të veshkave. Të ushqyerit me ushqime të shëndetshme është shumë e rëndësishme për njerëz me sëmundje të veshkave për shkak se ata përjetojnë më shumë inflamacione dhe kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare.
Më poshtë keni 15 ushqime të shëndetshme për veshkat, ushqime përplot me antioksidant që ju duhet t’i fusni në planin e dietës tuaj.
1. Speci i Kuq
Specat e kuq zile janë me sasi të vogël të potasës dhe me shije shumë, por kjo nuk është arsyeja qe i bënë ushqim shumë i mirë për veshka. Këto perime të shijshme janë gjithashtu burim shumë i mirë i vitaminës C dhe Vitaminës A, e gjithashtu edhe vitaminës b6, acidit folik dhe fibrës. Specat e kuqë janë të mirë sepse përmbajnë licopene, një antioksidant që na mbron nga disa kancer. Më së miri është që ky spec të hahet ashtu si është ose të piqet pak por jo shumë. Mund të përzihet edhe me sallata e ushqime tjera sipas dëshirës.
2. Lakra
Lakra është përplot me fitokemikale, përzierje kemikale që gjenden në fruta dhe perime e që zbërthejnë radikalët e lirë para se ata të bëjnë dëmin. Shumë nga këto fitokemikale janë të njohura si mbrojtës kundër kancerit e gjithashtu promovojnë shëndetin kardiovaskular. Sulforafane, një fitokemikal që gjenden në perimet si lakra, mund të parandaloj apo ndaloj zhvillimin e qelizave kancerogjene, në mushkëri, zorrë, gji, fshikëz të urinës, prostatë dhe vezor. Me sasi të lartë të vitaminës K, Vitamine C dhe fibër, lakra është gjithashtu një burim i mirë i vitamines B6 dhe acidit folik. Me sasi të vogël të potasës dhe çmim të lirë, lakra është një super ushqim që mund ta shtosh në dietën për veshka.
3. Lulelakra
Edhe lulelakra është gjithashtu e pasur me vitaminë C dhe një burim shumë i mirë i fibrës dhe folates. Gjithashtu është e mbushur me përzierje që i ndihmojnë mëlçisë të neutralizoj substancat toksike që mund të dëmtojnë membranën e qelizave dhe ADN. Më të mira janë kur shërbehen ashtu si janë ose të avullohen apo të përzihen me perime tjera në sallata të ndryshme.
4. Hudhra
Hudhrat ndihmojnë në parandalimin e formimit të pllakave në dhëmbë, ulë kolesterinën dhe zvogëlon inflamacionin. Blej të freskët, të grirë apo si pluhur dhe shtoja mishit, perimeve, pastave apo edhe kosit. Hudhra ofron një shije shumë të mirë ushqimeve dhe hudhra pluhur mund të përdoret në vend të kripës së zakonshme për pacientë me dializë. Lexo më shumë lidhur me të mirat e hudhrës në postin e më hershëm.
5. Qepët
Qepa përmban përzierje të sulfurit dhe kjo është ajo që na bënë të qajmë kur e qërojmë. Por përveç se të bënë të qash, qepa është gjithashtu e pasur me flavonoid, veçanërisht quercitin, një anti-oksidant i fuqishëm që funksionon në zvogëlimin e sëmundjes së zemrës dhe na mbron kundër shumë llojeve të kancerit. Qepët janë me pak potas dhe një burim i mirë i kromit, një mineral që na ndihmon në metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.
6. Molla
Molla njihen që zvogëlojnë kolesterinën, parandalojnë kapsllëkun, na mbrojnë nga sëmundja e zemrës dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit. Me shumë fibër dhe përzierje anti-inflamacion, një mollë në ditë vërtetë ju ndihmon. Lajm i mirë gjithashtu edhe për ata me sëmundje të veshkave të cilët veç kanë vizituar mjekun deri tani. Kështu që mos harroni të hani mollën dhe atë me gjithë fara. Ju gjithashtu mund pini edhe lëng molle apo të gatuani një pite me molla.
7. Manaferrat
Manaferrat njihen si mbrojtës kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës duke parandaluar ngjitjen e baktereve në muret e fshikëzës. Në po të njëjtën mënyrë, manaferrat gjithashtu e mbrojnë stomakun nga bakteret që shkaktojnë ulcerë dhe mbrojnë shtresimin e traktit gastrointestinal. Manaferrat gjithashtu janë parë që mbrojnë kundër kancerit dhe sëmundjes së zemrës.
8. Boronicat
Edhe boronicat janë të pasura me shumë antioksidant që quhen anthocianidis, të cilët gjithashtu i dhurojnë ngjyrën blu boronicave. Boronicat gjithashtu janë përplot me përzierje natyrale që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacioneve. Janë burim i mirë i vitaminës C, magnez, një përzierje që i mbanë eshtrat e shëndetshme, dhe fibrës. Gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga disa efekte të plakjes.
9. Mjedrat
Mjedrat përmbajnë një fitonutrient që quhet acid ellagik i cili ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë në trup dhe kështu parandalojnë dëmtimin qelizor. Ato gjithashtu përmbajnë një tjetër antioksidant që quhen anthocianin, antioksidant që i japin ngjyrën e kuqe atyre. Janë një burim i shkëlqyeshëm i magnezit, vitaminës C, fibër, folate dhe vitamin B, mjedrat kanë përbërës që ndalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe formimin e tumoreve.
10. Dredhëzat
Dredhëzat janë të pasura me dy lloje të fenolëve: anthocianin dhe ellagitanin. Antohocianinët janë ato që i japin ngjyrën e kuqe dredhëzave dhe janë antioksidant të fuqishëm që ndihmojnë në mbrojtjen e strukturave qelizore dhe parandalojnë dëmet oksidative. Dredhëzat janë burim i mirë i vitaminës C dhe magnezit dhe një burim shumë shumë i mirë i fibrës. Njihen që ofrojnë mbrojtje të zemrës si dhe kanë përbërje antikancerogjene.
11. Qershitë
Qershitë kur konsumohen për ditë kanë treguar rezultate të mira në zvogëlimin e inflamacionit. Ato janë gjithashtu të mbushura me antioksidant dhe fitokemikale që mbrojnë zemrën.
12. Rrushi i Kuq
Rrushi i kuq përmban disa flavonoid të cilët gjithashtu i japin ngjyrën e kuqe. Flavonoidët ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjes së zemrës duke parandaluar oksidimin dhe zvogëluar formimin e mpiksjes së gjakut. Rezervatrol, një flavonoid që gjendet në rrush, mund që gjithashtu të stimuloj prodhimin e oksidi nitrik i cili ndihmon në relaksimin e qelizave muskulore tek enët e gjakut kështu duke shtuar rrjedhën e gjakut. Këta flavonoid gjithashtu ofrojnë mbrojtje kundër kancerit dhe parandalojnë inflamacionin.
13. E bardha e vezës
E bardha e vezës është krejtësisht proteinë dhe ofron kualitetin më të lartë të proteinës me të gjithë amino acidet. Për dietë të veshkave, e bardha e vezës ofrojnë proteina me më pak fosfor se sa burimet tjera të proteinave sikur e verdha e vezës (gogluqi), apo mishrat. Bëj ndonjë omëletë me të bardhën e vezës ose sanduiç.
14. Peshku
Peshku ofron kualitet të lartë të proteinës e cila përmban acide yndyrore të quajtura omega. Këto yndyra të shëndetshme në peshk ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve sikur sëmundja e zemrës dhe kanceri. Omega-3 gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterinës së keqe (LDL) dhe ngrit kolesterinën e mirë (HDL).
15. Vaji i Ullirit
Vaji i ullirit është një burim i mirë i acidit olik, një acid yndyrorë anti-inflamator. Yndyrat gjysmë të ngopura në vaj të ullirit na mbrojnë kundër oksidimit. Vaji Ullirit është i pasur me ploifenols dhe përzierje antiokside që parandalojnë inflamacionin dhe oksidimin. Studimet tregojnë se aty ku popujt përdornin sasi të mëdha të vajit të ullirit në vend të vajrave tjera kishin përqindje më të ulët të sëmundjes së zemrës dhe kancerit. Blini vaj ulliri extra virgin për shkak se janë me sasinë e plotë të antioksidantëve dhe përdore vajin e ullirit për sallata dhe në vend të vajit të zakonshëm. Këto ushqime janë të mira për të gjithë njerëzit e jo vetëm për ata të cilët kanë probleme me veshka. Kështu që kushdo mund të përfitoj nga të mirat e këtyre ushqimeve e sidomos ata të cilët kanë probleme me veshka.
