Një ditë më parë, reperi Stresi la qelinë, ku qëndronte prej 8 muajsh. Pas lirimit ai është pritur nga miqtë dhe familjarët e tij, të cilët janë lumturuar shumë për këtë lirim dhe kanë shkuar ta presin jashtë ambienteve të burgut të Fushë Krujës.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet Arkimedi teksa lë qelinë mes brohorimave të miqve të tij. Me makina luksi dhe me dritat ndezur, miqtë e Stresit brohorasin nga gëzimi që shoku i tyre u lirua pas 8 muajsh.
Siç e shihni në pamje Arkimedi, i veshur sportiv dhe me një çantë në dorë takon dhe puth në faqe dy gardianët e derës së jashtme dhe më pas bashkohet me të afërmit që e prisnin.
Duhet thënë se një rastësi e ka lumturuar dyfish familjen e reperit pasi pas orës 00:00 ai festoi edhe ditëlindjen e tij të 32. Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe vetë këngëtari në një postim në Instagram

-
stresi
VerificeretNuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira.Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI)
“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditëlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira. Dhurata më e mirë qe morra për ditëlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI)”, shkruan ai krahas një videoje.
gazeta-shqip.com



Leave a Reply