Cilat do të jenë politikat e Presidentit Trump ndaj shqiptarëve? Flet ish-kongresmeni amerikan Joseph J. Dioguardi: Do të lobojmë fort në Kongres Nga Saimir Sulaj / Gazetar në Washington, D.C. Në Klubin e Republikanëve në Kongresin Amerikan ka shumë lëvizje këtë mesditë, vetëm disa ditë pasi një republikan, edhe pse i pambështetur nga figurat kryesore të partisë, arriti të fitojë zgjedhjet si president i ri i SHBA-ve. Presidenti Trump ndodhet në katin e katërt të ndërtesës duke drekuar me Paul Ryan, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa ne jemi në katin e dytë me një nga lobistët më të fortë të çështjes shqiptare në Washigton, ish-kongresmenin amerikan me origjinë arbëreshe, Joseph J. Dioguardi dhe gruan e tij Shirley. Dioguardi hedh poshtë zërat se presidenti i ri Trump nuk i do shqiptarët apo se ka ndikim nga sllavët, por gjithsesi ai thotë se duhet punë për t’i ndryshuar atij mendimin që mund të ketë për shqiptarët, të cilët janë të punësuar në bizneset e tij, kryesisht si portierë apo roje sigurimi. Kongresmen DioGuardi, Shtetet e Bashkuara kanë tashmë Presidentin e zgjedhur, zotin Donald Trump. Është thënë se Donald Trump është një president amerikan pro-sllav. A ekziston frika se ai do të mbajë qëndrime gjithnjë e më shumë pro Serbisë dhe gjithnjë e më pak pro shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti?
Jam gjithnjë i lumtur të dëgjoj se këtu në SHBA ka të rinj shqiptarë që përpiqen të bëjnë mirë me jetët e tyre dhe që përpiqen të lidhen me njerëz si unë dhe bashkëshortja ime Shirley dhe me qeverinë amerikane në mënyrë që të bëjnë atë që duhet bërë për të vazhduar për të ndihmuar shqiptarët. Përsa i takon pyetjes suaj, është interesante që kjo pyetje vjen sot nga ju, sepse një artikull gazete u publikua në Beograd në sllavisht dhe unë kam marrë shumë telefonata nga shqiptarët që më thonin: “Joe, e ke lexuar artikullin ku duket se Trump mbështet sllavët?” Kështu që unë menjëherë i telefonova zyrës së Trump në New York dhe fola me shefen e stafit të tij, asistenten e tij personale, për t’i thënë “Rona, diçka nuk po shkon këtu dhe unë nuk mund ta besoj këtë sepse e di që Donald ka kaq shumë shqiptarë që punojnë për të në ndërtesat e tij. Ai më tha njëherë se është kaq i lumtur sepse mund t’u besojë atyre. Në kompaninë e tij punojnë roje sigurimi. Dhjetë mijë shqiptarë që janë të regjistruar në sindikatë, si roje sigurimi, portierë të ndërtesave, menaxherë të ndërtesave në Park Avenue, Fifth Avenue dhe Madison Avenue në New York, në të gjitha vendet e rëndësishme të miqve tanë hebrenj, punojnë shqiptarë. Dhe unë kam shfrytëzuar mundësinë që t’i tregoj këtij komuniteti hebre gjatë luftës në Kosovë dhe më herët që ju nuk e dini se sa të mirë janë shqiptarët. Ja ku është historia se si ata kanë shpëtuar çifutët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ja çfarë po ju bën atyre tashmë Millosheviçi. Gjithashtu u kam shpërndarë memorandumin e Çubriloviçit të vitit 1937 që tregon se si ata kishin planifikuar të shfarosnin shqiptarët. Pra, unë e njoh shumë mirë këtë sindikatë dhe Donald Trump e njeh po ashtu. Ai ka shqiptarë që punojnë kudo në ndërtesat e tij në New York. Kështu që unë telefonova ndihmësen e tij personale për ta pyetur se si mund të ketë ndodhur që Donald ta ketë bërë këtë. Por Rona m’u përgjigj: Joe, ne e kemi dëgjuar këtë histori, por nuk ka dalë nga ne. Dikush e ka stisur. Ky është një artikull telefonatash. Kjo nuk ka dalë nga ne. Siç duket, dikush nga komuniteti sllav në Chicago po përpiqet ta bëjë të duket sikur ne po mbështesim sllavët, por kjo nuk është e vërtetë.” Si mendoni se do të jenë marrëdhëniet mes Shqipërisë, shqiptarëve dhe presidentit të ri? Për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe Donald Trump, mbetet për t’u parë. Unë dhe bashkëshortja ime Shirley do të na duhet të bëjmë punën tonë që të sigurohemi që ai të mësojë se shqiptarët nuk janë vetëm portierë ndërtesash dhe roje sigurimi, por që janë njerëz që ende po vuajnë në Ballkan për shkak të dominimit sllav dhe nga korrupsioni nga vetë shqiptarët dhe nga sllavët, në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Kjo është një punë ende e pambaruar. Ne duhet të sigurohemi që t’i shpjegojmë atij që shqiptarët kanë nevojë për vëmendjen e tij. Duhet të kujtojmë se si president ai ka shumë çështje të mëdha: Ai kërkon të ndryshojë planin shëndetësor në SHBA, kërkon të ndryshojë ligjin e taksave, kërkon të punojë për infrastrukturën e Amerikës, kërkon që të ndryshojë rregullat për emigracionin. Tani ne po përpiqemi që të shtojë edhe një plan të tjetër për të, që të ndihmojë edhe shqiptarët. Kjo është ajo çka ne duhet të bëjmë. Prandaj, unë, së bashku me bashkëshorten time Shirley, vijmë në Washington. Prandaj ne kemi Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Është e vetmja organizatë lobuese e regjistruar në Washington, për të gjithë Amerikën. Ne e shfrytëzojmë këtë ligë për të lobuar në Departamentin e Shtetit dhe në Kongres. Më lejoni që të ndaloj pak këtu. Shqiptarët nuk e dinë ende se sa të zotë jemi unë dhe Shirley në këtë punë. Ata janë kaq shumë të mësuar me sistemin parlamentar atje ku një parti kontrollon gjithçka. Dhe ata mendojnë, Obama është president dhe çfarë mund të bëjë Joe DioGuardi për këtë. Obama është president demokrat dhe DioGuardi është republikan. Ata duhet të dinë se gruaja ime Shirley është demokrate, kështu që ne gëzojmë respekt këtu në Washington sepse ne prezantojmë të dyja partitë. Dhe kjo është e rëndësishme për shqiptarët, në lidhje me sesi duhet vepruar në Washington. Obama nuk na dëmtoi ne. Nuk ka rëndësi se kush është president. Nëse do të më telefononit përpara se Trump të zgjidhej president dhe të më thonit: “Joe, çfarë duhet bërë tani me presidentin e ri?” Unë do t’ju përgjigjesha se nuk kemi përse të shqetësohemi. Ne nuk na intereson se kush është president. Ne duhet të përdorim fuqinë në Kongres. Këtu nuk funksionon si me Parlamentin në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni ku një parti kontrollon gjithçka. Ne kemi miq në Senat, siç është senatori John McCain. Ai është mik yni. Unë isha i shqetësuar për rizgjedhjen e tij. Lajmi i mirë është se ai u rizgjodh me një rezultat të thellë. Ne e dimë se tashmë ai do të drejtojë Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Senat, që është një komitet shumë i rëndësishëm për të pasur miq pjesëtarë të tij. McCain do të kontrollojë atë komitet. Dhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres ne ende kemi Dana Rohrabacher që ka qenë më i miri dhe ka shërbyer si të ishte një armë automatike. Ne kemi njerëz që nxjerrin fjalët siç dalin plumbat nga një armë automatike, në momentin që kemi nevojë për ta, për një çështje të drejtë. Dhe Dana Rohrabacher ka qenë një njeri i tillë së bashku me drejtues komitetesh në Dhomën e Përfaqësuesve. Drejtues të tjerë kanë qenë kongresmenë të njohur si Ben Gilman, Tom Lantos apo Harry Hyde. Por tashmë ata nuk janë më. Harry Hyde dhe Tom Lantos kanë vdekur. Ndërsa Gilman është 94 vjeç dhe është në një shtëpi për të moshuar. Por kemi drejtues të rinj dhe po punojmë me të. Pra, çështja është se duhet gjetur mbështetja në Kongres. SPONSORED CONTENT Du vil ikke møde sådanne skønheder på gaden! Localdailytrends Smukke russiske prinsesser vil gøre noget for at overraske dig Localdailytrends Teodor Kolokotroni, shqiptari që i dha lirinë Greqisë… – “Kastriotët.AL” Tusindvis af lækre kvinder leder efter elskere! Dating Ne kemi marrë fuqi nga Kongresi, pavarësisht se kush ka qenë president. Madje edhe kur Clinton ishte President. Njerëzit mendojnë se Clinton bëri shumë. Jo. Pa trysninë tonë ai nuk do të lejonte kurrë bombardimet në Serbi. Por kur ne i dorëzuam një milion firma kongresmenit Harry Hyde për t’ia dhënë presidentit Bush, ai e dërgoi peticionin në Shtëpinë e Bardhë në 2006-2007 dhe ishte George W. Bush herën e parë dhe jo Bill Clinton që deklaroi pavarësinë për Kosovën. Por ju nuk e dëgjoni këtë nga Hashim Thaçi. Ju nuk e dëgjoni këtë nga politikanë shqiptarë të tjerë që duan t’ju bëjnë të besoni se ata kanë lidhje më të mira njohjesh në Washington. Çdo shqiptar e di se çfarë ka bërë Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij për shqiptarët gjatë tridhjetë viteve të fundit. Çfarë po bëjnë Joe dhe Shirley në ditët e sotme? Ne po bëjmë të njëjtën gjë. Shqiptarët nuk i kanë zgjidhur ende problemet e tyre. Kosova është e pavarur vetëm në letër. Pavarësia ekziston vetëm si fjalë. Ku është pavarësia e Kosovës kur ata nuk lejojnë shqiptarë të rinj, të zgjuar dhe të shkolluar që të mbajnë fjalime në vendet e Europës perëndimore sepse ende nuk kanë marrë liberalizimin e vizave ngaqë serbët e kanë bllokuar. Hashim Thaçi dhe liderët e tjerë nuk po e ngrenë zërin sa duhet për ta fituar liberalizimin e vizave. Ku është pavarësia ku pesë nga njëzetetetë vende të Bashkimit Europian ende nuk e njohin Kosovën. As Serbia dhe Greqia që janë fqinje nuk e njohin. Përse? Sepse janë të besimit orthodoks dhe shqiptarët janë kryesisht myslimanë? Është kjo një arsye e mirë, kur ne e dimë se shqiptarët janë populli më tolerant në të gjithë Europën? Që janë legjendë për këtë, sepse ende ka hebrenj në Shqipëri që kanë jetuar aty për mijëra vite, së paku që prej djegies së tempullit të dytë në vitin 7 para Krishtit. Ne e dimë se atje ka të krishterë orthodoksë, ka të krishterë katolikë, ka edhe myslimanë. Por bota harron se rreth gjashtëqind vjet më parë, paraardhësit e mi arbëreshë, dhjetëra mijëra, u detyruan të largoheshin nga Shqipëria, kur turqit e pushtuan atë. Ata u vendosën vetëm rreth 65 kilometra larg Mbretërisë së Napolit, sepse nuk ekzistonte shteti i Italisë ende. Italia u bashkua në vitin 1861 dhe i takoi një arbëreshi, Francesco Crispi-t që të jetë kryeministri i parë i Italisë. Ne duhet të njohim historinë tonë. Ja përse Shirley dhe unë shkuam në Romë për Nënë Terezën së fundmi për të bërë një libër, për të edukuar italianët mbi historinë. Jo vetëm amerikanët dhe shqiptarët, por italianët, se sa të mirë kanë qenë shqiptarët për 550 vite. Por edhe italianët ishin të mirë me ne dhe e di përse, sepse ata na lejuan ne që të ruajmë gjuhën tonë. Ndërsa turqit po përpiqeshin të na e merrnin, ne kishim murgun Jeronim de Rada që shkruante në shqip. Pra, ata e dinin se cilët ishin shqiptarët. Ne duhet të kuptojmë