Temperaturat polare, rreziku që sjellin për shëndetin
Përkeqësimi i kushteve të motit, kthimi i të ftohtit, shirave dhe dëborës janë një kërcënim edhe për shëndetin tonë, sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike. Por mjekët paralajmërojnë se edhe të rinjtë mund të vuajnë pasoja shëndetësore, ndonjëherë të rënda kur ekspozohen ndaj temperaturave të ulëta. Kështu, një valë e të ftohtit mund të shkaktojë sëmundje akute si ngrirja, hipotermi etj. Për më tepër, sidomos kur temperaturat bien poshtë -5C, ato mund të shkaktojnë përkeqësim të sëmundjeve kronike, sidomos sëmundjeve të zemrës dhe bronkeve. Studimet e fundit tregojnë gjithashtu se temperaturat e ulëta kanë rritur rrezikun e aksidenteve në familje, duke përfshirë edhe vdekjen, shkaktuar nga keqngrohja, helmimi me monoksid karboni nga sistemet elektrike, apo ato me gaz etj.
Këshillat
Për të parandaluar rreziqet ndaj shëndetit të shkaktuara nga temperaturat e ulëta mjekët japin disa këshilla, që mund t’i vijnë në ndihmë secilit prej nesh. Disa prej këshillave më kryesore janë si më poshtë. Përshtateni temperaturën e brendshme në shtëpi në vlerat e duhura. Parandaloni tharjen e ajrit duke vendosur një enë me ujë mbi radiatorë, ose pranë tyre. Evitoni humbjen e nxehtësisë duke mbajtur të mbyllur dhe izoluar dhomat që nuk përdorni, izoloni mirë dyert dhe dritaret (moti i ftohtë nxit gjithashtu helmimet nga dioksidi i karbonit, apo aksidentet elektrike). Kontrolloni mirë gjendjen e mjeteve të ngrohjes me energji elektrike apo me gaz (në rastin e përdorimit duhet të sigurohet mirëmbajtja dhe funksionimin i duhur i pajisjeve të ngrohjes. Nëse në shtëpi keni oxhak sigurohuni që pastrimi i tij të kryhet si duhet dhe vazhdimisht. Nëse temperaturat jashtë janë shumë të ulëta, shmangni orët më të ftohta, ato të mëngjesit ose të mbrëmjes. Fëmijët, të moshuarit, apo ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes duhet të evitojnë ekspozimin ndaj temperaturave shumë të ulëta dhe të vishen mirë para se të përballen me temperaturat jashtë.
Ushqimi
Një kujdes të veçantë duhet të keni përsa i përket ushqimit. Merrni ushqim dhe pije të ngrohta. Konsumimi i sasive të mjaftueshme të lëngjeve dhe ushqimeve ndihmon për të plotësuar kërkesat në rritje të metabolizmit, me qëllim që të prodhojë më shumë për ngrohjen e brendshme. Është e rëndësishme ushqimi të jetë i balancuar. Pini të paktën 2 litra ujë gjatë ditës. Preferohen lëngje të ngrohta, si çaji apo vetëm lëng portokalli. Kujdesuni që vaktet tuaja të jenë të pasura me fruta dhe perime që përmbajnë vitamina dhe minerale, shumë të dobishme për të mbrojtur organizmin nga “kurthet” e të ftohtit. Në përgjithësi rekomandohen produkte ushqimore të pasura në betakaroten që ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit imunitar. Të tilla janë: karota, kungulli, patatja, domatja, spinaqi, panxhari i kuq, brokoli, lulelakra, speci, si dhe ato produkte që përmbajnë vitaminë E, si: bajamja, lajthia, vaji i ullirit.
Rekomandimet për ata që marrin ilaçe
Edhe pse ende nuk ka shifra të sakta dihet se disa lloje barnash mund të jenë përgjegjës për fillimin ose përkeqësim e sëmundjeve që lidhen me të ftohtët, që ndërveprojnë me mekanizmat e përshtatjes së trupit në të ftohtë. Në shumicën e rasteve, një bar mjekësor nuk përbën rrezik, veçanërisht nëse përdoret mirë, por ai mund të bëhet problem për shëndetin. Disa lloje ilaçesh në fakt nga ndikimet e të ftohtit mund të përkeqësojnë funksionimin normal të mekanizmave që rregullojnë temperaturën e trupit. Ndaj duhet të konsultoheni patjetër me mjekun tuaj.
Këshillat e mjekëve
1. Përshtateni temperaturën e brendshme në shtëpi në vlerat e duhura
2. Parandaloni tharjen e ajrit duke vendosur një enë me ujë mbi radiatorë, ose pranë tyre
3. Evitoni humbjen e nxehtësisë duke mbajtur të mbyllur dhe izoluar dhomat që nuk përdorni, izoloni mirë dyert dhe dritaret (moti i ftohtë nxit gjithashtu helmimet nga dioksidi i karbonit, apo aksidentet elektrike)
4. Kontrolloni mirë gjendjen e mjeteve të ngrohjes me energji elektrike apo me gaz (në rastin e përdorimit duhet të sigurohet mirëmbajtja dhe funksionimin i duhur i pajisjeve të ngrohjes
5. Nëse në shtëpi keni oxhak sigurohuni që pastrimi i tij të kryhet si duhet dhe vazhdimisht
6. Nëse temperaturat jashtë janë shumë të ulëta, shmangni orët më të ftohta, ato të mëngjesit ose të mbrëmjes
7. Fëmijët, të moshuarit, apo ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes duhet të evitojnë ekspozimin ndaj temperaturave shumë të ulëta dhe të vishen mirë para se të përballen me temperaturat jashtë
Produktet bimore që forcojnë imunitetin e organizmit
Konsumimi i sa më shumë produkteve që rrisin imunitetin e organizmit është këshilla kryesore, që japin specialistët e mjekësisë bimore për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve virale. Duke qenë se tashmë secili prej nesh është i rrezikuar nga virozat gripale më tepër se kurrë, parandalimi i vetëm i tyre përveç vaksinimit, mund të bëhet vetëm nëpërmjet marrjes së produkteve bimore që rrisin imunitetin, pasi në një organizëm të shëndoshë rreziku për t’u prekur nga viruset është shumë i vogël. Ilaçet bimore që përbëhen nga bimë të ndryshme të tretura në alkool janë preparatet më efikase për të rritur imunitetin dhe për të parandaluar prekjen nga sëmundjet. Hekuri, hudhra, kanella, bima e quajtur kthetrat e maces (ungaria), kulumbria, ilaçi bimor i quajtur propolis, aloe vera janë disa nga produktet që ndikojnë në rritjen e imunitetit të organizmit. Përdorimi i përditshëm i mjaltës me pluhur kanelle forcon sistemin imunitar dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për t’i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale. Hudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T. Ajo bllokon prodhimet e toksinës me mikrobe. Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve. Aloe vera është një tjetër produkt tepër efikas për të rritur imunitetin e organizmit. Ajo përmban më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetëshërim dhe e ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore. Kërkimet shkencore provojnë se efekti kryesor i aloe veras, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv akemanan (një kompleks karbohidratesh), i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Ky përbërës rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve. Acidet yndyrore omega 3-6-9 që gjenden tek vaji i peshkut janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, por ato nuk mundet të sintetizohen nga organizmi ndaj dhe quhen acide yndyrore thelbësore. Çdo qelizë e trupit përdor acidet yndyrore.
Ushqimet dimërore, a duhet të përdoren
yndyrat gjatë stinës së ftohtë
Me ardhjen e dimrit organizmi ka nevojë të adoptohet me temperaturat e ulëta. Ka shumë mënyra për ta bërë, duke filluar nga veshja gjithnjë e më e rëndë. Por për t’i bërë ballë trishtimit të ditëve dimërore gri është mirë të mësohemi të përkëdhelemi pak edhe nëpërmjet ushqimit. Në fakt organizmi në stinën e dimrit kërkon më tepër kalori. Por megjithatë nuk duhet ekzagjeruar: më mirë një supë ose një çaj. Rrugë të lirë supave, lëngjeve ose djathërave, karburante të nevojshme për organizmin dhe mburoja të shkëlqyera kundër të ftohtit. Praktikisht çfarë ndryshohet në ushqimet dimërore? Dhe cilat ushqime duhen privilegjuar kur termometri afrohet me zeron?
