Ditën e Dashurisë, 12 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre, duke u divorcuar. Të 6 gjyqtarët e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës kanë zhvilluar dje proceset gjyqësore, ku partnerët përballen jo vetëm për të zgjidhur martesën, por edhe për të përcaktuar detyrimet ndaj fëmijëve. Në fakt, në këtë ditë, ndoshta jo rastësisht, gjyqtarët kanë kufizuar numrin e seancave të divorceve, pasi mesatarisht çdo ditë janë rreth 30 seanca që shqyrtohen. Numri i divorceve në Gjykatën e Tiranës, më e madhja në vend, nga viti në vit po rritet. Që prej fillimit të vitit e deri tani janë 705 kërkesa për divorc që po merren në shqyrtim.
Zëdhënësja e gjykatës, bën të ditur se arsyet kryesore që çiftet paraqesin para togave të zeza kanë të bëjë me mospërputhjen e karaktereve, kushtet ekonomike në shumë raste, por edhe emigrimi.
Berisha uron shqiptarët për Shën Valentinin
Kryeministri, Sali Berisha ka uruar shqiptarët për festën e Shën Valentinin, ditën e të dashuruarve. Në rrjetin e tij social facebook, kryeministri ka postuar një foto në shoqërinë e bashkëshortes, Liri Berisha, së bashku me urimet për gjithë miqtë e tij në Facebook. “Të dashur miq! Gëzuar Shën Valentinin, ditën e zemrës suaj, zjarri i të cilës sublimohet në më të mirën e njeriut, në mrekullinë e tij që e bën atë të jetë vetvetja!”, shkruan kryeministri Berisha.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply