Mund të falenderojmë në shumë mënyra, mund të falenderojmë me një dhuratë simbolike, e më shumë se kaq, falenderojmë kur ndihemi mirënjohës. Mirënjohja është dhuratë me vlerë, kur shprehet. Sot, 6.02.2020, DITA NDËRKOMBËTARE E ZGJEDHJEVE, në këtë të enjtje, në javën e parë të shkurtit,
mbjellja e Drurit të Ullirit, Lule Manjolës dhe Mimozës janë një triadë e bukur në lulishten e institucionit të KQZ-së.
Pra, kjo DHURATË SIMBOLIKE, e imja, është shprehje e mirënjohjes për të gjthë ju, dashamirësit e mi, në këtë ditë të shënuar.
Viti 2020, përkon në:
• vitin e 25 të punës sime, që merrem me zgjedhjet;
• vitin e 20-të të krijimit të institucionit të KQZ-së;
• vitin e 19 që punoj në KQZ dhe
• vitin e 11 si Shefe Trajnimi.
Rrugëtimi im jetësor, 6 dekada, ka pikënisjen e tij në këtë javë të parë të shkurtit.
I theksova këto vite, se unë besoj te fati dhe numerologjia…Por Jeta është e padrejtë dhe nuk të jep atë që do, në çdo rast. Jeta të ofron eksperiencën që do të të zgjojë nga gjumi, që të bën më të fortë, më të aftë për t’u përballur me sfidat.
Mbështetja dhe bashkëpunimi ka qënë me ulje ngritjet e saj për përballimin e sfidave.
Gjithsesi, Punën time e konsideroj të suksesshme, një pasuri (Strategji trajnimi, Manuale për të gjitha nivelet e administratës zgjedhore, modulet për administrimin zgjedhor dhe funksione të veçanta, modulet për të gjtha target grupet dhe të interesuarit, e tjera) me miq e shokë.
Dashuria për punën, pasioni dhe përkushtimi për të, më bënë që ndonjëherë të lë pas dore, të afërmit e mi, pa të cilët nuk do mundja në këto vite pune.
Ndaj dua sot, të shpreh mirënjohje edhe për ju, të afërm ( Motrave, Nipërve, Mbesave), miq e dashamirës të mi, që jeni krah meje, e në veçanti Nënës Time (Gjinovefa Numani/Salepi), pa mësimet dhe shembullin e Saj, asgjë prej këtyre nuk do të kish ndodhur.
Sot, konkursin që u zhvillua midis maturantëve të shkollave të mesme “Qemal Stafa“ dhe “A.Z.Çajupi“, aktivitet të cilën e organizova dhe drejtova në KQZ, në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, e mbylla me foto e mesazh:
• Ulliri, simbol i trashëgimisë;
• Lule Manjola (“Lule mos më prek“, si e quajmë ne, Beratasit), simbol i besnikërisë;
• Lule Mimoza, e vetmja lule në këtë ditë të shkurtit që çel, simbol i të ardhmes, lumturisë kolektive, lumturise në familjet tuaja.
Shkruar nga Etleva Numani


Leave a Reply