Ushqimet e dobishme
Dieta dimërore i përgjigjet pikë së pari ligjeve të natyrës, që përfshijnë frutat dhe perimet e stinës. Pra përveç frutave dhe perimeve dimërore edhe: makarona, bukë dhe oriz; peshk; bishtajore; djathë e vezë. E përse jo, meqë ekzistojnë efektet pozitive të kakaos në zemër, qarkullim, përqendrim e humor, shpeshherë të pish një filxhan çokollatë të ngrohtë. Nuk është e vërtetë që të pish pije alkoolike të ndihmon të luftosh të ftohtin. Kundër temperaturave të ulëta, është mirë të pish: çaj të ngrohtë, verë brulë, një filxhan çokollatë. Nuk mund të mungojnë edhe barërat dhe lulet speciale. Kur temperaturat bie nën zero, më mirë se konjaku, rumi, vodka duhet të përdoret vera brulë. Për ta përgatitur mjafton të ziesh verë të kuqe dhe të shtosh rrënjë karafili dhe pak kanellë. Hidhni sheqer (gjysmë luge në një gotë) dhe shtoni lëkurën e portokallit ose limonit. Shërbejeni të ngrohtë.
Yndyrat ushqimore
Më poshtë ju do të njiheni me vlerat e yndyrave ushqimore në dietat tona. Kur janë të dobishme e kur janë të dëmshme. Yndyrat ushqimore në përgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ato janë pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme e racionit ditor ushqimor: Kanë vlerë të lartë energjetike (kalorike). Një gram yndyrë jep mesatarisht 9 kalori, domethënë sa dyfishi i sheqernave dhe i proteinave; Yndyrat bëjnë pjesë në ndërtimin e indeve të organizmit të njeriut; Yndyrat janë tretëse dhe bartëse të vitaminave A, D, E, K, shumë të rëndësishme për organizmin e njeriut; Yndyrat, por jo të gjitha, përmbajnë në përbërjen e tyre disa acide yndyrore të pangopur, si linoleik, linolenik, arahidonik, që luajnë rolin e vitaminës F në organizëm, me vlerë të lartë biologjike; Yndyrat ushqimore kanë dhe veti lubrifikuese, sepse duke u sekretuar nga gjëndrat e lëkurës, i japin kësaj elasticitetin dhe e ruajnë nga tharja. Pra në pamjen estetike te fytyrës e pjesëve te tjera të trupit.
Energjia në një gotë
Me vitamina dhe kripëra minerale lëngjet e frutave japin karikim nëse ndjeheni të rënë moralisht. Ja dy lloje: me dhe pa qumësht.
-Me qumësht
-1 mollë, 1 dardhë, 1 banane
-dy lugë sheqer
-qumësht sa duhet
-Pa qumësht
-1 mollë, 1 kivi
-2 lugë sheqer
-lëng portokalli dhe pak limon
Lista e ushqimeve dimërore
Kungulli
Është i pasur me vitaminë A, e nevojshme për të luftuar radikalet e lira. Përmban gjithashtu kalium, kalcium, fosfor dhe fibra.
Peshku
Është aleat i shkëlqyer kundër sëmundjeve të zemrës e të qarkullimit. Merita është e yndyrave Omega-3 që gjenden në të gjithë llojet e peshqve. Peshqit e yndyrshëm si toni, salmoni etj, janë të pasur me vitaminë D.
Agrumet
Portokajtë, mandarinat, limonët dhe grejpfrutat kanë shumë vitaminë C. Forcojnë mbrojtjet natyrale dhe janë ilaç i vlefshëm kundër gripit. Prania e acidit citrik lehtëson tretjen.
Mishi
Nëse përdoret shpesh mishi i pulës, i gjelit të detit ose mishi i përgjithshëm i kuq, tani është e mundur të shtohet në dietë edhe mishi i derrit, që është pak më i dhjamosur. Mishi është i pasur me proteina, hekur, zink e vitamina B12 të nevojshme për të gjithë, e jo vetëm për anemikët. Mishi u jep energji muskujve dhe lufton lodhjen.
Lakra
Të gjitha llojet e lakrave janë të pasura me kalcium dhe parandalojnë sëmundjet e stomakut e të zorrëve. Përmbajnë vitamina A,E C dhe fitoestrogjene, substanca që mbrojnë nga tumoret.
Çokollata
Është antidepresiv i shkëlqyer. Prania e kafeinës dhe teobromirës ka efekte pozitive në përqendrimin e studentëve dhe në tonifikimin e muskujve.
Perimet
Qiqrat, fasulet, thjerrëzat dhe bizelet nëse hahen me makarona, bukë ose oriz, janë shumë të mira, veçanërisht nëse ndjehesh i këputur. Arrijnë të furnizojnë deri 40 % më shumë proteina në krahasim me një vakt me ushqime të tjera. Perimet janë të pasura me karbohidrate, vitamina B dhe minerale si kalcium, hekur dhe fosfor, të nevojshme për shëndetin e organizmit.
Frutat e thata
Kanë fuqi të lartë kalorike dhe janë efikase për ato që bëjnë punë të rënda në vende të ftohta. Lajthi, kikirikë, bajame, arra janë të pasura me kalcium, fosfor, hekur, bakër, magnez e zink, të nevojshme për të luftuar dobësinë dhe për të përmirësuar mbrojtjet natyrale. Është e pranishme dhe vitamina E. Ngaqë përmbajnë shumë kalori (për shembull 625 kalori 100 g lajthi) frutat e thata nuk këshillohen për ata që duan të dobësohen.
Djathi
I freskët, pikant ose me kripë, ka një vlerë ushqyese të lartë. Është i pasur me proteina dhe kalori. Përmban kalcium, mineral i nevojshëm për formimin e kockave të fëmijëve dhe për formimin e dhëmbëve, është i nevojshëm edhe për gratë në menopauzë dhe për të moshuarit. Në dimër djathi i pasur me yndyra e mban konstant temperaturën trupore edhe kur është shumë ftohtë. Është i nevojshëm në të gjitha stinët për të ruajtur impulset nervore.
Mjalti
Mjalti është qetësues, përdoret kundër dhimbjes së fytit dhe kollës, është dezintoksikues sepse favorizon funksionimin e mirë të mëlçisë dhe zorrëve; përmban vitamina C, B dhe kripëra minerale si fosfor, kalcium, hekur.
Makaronat, buka dhe orizi
Të pasura me sheqerna, makaronat japin shumë energji. Së bashku me bukën dhe orizin, janë në gjendje të riekuilibrojnë nivelet e serotoninës, hormoni përgjegjës për humorin. Ato luftojnë gjithashtu kapsllëkun.
Çajrat kundër të ftohtit
Çajrat kanë efekt mekanik, sepse kur janë të nxehtë të ngrohin. Doza: nga 1 në 3 filxhanë çaj në ditë.
Trëndafil i egër
Çaji (gjendet në bustina dhe ka vitaminë C) për të rritur mbrojtjet natyrale të organizmit dhe rezistencën ndaj sëmundjeve të ftohjes falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C.
Lule bliri
Çaj shumë i dobishëm për të parandaluar ftohjen dhe temperaturën. Favorizon djersën.
Lule shtogu
Çaj që ka të njëjtën vlerë me blirin. Mund edhe të përzihet me lulet e blirit dhe të përgatitet çaji.
Lule pishe
Çaj për parandalimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.
Rrënjë jamballi
Është efikas për aparatin tretës dhe të frymëmarrjes.
Sëmundjet e mushkërive, problemet
që shfaqen në dimër dhe parandalimi
Sëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta. Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme. Arsyet? Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Pakujdesi të vogla në dukje mund të çojnë në rëndim të gjendjes së pacientit. Sëmundjet e mushkërive (bronkitet, sëmundja e ngushtimit të bronkeve etj) janë karakteristikë për moshat e mëdha dhe për shkak të uljes së rezistencës së organizmit të tyre në përgjithësi, këto mosha janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe nivelit të lartë të ndotjes së tij. Temperaturat e ulëta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janë faktorë risku për keqësimin e sëmundjes, duke përfshirë këtu dhe pirjen e duhanit, praninë e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, diabetit, etj.
Simptomat
Me keqësimin e gjendjes kolla shpeshtohet, bëhet më e fortë dhe shoqërohet me shtim të sasisë së gëlbazës, e cila trashet dhe nxirret me vështirësi. Marrja e frymës rëndohet, frymëmarrja bëhet e sipërfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqëruar me interesim të muskujve të kraharorit. Kjo është arsyeja që shpesh pacientët ankohen edhe për dhimbje gjoksi e shpatullash. Të sëmurët janë në ankth, kanë ndjenjën sikur po mbyten. Në fytyrë sidomos në buzë, shfaqet mavijosja që vjen si pasojë e anomalisë së shkëmbimit të gazrave, me pakësim të oksigjenit në gjak dhe shtim të gazit karbonik. Si pasojë e ajrimit të ulur, të sëmurët janë të lodhur, të përgjumur, ankohen për dhimbje koke, por herë-herë janë të shqetësuar dhe shfaqin turbullime të vetëdijes. Komplikacionet janë të ndryshme, që nga bronkopneumonia, prekje të zemrës, apo enëve të gjakut, etj. Bronkopneumonitë ndodhin si pasojë e humbjes së elasticitetit të muskujve të bronkeve për shkak të vetë moshës dhe mbylljes së bronkeve si pasojë e grumbullimit të gëlbazës në to, duke favorizuar infeksionin. Po ashtu nga shkëmbimi i keq i gazeve preket edhe sistemi i qarkullimit të gjakut, duke shtuar ngarkesën e ventrikulit të djathtë dhe duke dëmtuar muret e vazave. Këta të sëmurë duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë nga mjeku i familjes, ose nga mjeku pneumolog, ku ata kontrollohen periodikisht, sepse sa më shpejt të ndërhyhet, aq më shpejt do të dalin nga gjendja e rënduar. Kur pengesa e frymëmarrjes shpeshtohet, kolla bëhet më e fortë dhe sasia e gëlbazës është e shtuar, duhet filluar trajtimi me antibiotikë për 5-7 ditë, që do të ndihmojë për të luftuar infeksionin. Duhet rritur dhe shpeshtuar doza e preparateve bronkodilatator, që ndihmojnë në zgjerimin e bronkeve dhe lehtësojnë frymëmarrjen, qoftë këto të marra nga goja ose me spray (pompa). Po ashtu Aerosoli për pak ditë ose dhënia e oksigjenit herë pas here, do ta lehtësonte gjendjen.
Dëmtimi
Nuk ka një arsye të caktuar se përse shfaqet sëmundja
e mushkërive, por ajo që rekomandohet për të gjithë njerëzit është “bashkëjetesa” në një ambient në pastër, pa duhanpirës, si dhe pa asnjë komponent tjetër të dëmshëm për mushkëritë. Nga ana tjetër, sipas specialistëve, fëmijët janë tepër të prirur për t’u sëmurë nga sëmundjet e mushkërive në rast se ata kanë lindur nga një nënë duhanpirëse. Pasi që në krijimin e mushkërive si organ, foshnja “helmohet” me nikotinën e duhanit, dhe më pas është e vështirë që organizmi i tij të filtrojë. Përveç duhanit, ndotja e ambientit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përhapjen e sëmundjes së mushkërive. Madje në pjesën më të madhe të rasteve, ndotja e ambientit, jo vetëm në qytete por edhe në dhomën ku personi jeton, është faza fillestare e shfaqjes së sëmundjes, zhvillimit dhe evoluimit të saj. Sipas specialistëve, grimcat me përmasa më të vogla se 10 mikron janë më të dëmshme për shëndetin sepse ato kanë më shumë mundësi për të hyrë në pjesët e poshtme të mushkërive. Grimcat e ngurta kontribuojnë në mënyrë të dukshme në pakësimin e shikimit. Deficencat më të theksuara mund të sjellin humbje në peshë, lodhje, deficit imunitar, gjë që demonstrohet nga infeksione të përsëritura virale dhe bakteriale. Niveli i ulët i saj shoqërohet me rritje të tensionit arterial dhe rrit mundësinë e goditjes së zemrës, rrit riskun për katarakte të syve si dhe një risk i lartë për shumë tipe të kancerit si ai i prostatës, kollonën, mushkërive etj. Studimet kanë treguar se prezenca e ndotjes së ajrit ndihet edhe me ngushtime bronkiale si dhe reduktim të vetë aktivitetit të mushkërive. Po ashtu, përdorimi i tepërt i kripës shkurton jetëgjatësinë dhe rrit probabilitetin për të dëmtuar mushkëritë. Shkencëtarët amerikanë pohojnë se çdo vit mund të shpëtohen 150.000 jetë njerëzish nëse industria ushqimore do të zvogëlojë sasinë e kripës, e cila i shtohet ushqimit. Kripa ka ndikim direkt në tensionin e gjakut i cili është i lidhur me një spektër të gjerë sëmundjesh mes të cilave edhe mushkëritë.
Rekomandimet
Për këtë kontingjent të sëmurësh këshillohet pushim për disa ditë në klimë malore, për shkak të gjelbërimit, ajrit më të pastër dhe temperaturave të mjedisit, që janë më të ulëta. Këtyre personave u rekomandohet të shëtisin një orë në mëngjes herët dhe në darkë vonë. Gjithashtu, këshillohet marrja e lëngjeve për të shtuar sasinë e gjakut qarkullues, që mund të ketë pasojë uljen e tensionit arterial. Të shmangen daljet dhe qëndrimet në diell duke preferuar shëtitjet në orët e para të mëngjesit, të shoqëruara me ushtrime të lehta gjimnastikore, sidomos të kraharorit. Të ndalohet përdorimi i duhanit dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura, ku pihet duhan. Po ashtu rekomandohet një meny e pasur me vitamina, me shumë kalori dhe që të përmbajë ushqime që treten lehtë. Këta pacientë duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj qëndrimit nën ventilatorë, kondicioner, përdorimin e pijeve të ftohta dhe shmangien nga korrentet e ajrit.