që shqiptarët kanë qenë viktima të dizinformimit. Shirley dhe unë po përpiqemi fort që ta ndryshojmë këtë. Po përpiqemi të ndërtojmë imazhin e shqiptarëve jo vetëm këtu në Washington, por edhe në Itali dhe kur shkojmë në vende të tjera europiane si në Berlin ku ishim para gjashtë muajsh dhe ne folëm me shqiptarë të rinj dhe të arsimuar që kishin formuar shoqatën e tyre. Ata na ftuan edhe ne për të folur në shkollën teknike të Berlinit dhe ne e bëmë këtë dhe ishte e mrekullueshme. Një nga gjërat kyç tani, siç thoni edhe ju, është se ne e bëmë këtë në të shkuarën por çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Do të bëjmë të njëjtën gjë. Do të edukojmë botën, veçanërisht këtu në Washington, se kush janë shqiptarët; përse ata kanë ende nevojë për ndihmën amerikane; përse janë populli më tolerant në Europë. T’i informojmë që të mos besojnë vetëm se çfarë thotë Joe DioGuardi, por shihni se çfarë kanë bërë shqiptarët. Mos dëgjoni se çfarë themi ne. Hebrenjtë e dinë tanimë. Ne kemi një libër, “Shpëtimi në Shqipëri”. Shirley dhe unë e shpërndamë kudo këtë libër. Dhe nuk do të kalojë gjatë kur qeveria e Izraelit do të njohë Kosovën. Ne po punojmë për këtë. Pak javë më parë janë hapur arkivat në Shqipëri dhe ne kemi lidhje të mira me njerëzit që punojnë atje, si ish-ambasadori në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, që tashmë është në Tiranë. Ai ka bërë një punë shumë të mirë me hapjen e atyre arkivave. Tashmë Izraeli ka dërguar profesorë atjë, për të gjetur emrat e shqiptarëve të tjerë që ne nuk i njohim që kanë shpëtuar hebrenjtë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Kjo sepse shumë prej atyre hebrenjve mbërritën në Shqipëri nga Kosova. Ata u nisën nga Europa për në Jugosllavi. Ata shkuan në Kosovë, por meqë nazistët kontrollonin Jugosllavinë dhe italianët Shqipërinë ata duhet të largoheshin larg nazistëve. Shqiptarët bënë të njëjtën gjë si amerikanët gjatë Luftës Civile. Amerikanët e mirë, nga veriu dhe nga jugu, edhe më herët se të hiqej skllavëria, i ndihmuan skllevërit të lëviznin në veri, dhe kjo u pagëzua me emrin Hekurudha e nëndheshme. Shqiptarët e krijuan këtë hekurudhë të nëndheshme për hebrenjtë që mbërritën në Kosovë. Ja përse janë mbase tre, katër apo pesë mijë shqiptarë, emrat e të cilëve ne nuk i dimë ende, që u zhvendosën nga Europa, në Kosovë e pastaj në Shqipëri. Unë jam shumë i lumtur që po ta tregoj këtë. Po punojmë për këtë gjithashtu dhe unë po shpresoj shumë, pasi ka kohë që merremi me këtë, Izraeli do ta njohë shumë shpejt Kosovën. Ju përmendët Kosovën dhe për atë pak që po bën qeveria për të shtuar njohjet. Çfarë mendoni për shqiptarët në Shqipëri dhe Maqedoni? A po bëjnë punë të mirë qeveritë atje? Për shqiptarët në Maqedoni, po flasim për një qeveri të kontrolluar nga sllavët përballë një minoriteti shumë të madh shqiptarësh. Ne e dimë se janë të paktën 800 mijë shqiptarë në Maqedoni. Ata janë të numëruar zyrtarisht, por nuk mund të besosh kurrë te sllavët kur vjen puna e numërimit të shqiptarëve, sepse ata ose i zhdukin dokumentet, ose publikojnë numër më të vogël. Ata thonë se shqiptarët përbëjnë 25 për qind të popullsisë. Ne e dimë se në Maqedoni janë dy milionë banorë. 25 për qind i bie të jenë rreth 500 mijë shqiptarë. Jo. Me shumë mundësi shqiptarët përbëjnë 40 për qind të popullsisë. Të paktën kaq. Unë mendoj se janë edhe më shumë madje. Nëse do të gjenim njerëz të pavarur që të bëjnë censusin. Unë jam përpjekur ta bëj këtë në vitin 1992. Me shumë mundësi ju nuk e dini. Vizitoni faqen tonë të internetit dhe do të shihni se si shkova atje në vitin 1992 në kohën kur shqiptarët organizuan referendumin për atë që e quajtën Ilirida Ata donin një republikë të ndarë, të cilën mund të kontrollonin. Ata nuk po kërkonin që të kishin një shtet të ndarë. Ata po thonin, përse jo, kur Jugosllavia kishte gjashtë republika dhe dy provinca ku Kosova ishte njëra prej tyre. Përse ne nuk mund të kemi të njëjtën gjë edhe në Maqedoni, të cilën mund ta kontrollojmë. Por edhe në Jugosllavi, shqiptarët keqtrajtoheshin sepse sllavët kontrollonin qeverinë në Beograd. Por tashmë ajo kohë ka ikur, ka mbaruar. Ne kemi një shtet të quajtur Kosovë. Ende nuk është shtet i përsosur sepse nuk kemi një qeveri efektive atje. Qeveria në Kosovë nuk po prezanton shqiptarët sepse nuk po i ndajnë ndershmërisht ato vende pune që ekzistojnë. Ka papunësi. Nuk ka zhvillim. Ka shumë korrupsion. Njerëzit po bëjnë shumë para nga kontratat për ndërtimin e rrugëve. Shikoni rrugën e bërë nga kompania Bechtel. Afërsisht një milliard dollarë të shpenzuar. Përse ajo kontratë nuk ju dha shqiptarëve. Përse duhet të punësonin njerëz të tjerë për ta bërë. Dhe përse ambasadori amerikan Dell fitoi një punë shumë të rëndësishme pasi ai bëri marrëveshjen me Bechtel dhe Thaçin. Dhe papritmas, kur lë detyrën e ambasadorit në Kosovë, fillon punë me pagë shumë të lartë në Afrikë si përfaqësues i Bechtel. Ne duhet t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve. Përse nuk u përgjigjet Hashim Thaçi këtyre pyetjeve? Përse është Joe DioGuardi ai që po drejton këto pyetje qeverisë këtu? Kjo duhet të vijë nga qeveria e Kosovës. Ne duhet të bëjmë të mundur që të kemi një demokraci të vërtetë në Kosovë. Jo që një parti të kontrollojë gjithçka duke i dhënë vetëm një punë një familjeje me pesëdhjetë anëtarë dhe të thotë që nëse doni të mbani punën, votoni që të pesëdhjetë anëtarët e familjes për mua. Nëse nuk votoni, atëherë ai njeri do ta humbasë punën dhe ne do t’ia japim dikujt tjetër. Jo. Mafia e bën këtë gjë, jo një shtet demokratik. Ky është mësimi që unë kam marrë si i lindur në Amerikë, edhe pse im atë ka lindur në Itali dhe ka ardhur këtu duke folur shqip si arbëresh, si dhe italiasht. Si duhet ta ndryshojmë këtë realitet? Në Kosovë dhe në Shqipëri, shqiptarët duhet ta ndryshojnë. Jo sllavët, të cilët nuk janë më aty. Përse ka kaq shumë korrupsion në Shqipëri dhe në Kosovë? Në Shqipëri do të mbajnë një Samit të Diasporës. Jam i lumtur që po përpiqen të bashkojnë njerëz nga e gjithë bota. Por çfarë është gjëja kryesore që Rama kërkon t’u thotë të gjithëve në atë samit? Ejani dhe investoni në Shqipëri. Ai duhet ta dijë se shqiptarët kanë investuar tashmë dhe kanë humbur shumë para. Ata nuk mund t’u besojnë gjykatësve, nuk mund t’i besojnë sistemit të drejtësisë. Më në fund ata thonë se do të kenë reformë në drejtësi. Berisha e ka bllokuar gjithmonë reformën në drejtësi. Ai mund të jetë edhe më keq se Rama, me aq sa di unë. Unë nuk kam qenë më atje prej vitesh dhe nuk dua të përfshihem në politikat e tyre. Përderisa nuk zhdukni korrupsionin, si mund t’u kërkoni shqiptarëve të diasporës që të vijnë e të investojnë? I njëjti problem qëndron edhe në Kosovë. Ne duhet të shohim se si përbëhen këto qeveri. Dhe po të isha unë në vendin e tyre do të thoja, e dini çfarë, ne nuk kemi nevojë për një sistem parlamentar. Le të kemi një sistem si në SHBA. Mund të kemi një sistem ku kemi presidentin, siç është Obama që vjen nga një parti. Pastaj mund të kemi dy dhoma Parlamenti, siç janë republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres dhe demokratët që kontrollonin Senatin dhe kemi edhe Gjykatën Supreme. Por le ta lëmë mënjanë Gjykatën Supreme, sepse ata janë aty vetëm për t’u siguruar që ligjet janë interpretuar drejt. Por nëse shohim sot, kemi presidentin e ri Trump republikan, kemi dhe dy dhomat e Kongresit që do të kontrollohen nga republikanët. Dhe duhet të mendojmë se tani do të bëjmë një punë edhe më të mirë, me republikanët në të gjitha këto nivele, sepse do të kemi liderët e rinj dhe shumë prej tyre që nuk janë të rinj. Por edhe bashkëshortja ime Shirley do të vazhdojë të punojë edhe me demokratët, siç është Chuck Schumer nga New York-u, i cili me shumë mundësi do të jetë lider në Senat dhe që është një nga miqtë tanë më të mirë. Sa herë në organizojmë darka në Neë York, Chuck Schuman është aty dhe falenderon shqiptarët për ndihmën që u kanë dhënë vëllezërve të tij hebrenj. Kur shërbenim bashkë në Kongres, ai më thoshte se në zonën e tij të Queens në New York, të gjithë ishin shqiptarë. “Portieri i ndërtesës ku unë jetoja ishte shqiptar dhe unë bëja shëtitje me biçikletë me shqiptarë” – më thoshte. Ai është shumë i mirë për ne dhe është mik. Do të ketë fuqi të madhe në Senat dhe me shumë mundësi do të jetë lider. Do ta kemi shumë të lehtë në Senat me të aty. Do ta kemi shumë më të lehtë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres me miqtë tanë atje. Kjo është mënyrë se si veprojmë ne dhe se si funksionon, kur vijmë këtu në Wshington. Duhet biseduar me stafin dhe duhet dokumentuar gjithçka. Është stafi që duhet kontaktuar, sepse ata e mbajnë gjithçka në rrugën e duhur. Gjithashtu, gjithsecili që ne shohim se po bën punën e duhur, ne rrisim fonde për ta për t’i ndihmuar që të rizgjidhen. Paratë nuk vijnë nga qeveria në Amerikë, por nga njerëzit. Ne duhet t’i mësojmë shqiptarët se si funksionon një demokraci e vërtetë dhe ky është shembulli më i mirë. Më kujtohet kur shkova në Shqipëri për të ndihmuar Berishën që të zgjidhet dhe të rrëzojë sistemin e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Dy herë. Herën e parë në vitin 1991 dhe unë drejtova delegacionin e monitoruesve të zgjedhjeve dhe ne e dinim se zgjedhjet nuk ishin të drejta sepse komunistët kontrollonin gjithçka, edhe median. Zëri i Popullit shkruante vetëm për Ramiz Alinë. Unë u ktheva dhe i tregova kongresmenit Lantos se ato zgjedhje nuk ishin të mira. Dhe ne thamë se zgjedhjet duhen mbajtur sërish. Departamenti i Shteti ra dakord me mua. Delegacioni i ish-kongresmenëve që unë drejtoja së bashku me ish-kongresmenin Bigna, gjithashtu. Ajo që ndodhi pastaj, është se ata thanë zyrtarisht që zgjedhjet nuk ishin të mira dhe duhen mbajtur sërish. Dhe ne na u desh të ktheheshim sërish në vitin 1992. Çfarë i thashë Berishës kur u ktheva për së dyti? Të lutem zoti Berisha, të lutem krijoni një sistem politik si në SHBA. Mos u mundo të miratosh një kushtetutë ndryshe. Bëj të njëjtën gjë si ne. Jo. Ai kishte idetë e tij. Ai donte të kontrollonte gjykatësit dhe sistemin e drejtësisë dhe tani ndodh që ka gjithë atë korrupsion. Sepse njerëzit thonë mund të marrim një avokat për një copë letër që na duhet dhe paguajnë gjykatësin që ta marrin atë copë letër dhe ky quhet korrupsion. /mapo.al/


Leave a Reply