Disa imazhe të publikuara nga NASA, tregojnë shkrirjen e akullit më të trashë në botë, transmeton Gazeta Metro.
Shkrirja e ngadaltë e akullnajës Taku të Alaska, është bërë e dukshme në fotografitë e lëshuara rishtazi, të shpërndara nga Observatori i Tokës, i NASA-s.
Akullnaja masive, e cila zë 4860 metra sipërfaqe, ishte duke rritur masën e saj për gati 50 vite, por tani duket se po zvogëlohet.
Shkencëtarët thonë se kjo shkrirje do ndikojë edhe në ndryshiimet klimatike. Duke e cilësuar këtë si një ‘’shpërthim simbolik’’ në garën për të kuptuar këto ndryshime të klimës./gazetametro.net
Burimi/gazetametro.net


Leave a Reply