
Sot eshte dita kur 5 vjet ne Kosove u shpall Pavarsia. Ishte nje dite qe populli shqiptar e preste mbi 100 vite,duke sakrifikuar djemte e saj me te mire ,qe rane per te mbrojtur token e tyre,traditen dhe emrin e bukur Shqiptar. Ato vaditen token me gjakun e tyre,per te sjelle kete Pavarsi qe sot mbare populli po i gezohet fruteve te tij.

E me shume gezohen mergimtaret, qe per shkaqe te perndjekjeve te shumta u detyruan te lene trojet e tyre e te largohen,pa ditur se ku shkojne ,se ku do i zinte nata. Keshtu ka ndodhur edhe me shqiptaret e Kosoves ,por dhe me ato te Maqedonise, ku lan trojet e veta dhe erdhen e u vendosen ne Danimarke e jetojne ketu kaq e kaq vite. E sot po rritet brezi i trete e i katert ketu ne mergim. Por kur takohesh me nje numer te madh prej tyre jo vetem qe te flasin ne gjuhen shqipe ,por te tregojne edhe per kontributet e vazhdueshme qe ato percjedhin drejt vendlindjes se tyre,por dhe per te ndihmuar familje ne nevoje ,apo familje te deshmorve te luftes ne Kosove e Maqedoni.

I tille eshte edhe bashkeatdhetari yne qe jeton e punon ne Danimarke Mehmet Reshati ,apo sic e njohin te gjithe Chati i 97`. Kur e takon ate sheh dhe degjon se shpirti dhe zemra e tij rrahin vetem shqip edhe pse jeten me e madhe e ka kaluar ketu ne Danimarke dhe e flet shume mire gjuhen daneze,ai nuk dalet duke te folur shqip. Por dhe femijet tij qe kane lindur e rritur ketu te flasin shqip.Chati eshte njeri nder ata qe ka dhene nje kontribut te madh edhe ne ndertimin e Qendres Kulturore- Daneze.Ne dergimin e ndihmave ne vendlindje dhe shume e shume te tjera inisiativa.

Por dhe e motra e Chatit , zonja Arife Dauti ,eshte nje nder aktivistet me te shquara ketu ne komunitetin shqiptar te Danimarkes. Ate e gjen kudo me vajzen e saj qe eshte edhe ajo valletare,por dhe me grupin e saj te valleve ,ne aktivitet qe bejne shqiptaret ne kete vend Skandiav. Ajo eshte nje koreograve e perkryer dhe puna dhe aktiviteti i saj flasin shume . Ajo me grupin e saj eshte pjesemarrese e te gjitha aktiviteteve te shoqates me te njohur shqiptare ne Skandinavi, te asaj “Alba – Dansk”.
Qe ne krijimin e kesaj shoqata ajo me grupin e saj te valleve ishte pjesemarrese ne te gjitha aktivitet e kesaj shoqate. Ajo me grupin e vajzave valletare tregoi para publikut danez vlerat me te mira te valles tradicionale shqiptare. E keto aktivitete u bene edhe ne sheshe te hapurá ,si ne qender te Kryeqytetit danez Kopenhage,por edhe ne Bashkine e Kryeqytetit Danez,ku per minuta te tera ushtoi kenga e vallja shqiptare. Aty ku ishte z. Arife, ishte mrekullia e kenges dhe valles , aty flitej cdo gje shqip . Shume danez i kerkonin leje qe te kishin nje foto si kujtim te bukur , me vajzat qe ishin me veshjet kombetare.

Keshtu pra moter e vella jane kudo te pranishem ne aktivitetet e shqiptarve ,duke dhene kontributin e tyre ne aktivitetet e ndryshme qe zhvillohen ne Danimarke.
Shoqata “Alba – Dansk” ,duke pare kete kontribut te shquar z. Chati e ka shpallur “Antar nderi i shoqates”.
E pra keto jane shqiptaret qe kontribojne ne komunitetin shqiptar te Danimarkes dhe nuk ndalen per asnje cast,duke ndihmuar e dhene cdo gje nga vetja e tyre, qe edhe ketu me mijra kilometra larg te ushtoje kenga e vallja shqipe.
E kur e pyet z.Chati,se kur do ndalesh bre burre me kete pjesemarrje tuajen ne aktivitete,ai te pergjigjet : – Sikur dy jete ti kisha do tja kushtoja kombit e atdheut tim.
Ne kete 5 vjetor te Pavarsise se Kosoves,ne nje mesazh te derguar ne redaksine tone te “Alba -Dansk”,ato shprehin urimet me te mira dhe te sinqerta me rastin e ketij 5 -vjetori,te gjithe popullit shqiptar ne Kosove,familjeve te deshmorve,familjes se Komandantit Adem Jashari, Presidentes dhe Kryeministrit dhe te Kryetarit te Parlamentit i dhe te gjitha institucioneve e shoqatave qe veprojne ne te gjithe tertorin e Kosoves,urimet me te zjarrta te zemrave te tyre,per keto dite te lumtura qe po gezojne sot. Le te bucase kenga e vallja ,gezimi e hareja . Te gezojne te gjithe shqiptaret ne vartat e tyre te ngrohta familjare,tu tregojne femijve dhe niperve te tyre,luften e madhe qe u desh qe te vinin deri ne keto dite te lumtura. Kjo do ishte porosia jone e imja dhe e motres time – thuhet ne mesazhin e derguar nga z.chati dhe z.Arife – nga ne dy mergimtare qe rritem shtatin ne mergim dhe tani po rritim femijet tone ketu,larg nga vendi yne i dashur e i shtrejte. Ne jemi aty me ju ne kete dite ,me shpirtin e zemren tone edhe pse jemi larg nga aty me kilometra,por zemra jone puleson vetem shqip.Keshtu e perfundojne mesazhin e tyre z. Arife dhe z. Chati.

E ne si redaksi u munduam qe kete mesazh te percjellim ne nje forme ndryshe per ti njohur te gjithe mergimtaret ,por dhe te gjithe tetjeret se kush jane keto dy figura te njohura te diaspores shqiptare ketu ne komunitetin shqiptar te Danimarkes. Ne ditet ne vazhdim do te ndalemi me gjte per te shkruar per aktivitetin e kesaj familje te madhe shqiptare qe jeton ne mesin e komunitetit shqiptar ne Danimarke qe ne vitin 1971.
Redaksia “Alba – Dansk”
Sektori i shtypit
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply