Tim Vögel, i dashuri i ri i modeles shqiptare, është trashëgimtar i një pasurie familjare disa milionë dollarëshe.
Emri i saj ka kohë që përflitet nëpër mediat botërore, jo për ndonjë lidhje dashurie, por për skandalet e zhveshjes, si dhe suksesin e saj në fushën e modës. Javë më parë, në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama”, vëllai i supermodeles rrëfeu jetën e saj private, duke thënë se tri familje mbretërore i kanë kërkuar dorën, por ajo i ka refuzuar. Angela Martini, supermodelja me origjinë shqiptare e cila po bën karrierë në Amerikë dhe që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe”, përfundimisht është e dashuruar. Këtë fakt e ka pranuar në një bisedë të realizuar për portalin e njohur zviceran “20 minuta”. “Tani është zyrtare, e gjitha ndodhi shumë shpejt”, ka qenë fillimi i bisedës së Martinit për mediat zvicerane. Takimi i saj me të dashurin ka ndodhur vitin e kaluar në dhjetor, në Small World në Gstaad të Zvicrës gjatë hapjes së sezonit dimëror atje, ku edhe Angela pati një skandal të vogël, ku fustani i kuq i saj i kishte zbuluar gjoksin. Lidhjen e dashurisë e ka konfirmuar edhe menaxheri i Angelës,
Në foto: I dashuri i Martinit me Paris Hilton
Farah de Tomi, duke thënë se janë ende në fillim të lidhjes. “Po, Tim Vögel dhe Angela Martini janë çift”. “Ishte dashuri me shikim të parë. Më gëzoi fakti se ishte familjarisht atje, edhe pse ne njihemi prej një kohe të gjatë. Ka gati një muaj që jemi bashkë dhe unë jam shumë e lumtur në dashuri. Gëzojmë çdo moment së bashku. Jam shumë e lumtur në dashuri, aktualisht jam në Majami dhe po punoj, por Tim është këtu dhe gjithë kohës jemi së bashku”, ka theksuar Angela në prononcimin e saj të parë mbi jetën private. “Për Tim është hera e parë që gjendet këtu, sepse dhe ai ka miq, ka një javë që shijojmë lidhjen tonë nën hijen e palmave”, shton më tej Martini, duke treguar edhe sekretin që mban në vete 22-vjeçari zviceran, trashëgimtar i shumë pasurive të patundshme. “Unë dhe Tim nuk kemi ndonjë sekret. Unë e dashuroj ndershmërinë e tij se ai ka një zemër shumë të mirë. Mendoj që të vazhdoj me modelizmin edhe një kohë të gjatë, pasi për momentin e kam të ardhmen optimiste. Edhe pse jetoj në Nju Jork e ai në Londër, nuk jemi të shqetësuar aspak, sepse jemi gjithmonë në lëvizje. Jemi me fat që kemi njohur njëri-tjetrin dhe takohemi sa herë duam”, përfundon bisedën supermodelja e njohur, Angela
Në foto: Angela Martini dhe Tim Vogel, i dashuri i ri
Martini. Në anën tjetër, gjatë hulumtimeve që kemi bërë mbi trashëgimtarin e tekstilit, 22-vjeçari Tim Vögel para se të lidhet me Angelën, në krah kishte pasur trashëgimtaren tjetër të hoteleve, bukuroshen e njohur Paris Hilton. Lidhja e tyre ishte zbuluar pak muaj më herët, kur çifti i njohur kishte udhëtuar me avion privat për të shijuar një fundjavë në San Trope. Por Tim dhe Paris ishin kapur mat shpesh herë nëpër diskoteka, teksa argëtoheshin së bashku, por 31 vjeçares Hilton nuk i bëhej aspak vonë se ishte në lidhje me një mashkull 10 vite më të ri. Madje, një herë është dashur që 3 truproja t’i çojnë në shtëpi në orën 5:00 të mëngjesit, për shkak se që të dy kishin qenë të dehur. Tim është nipi i themeluesit të kompanisë Charles Vögel (79 vjeç) dhe pasuria e tyre konsiderohet me një bilanc vjetor prej 400-500 milionë eurosh, kurse Land Rover janë makinat e tij të preferuara.
Në foto: Futbollisti Pajtim Kasami, ish-i dashuri i Martinit
REAGON ISH-I DASHURI: PËR KARRIERË ANGELA BËN GJITHÇKA
“Ajo nuk preokupohet nëse je i ri apo i vjetër, i bukur apo i shëmtuar, i bardhë apo i zi, me rëndësi për të është të jesh i suksesshëm dhe të kesh para, pasi ajo bën gjithçka për karrierë”, kështu ka deklaruar për mediat në Zvicër Pajtim Kasami, futbollisti i njohur 22-vjeçar, i cili vetëm katër javë më parë ka përfunduar lidhjen e dashurisë me Angela Martinin. Siç duket, meshkujt më të rinj janë gjah i supermodeles Martini, pasi edhe i dashuri i ri, milioneri Tim Vögel, është vetëm 22 vjeç. “Ne kishim afërsisht tre muaj lidhje dashurie. Është e kotë tani të harxhoj fjalët e bukura për të, por nuk ndihem xheloz për këtë fakt. Unë besoj se Angela është e ndryshueshme, nuk mund të qëndrojë në një lidhje. Ky kapitull për mua është i mbyllur, shpresoj që ajo të jetë e kënaqur me atë që është duke bërë”, ka theksuar futbollisti Kasami. Po kush është djaloshi i pashëm me të cilin Angela kishte një lidhje sekrete prej 3 muajsh? I lindur në vitin 1992 në Strugë, Pajtim Kasami me profesion futbollist i Zvicrës, për momentin luan në ekipin e Fulham në Premier Ligën angleze. Karriera e tij sportive ka filluar në vitin 2003 për ekipin e Winterthur, para se t’i bashkohet ekipit të Grasshoppers në vitin 2008, ku në të njëjtin vit ka luajtur edhe për Liverpool. Në vitin 2009, Pajtimi zhvendoset të luajë në Serinë A te Lazio. Në dhjetor të vitit 2009, Kasami rikthehet përsëri në Zvicër për të luajtur në ekipin e Bellinzonës, për të firmosur një kontratë deri në vitin 2011. Në mars të vitit të kaluar, ai ka filluar karrierën profesioniste duke iu bashkuar futbollit zviceran.
BLERAND REXHEPI
www.panorama.com.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply