Realiteti shqetësues, me të cilin pacientët përballen prej shumë vitesh; ndërsa kryeministri e ka quajtur “Zhvillim modern”, lyerjen e fasadave, ndërrimin dyshekëve, rubinetave e lavamaneve në spitale dhe urgjenca.
Nuk janë “plagë” të reja, por të vjetra, të lëna e të “mahisura” nga një qeverisje në tjetrën; shkatërruar nga drejtues institucionesh, shërbimesh e qendrash mjekësore, nga jo mjekë, por militantë partie sekserë e hajdutë fondesh; dhe me ministra e kryeministra pazarxhinj, në krye të tyre.
Duhet pranuar, se sistemi shëndetësor në Shqipëri, ka profesionistë të kompletuar në shërbim, por është me infrastrukturë, teknologji e logjistikë dhe rrjet qendrash, në nivel mjekësie ambulatore; sidomos në qarqet periferike, ku nuk ka as mjekë specialitetesh, pa përmendur zonat rurale, ku dihet se çfarë primitivizmi ka mjekësia atje.
Ja çfarë mjekësie aktuale kemi:
Kemi spitale e qendra spitalore, pa pajisje mjekësore emergjencash.
Nuk ka mjekë e infermierë, sipas raportit minimal me numrin e pacientëve e të popullatës.
Farmacitë private dhe famacitë spitalore, janë të mbushura me ilaçe të skaduara.
Afro 80% e pacientëve të emergjencave, i blejnë privatisht, ilaçet e materialet mjeksore.
Ka urgjenca me pak shtretër e me pak mjekë dhe infermierë, rastet trajtohen nëpër korridore.
Spitalet janë me ushqim “kazani ushtrie”, pa asnjë vlerë ushqyese e në shkelje të plotë, të protokolleve të trajtimit, pa iu përshtatuar dietës së sëmundjeve.
Në zonat rurale, ka 1 mjek për 23 mijë banorë, në 3-4 komuna bashkë.
Në qytete e rrethe, spitalet janë mbyllur e kthyer në ambulanca ditore pa urgjencë, ndërsa shërbimi bëhet në qndrat e prefekturave.
Kemi spitale, ku pacientët detyrohen të sjellin nga shtëpia ushqimet, pajisjet personale dhe pajisjet e fjetjes.
Kemi spitale, me dhoma e tualete kolektive dhe ujë me… orar e të ndotur.
Në këtë emergjencë epidemie, kemi sistem shëndetësor, me 9 auto-ambulanca, për afro 1 milionë banorë të Tiranës.
Në këtë emergjencë epidemie, kemi sistem shëndetësor, pa rezerva maskash e dorezazh “medicale”; sa nuk plotësohen as nevojat e stafeve mjekësore të betejës “Anti-Koronavirus”.
Në këtë emergjencë epidemie, kemi qeveri që nuk ka fuqi finaciare të përballojë dhënien falas për populatën, të vitaminave “C-D”, sepse nuk ka fondje, por edhe duhen shitur stoqet në farmacitë private të zyrtarëve të lartë të shëndetësisë dhe politikanëve.
Në këtë emergjencë epidemie, kemi buxhet që akordon vetëm 3 milionë euro fonde, kur çdo muaj i jep 1.1 milion Euro Vilma Nushit për PPP-në fantazmë të “Check-up”.
Në këtë emergjencë epidemie, kemi buxhet që jep 8 milionë euro në vit, për PPP-në e Pajisjeve Mjekësore; por lë pacientët pa Pajisje Mjeksore Respiratore.
U desh të na sulmonte “Koronavirus”, që të konfirmoheshin mangësite e shumta e të theksuara në mjekësinë shqiptare; që media e qytetarët i kanë denoncuar; por janë shpërfillur e kërcënuar.
Tashmë, këto u pranuan me heshtje; edhe nga vetë kryeministri “lustraxhi”, i ngujuar në “sarajet bunker”; i cili, që deri në datën 8 mars 2020 kur u vetë-dorëzua, quante “Zhvillim modern”, lyerjen e fasadave, ndërrimin dyshekëve, rubinetave e lavamaneve në spitale dhe urgjenca./Pamfleti


Leave a Reply