Këshilla
-Zvogëloni sasinë e kripës në dietë
-Jetoni në një qytet që ka ndotje të ulët
-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër
-Mos përdorni duhan
-Mos jetoni, apo flini në një dhomë me duhanpirës
-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supa për shpëlarjen e mushkërive
-Vraponi të paktën 10 minuta në mëngjes, në ajër të pastër
Sëmundjet e mushkërive
-Sëmundja obstruktive kronike
-Pneumonia
-Hipoksemia
-Sarkoidoza
-Sëmundja restriktive
-Sëmundjet vaskulare
-Tuberkulozi
-Tumoret e mushkërive
-Tumoret mediastinale
-Bronchiolitis akut
Si duhet përdorur pompa e ilaçeve
Çfarë është një inhaler me doza metrike (pompa)
Shumë nga ilaçet ndodhen në kanistra të vogla prej metali që spërkasin ilaçin në mushkëritë tuaja. Këto quhen inhaler me doza metrike. Disa njerëz i quajnë ato “pompa”. Pompa spërkat ilaçin në sasinë e duhur që ju ta thithni atë. Ju zakonisht merrni një ose dy pufe (pompime). Midis pufeve ju duhet të prisni 30 sekonda deri në një minutë. Të thithësh ilaçet me anë të frymëmarrjes është një mënyrë e mirë për t’i marrë ato pasi ato kalojnë në tubat e frymëmarrjes me shpejtësi. Nëse merrni një ilaç kokërr do të duhet një kohë më e gjatë për atë që të shfaqi efektin e tij.
Ja disa nga mënyrat e thjeshta të përdorimit:
-Shkundeni pompën mirë për të përzierë ilaçin
-Hiqni kapakun nga pjesa e gojës dhe mbajeni pjesën e gojës para gojës
-Nxirrni gjithë ajrin nga mushkëritë jashtë
-Filloni të merrni frymë ngadalë dhe në të njëjtën kohë shtyp pompën për të nxjerrë një dozë (puf) të ilaçit në gojë
-Vazhdoni të merrni frymë përsëri. Frymëmarrja juaj do të sjelli ilaçin në mushkëritë tuaja
-Mbyllni gojën dhe mbani frymën për pesë ose 10 sekonda përpara se të lini ajrin që thithet të dali nga buzët. Kjo ju ndihmon të siguroheni ta keni marrë të gjithë ilaçin Nëse doktori juaj ju ka thënë të merrni dy pufe, prisni 30 sekonda deri në një minutë midis pufeve. Me këtë mënyrë pufi i parë hap rrugët e frymëmarrjes dhe i dyti funksionon më mirë
Çfarë është një “spacer”
Këto janë tuba ose çanta të ngjitura pas një pompe. Ato veprojnë si një dhomë mbajtëse nga e cila ilaçi mund të merret më mirë. Spërkatni ilaçin në këtë dhomë para se të merrni frymë dhe juve nuk ju duhet të koordinoni shtypjen e pompës me thithjen në të njëjtën kohë. Merrni frymë ngadalë. Ky mjet ul gjithashtu refleksin e të kollituri që mund të shkaktohet nga spërkatja në fyt. Ka disa inhaler të rinj në formën e pudrës së thatë që aktivizohen vetëm nga ju. Këto janë më të lehtë për t’u përdorur. Juve nuk ju duhet të koordinoni spërkatjen dhe frymëmarrjen në të njëjtën kohë.
Kontaktoni doktorin nëse:
-Nëse pompa nuk ju lehtëson më
-Nëse keni akoma vështirësi në frymëmarrje edhe pse keni përdorur pompën
-Ose nëse keni: Rrahje të shpeshta të zemrës
-Ndjesi të vjelli, dhimbje stomaku, diarre ose vjellje o —Probleme me gjumin
-Dhimbje koke
-Kontraktim muskujsh (ngërçi)
tiranaobserver
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply