Kush ka ende dyshimin më të vogël se qeveria e Edi Ramës është më e korruptuara në kontinentin evropian, le të lexojë raportet e përvitshme të Transparency Internacional, organizata më prestigjoze dhe e besueshme në botë, e cila monitoron dhe publikon zhvillimin e korrupsionit në të gjithë botën.Sipas raportit të fundit të Transparency International, Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës dhe të bandës së tij të hajdutëve, betim që gjatë vitit 2019, ka humbur 7 vende në renditjen e matjes së shkallës së korrupsionit në botë. Shqipëria renditet në vendin e 106 nga 180 shtete të përfshira në matjen e shkallës së korrupsionit në botë. Në vitin 2018, Shqipëria renditej në vendin e 99, fakt që tregon se Edi Rama, gjatë viteve që kaloi, e ka çuar korrupsionin në Shqipëri në nivele të tjera të frikshme. Këtë realitet nuk ka propagandë qeveritare dhe endrifugiane që e mjegullon.
Pamfleti.al


Leave a Reply