Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur shpesh herë se pandemia e Covid-19 është konspiracion dhe se njerëzit nuk duhet të frikësohen.
Këto deklarata të saj, Kryemadhi i ka sqaruar dhe sonte në “Open”, ku shtoi se virusi është prodhuar në një laborator në Kinë dhe sipas saj, ideja ishte që të krijohej një armë e vrasjes në masë.
“E dimë të gjithë se koronavirusi është prodhuar nga një laborator në Kinë, prandaj ka përplasje mes SHBA dhe Kinës. Ideja e koronavirusit kishte idenë e një arme të vrasjes në masë.
Unë nuk mendoj se është një virus si ebola dhe gripi i derrit, nuk është bakterologjik, por sintetik, prandaj bota është konfuze. Ky është mendimi im dhe nuk ma ndryshon as Karlo dhe as presidenti Donald Trump”, deklaroi Kryemadhi./CNA.al


Leave a Reply