
(Kushtuar Isuf e Bardhosh Gërvallës)
Dy vëllezër nga një derë
Për Kosovën kishin lerë
Edhe pse në mërgim
Për Kosovë bën betim
Djemë të mirë e të zgjuar
Kosovën se kishin harruar
Brenda zemrës Dardania
Më e shtrenjtë se pasuria
Udbashët kurth I ngritën
Dhe pas shpine I goditën
Si shqiponja ballë për ballë
Trimat vdekje kurrë s’kanë
Lajmi I zi mori dhenë
Trimat u vranë për atdhenë
Bijtë e fisit Gërvalla
Shquar për trimëri të rralla
Emri I tyre në flamur
Sa të jetë jeta ,nuk shuhet kurrë
Vdekjen nuk e patën frikë
Dhe pse hasmi I zuri pritë
Në altarin e lirisë
Qëndrojnë bijtë e Dardanisë
Hije u ka burrëria
Me ta krenohet Shqiptaria.


Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply