Policia e Kosovës tha se ka arrestuar një grua e cila në rrjetet sociale kishte shprehur pikëllimin pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani
Policia tha shkurt se drejtoria kundër terrorizimit në bashkëpunim me prokurorinë e posaçme të Kosovës, ka kryer bastisje dhe e dyshuara është intervistuar para se t’i caktohej masa e ndalimit prej 48 orësh. Por ajo nuk dha më shumë hollësi dhe as e bëri të ditur identitetin e saj.
Mediet lokale thanë se e arrestuara është Ikballe Berisha – Huduti, drejtoreshë e Institutit Kërkimor Ndërkombëtar ‘Naim Frashëri’ në Prishtinë.
Pas vrasjes së gjeneralit iranian ajo kishte shkruar në rrjetet sociale se “njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak krimineli, ata janë te vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelët ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, kishte shkruar ajo në facebook.
Më pas ajo e kishte fshirë postimin e saj dhe kishte paralajmëruar padi ndaj medieve që e kishin cituar atë.
Ikballe Berisha Huduti
të shtunën
Te gjitha portalet qe pergenjeshtrojne duke dhene mendimin shpifes ndaj asaj qe e them dhe se eshte e drejte e imja te flas per te drejten humane e nuk eshte e drejt e gazetarve te ia humbin kontekstin e te me etiketojne me ate qe eshte e pavertet per te marre LIKE e para, te jeni ne dijeni do te ju padis per veprimet tuaja me qellime te liga.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply