Njerëzit nuk bëjnë asnjëherë asgjë që është jashtë karaterit të tyre. Ata mund të bëjnë gjëra larg pritshmërive tuaja, por ajo që ata bëjnë tregon në fakt se cilët janë në të vërtetë. Mos kini asnjëherë pritshmëri më shumë nga sa e dini se ata vlejnë. Ajo që ata janë nuk është ajo që ata thonë dhe as ajo që ata parashikojnë të jenë, por ajo që tregojnë me vepra. Jini të ndershëm, faluni puthje atyre që doni, thoni “faleminderit”, “të dua” dhe shumë gjëra të tjera të bukura. Duajeni jetën dhe atë që keni, nuk është një kërkim i rastësishëm për qëllimin tuaj dhe bëjeni sa më mirë të jetë e mundshme. Ëndërrimet kanë shumë rëndësi – ata ju lejojnë të bëheni ai që keni ëndërruar të jeni. Falni – sepse ju çliron shpirtin! Shikoni cilët janë njerëzit e veçantë që ju keni fatin e madh që ti njihni. Rrethojeni veten me ata që ju bëjnë të lumtur, ata që ju bëjnë të ndiheni mirë, dhe me ata që ju ndihmojnë në momentet kur keni nevojë. Ata janë njerëzit që nuk përfitojnë asnjëherë nga ju dhe që kujdesen për mirëqënien tuaj. Ata janë të vetmit që vlejnë të jenë pjesë e jetës tuaj. Gjithë të tjetër janë thjesht kalimtarë. Mësoni që ta mbani gjuhën dhe të flisni në momentin e duhur, në kohën e përshtatshme, sepse mund të jetë shumë e rëndësishme për të mbajtur një marrëdhënie. Kur jeni të mërzitur, mund të thoni gjëra që nuk janë të vërteta. Kjo nuk është shumë e thjeshtë për tu kapërcyer, por duhet që të keni durim që të dilni të fituar.Në një moment të caktuar do të kuptoni që keni bërë shumë për dikë – që hapi tjetër i mundshëm do të jetë duke mos i përndiqni më – mos i ngacmoni më dhe largohuni prej tyre. Kjo nuk do të thotë se po hiqni dorë, dhe as që nuk po përpiqeni më, por thjesht që duhet të dalloni vendosshmërinë për të mos rënë në dëshpërim. Ajo që është e juaja do të jetë e juaja patjetër, ndonëse me pak sforcim, dhe ajo që nuk është e juaja, sado që të përpiqeni, nuk do të jetë asnjëherë. Është gjithmonë shumë herët për të hequr dorë. Duhet të vazhdoni të merni frymë, edhe nëse janë vetëm gulçima. Vazhdoni të përpiqeni për të arritur ëndrrat tuaja, sado të vogla qofshin. Pranojeni faktin që nëse nuk kaloni disa sfida, ka gjithmonë një shans për të humbur, por nëse nuk luftoni fare, jeni të humbur.
Qendra e Mendimit Pozitiv
http://www.77news.al/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply