Shkencëtarët e NASA po përdorin Radarin Goldstone të sistemit diellor, i vendosur në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë, për të marrë imazhe për të përcaktuar madhësinë e saktë dhe formën e asteroidit
Zeri i Amerikes / Astrit Lulushi
Imazhet e NASA-s tregojnë asteroidin 2012 DA14 në rrugën e tij më afër Tokës se kurrë më parë. Një imazh, i marrë nga një astronom amator në Australi, më 13 shkurt, tregonte asteroidin si një pikë të vogël të bardhë në hapësirë. Një tjetër grup imazhesh nga teleksopi Faulkes po në Australi, në 14 shkurt, dhe nga Observatori Remanzacco në Itali, tregonin asteroidin si një objekt të ndritshëm që lëvizte nëpër qiellin e natës.
Asteroidi po vëzhgohet nga observatorë të shumtë optikë në mbarë botën në përpjekje për të përcaktuar formën dhe përbërjen e tij. Shkencëtarët e NASA po përdorin Radarin Goldstone të sistemit diellor, i vendosur në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë, për të marrë imazhe për të përcaktuar madhësinë e saktë dhe formën e asteroidit, në datat 16, 18, 19 dhe 20 shkurt. Programi i quajtur Objekti i vrojtimit të NASA-s pranë tokës (NEOO) do të vazhdojë t’a ndjekë asteroidin për parashikuar orbitën e tij të ardhshëm.
Asteroid 2012 DA14 është një gur qiellor rreth 45 metra në diametër. Ai pritet të fluturojnë rreth 27.000 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës në kohën e qasjes më të afërt, sot më15 shkurt rreth orës 19 e 25 minuta sipas kohës së Grinuichit (20 e 25 minuta sipas kohës së Shqipërisë). Kjo distanë është shumë larg nga Toka, nën statelitët artificialë, përfshi Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Programi NEOO zbulon dhe gjurmon asteroidet ashtu edhe kometat që kalojnë afër Tokës duke përdorur teleskopë Tokë-Hapësirë. Rrjeti i projekteve të mbështetura nga ky program, i quajtur zakonisht “Spaceguard,” zbulon këto objekte, i karakterizon ato dhe përcakton orbitat e tyre për të parë nëse ato mund të paraqesin rrezik për planetin tonë.
***
Termat asteroid, meteor, meteorit dhe meteoroid shpesh ngatërrohen nga pakujdesia, sidomos kur dy prej tyre kërcënojnë Tokën në të njëjtën ditë. Këtu është një shpjegues i shpejtë sipas www.livescience.com
Asteroidi është një objekt shkëmbor më i vogël se një planet – quhet nganjëherë planet minor, mini-planet ose planetoid, sipas NASA-S. Burime të tjera i referohen si “copa të lirshme në hapësirë” ose fragmente të mbetura nga formimi i sistemit diellor (si pjesët shtesë që mbeten pas montimit të një rafti librash të prodhuar nga IKEA).
Ka miliona asteroide orbital me diellin, disa nga të cilat (750.000) janë gjetur në rripin asteroid, një unazë e madhe midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit.
Asteroidi mund të jetë qindra kilometra i gjerë: Asteroidi Ceres, nganjëherë quhet planet xhuxh – është 940 km i gjerë.
Shkencëtarët janë të etur për të studiuar asteroidet sepse ata zbulojnë kaq shumë informacion në lidhje me formimin e hershme të sistemit tonë diellor rreth 4.6 miliardë vjet më parë. Një mënyrë për t’i studiuar është për t’i vëzhguar kur ata vijnë në afërsi të Tokës, si asteroidi 2012 DA14 sot (15 shkurt).
Meteor është një asteroid apo objekt tjetër që digjet dhe avullohet pas hyrjes në atmosferën e Tokës. Nëse një meteor mbijeton nëpër atmosferë dhe bie në sipërfaqe të Tokës, quhet meteorit.
Meteorites janë kategorizuar zakonisht si prej hekuri ose guri. Siç nënkupton emri, meteorites prej hekuri janë të përbërë nga rreth 90 për qind hekur; meteorites prej guri janë të përbërë nga oksigjen, hekur, magnez, silic, dhe elemente të tjera.
Dhe meteorët? Ky është një term i përgjithshëm që përshkruan grimca të vogla të kometave ose asteroideve që janë në orbitë rreth Diellit.
Nuk është pranuar universalisht përkufizimi (bazuar në madhësinë apo ndonjë karakteristikë tjetër), që dallon një meteoroid nga një asteroid – meteoroid është thjesht më i vogël sesa asteroid.
Vetëm kur këto objekte hyjnë në atmosferën ato quhen meteorë, si meteori që u vu re sot në Rusi. Për shkak se meteori shpërthen në atmosferë, duke rezultuar në topa të zjarrtë, njihet nga astronomët edhe si “bolid”. Por përsëri, nuk ka asnjë përkufizim – astronomët quajnë bolid thjesht çdo top të zjarrtë shumë të ndritshëm qiellor.
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply