![]()
Nëse keni një kopsht, një ide e mirë mund të jetë ajo që ta pajisni me një skarë, në mënyrë që të shijoni ditët e bukura me diell duke organizuar dreka me skarë në ajër të pastër.
Gjëja e parë që duhet të bëni përpara se t’i hyni punimeve, është të zgjidhni vendin ku do ta ndërtoni skarën: jo të gjitha vendet e kopshtit tuaj janë të përshtatshme, prandaj preferoni një zonë me pak erë dhe larg nga degët e thata apo nga materiale që mund të digjen me lehtësi.
Në se nuk ia thoni për tulla dhe llaç, ideja e duhur është ajo që të vendosni për një skarë shumë të thjeshtë, pothuajse primitive në strukturën e saj, me dy kolona anësore për të kufizuar hapësirën qendrore që do të jetë në funksion të mbledhjes së hirit dhe të ajrosjes, një bazë ku do të mblidhet druri dhe karboni, një kat ku do të mbështetet skara dhe një kat i thjeshtë për të mbështetur sendet si enët e kuzhinës, erëzat, vaji etj etj.
Si të ndërtojmë një skarë:
Nevojiten:
• pluhur çimento
• tulla
• pllakë e madhe guri ose material pjekje i trashë 3-4 cm
• skarë hekuri e trashë 2 cm
• kaci
• boshte druri
• nivelues
Ndërtimi:
• Gjëja e parë që duhet të bëni është të shënoni perimetrin e skarës mbi sheshin mbështetës, për të kaluar në ndërtimin e mureve anësorë me tulla mbi të cilët do të mbështetet skara.
• Për të përgatitur llaçin duhet të bashkoni 3 pjesë rërë me 1 pjesë çimento, shtoni ujë derisa të trashet.
• Dorë mbas dorë që ndërtohet muri, kontrolloni gjithmonë me nivelues që muret të jenë në të njëjtin nivel dhe mbushni me llaç nëse nuk janë të barabartë.
• Kur muret të kenë arritur lartësinë 60 cm, vendosni tulla vetëm nga pjesa e jashtme e murit, sepse nga brenda do të vendosni pllakën e gurit.
• Fiksoni pllakën me llaç, shtoni tre shtresa të tjera me tulla, dhe në shtresën e katërt vendosni vetëm tullën e jashtme, me qëllim që në brendësi të vendosni skarën.
Living.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply