Mocioni për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, duket se e ka përçarë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.Kjo pasi që të dyja këto parti opozitare, nuk po pajtohen për mënyrën e ngritjes së mocionit për rrëzimin e qeverisë aktuale, që udhëhiqet nga PDK, AAK dhe Nisma SocialDemokrate.Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një bisedë për Gazeta Blic, ka thënë se partia në të cilën ndodhet ajo, po dëshiron që mocioni për rrëzimin e qeverisë të procedohet menjëherë në Kuvend, ani pse nuk janë bërë 61 nënshkrime.
Sipas saj, kjo ide nuk po gjen mbështetje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila po kërkon që të pritet deri në sigurimin e 61 votave.“Është jashëzakonisht e rëndësishme që ky mocion të procedohet menjëherë. Mjafton që ti kemi 40 nënshkrime si kusht formalo-procedural. Mirëpo në anën tjetër kemi qëndrimin e LDK-së që po mendon që nuk duhet ta procedojmë pa i pasur 61 nënshkrime por ne besojmë se nuk kemi nevojë që të presim për 61 firma sepse kjo është e vështirë të bëhet për shkak të klaneve që qeveria ka mbi deputetët e vet koalicionit. ” ka thënë Haxhiu.Haxhiu ka shtuar se nuk duhet të vonohet për procedimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, të cilën ajo e quajti “qeveri e skandaleve”.
“As kohë për të humbur e as lluks për të pritur për shkak se kjo është një qeveri e skandaleve dhe nuk mund të presim më gjatë prandaj ne si Vetëvendosje insistojmë që të procedohet” është shprehur Haxhiu.Haxhiu ka sqaruar se për të proceduar mocionin për rrëzim të qeverisë duhen nënshkrime dhe qeveria rrëzohet nëse 61 deputetë votojnë pro rrëzimit të saj.
Ajo tha se edhe nëse dështon votimi i parë, atëherë pas 3 muajsh mund të niset një mocion i ri, ani pse ajo po shprehet e bindur se ka deputetë brenda koalicionit, që tashmë janë deklaruar se do të votonin për ta rrëzuar qeverinë aktuale.“Sipas Kshtetutës është e vërtetëqë nëse moconi dështon atëherë 3 muaj nuk mund ta procedojmë një mocion tjetër por në qoftë se e shohim në rrethana aktuale Kuvendi shkon në pushim verore ashtu ajo kohë konsumohet më pushimin veror. Kur kthehemi në shtator ne mund të provojmë sërish nëse dështon mocioni i parë” është shtuar Haxhiu.Haxhiu në fund ka thënë se beson fuqishëm që ekzistojnë deputetë brenda koalicionit, të cilët nuk janë të gatshëm që të japin nënshkrimin për mbajtjen e mocionit, por sipas saj, në momentin që ai të hidhet në votim, do të votojmë pro rrëzimit të qeverisë Haradinaj.Madje, ajo thotë se sipas Kushtetutës së vendit, nuk specifikohet që votimi për një mocion të bëhet vetëm me vota të hapura, duke e lënë kështu mundësinë që votimi të bëhej me vota të fshehta.Gazeta Blic, ka tentuar që të flas me zyrtarë të Lidhjes Demokratike, por që komunikimi me ta ka qenë i pamundur.Kryetari i LDK-së dhe ai i VV-së, kohëve të fundit, kanë pasur takime të shpeshta mes vete. Ata janë dakorduar që të nisin një mocion për rrëzimin e qeverisë aktuale, duke e quajtur qeverisje të dështuar.Deri më tani, LDK dhe VV, së bashku edhe me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit, e cila është deklaruar pro votimit të mocionit, i posedojnë 58 vota, nga 61 sa janë të nevojshme për ta bërë një gjë të tillë.Sfidë për këto parti opozitare do të jetë sigurimi i 3 votave tjera të nevojshme për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.Deri më tani, partitë në pushtet kanë deklaruar se nuk frikësohen nga mocioni, teksa kanë kërkuar që partitë në opozitë ta luajnë rolin e tyre – opozitarizmin brenda parlamentit dhe të përdorin secilën mundësi që do të mund të rrëzohej kjo qeveri.Qeveria Haradinaj, ka ardhur në pushtet në shtator të vitit 2017, pas koalicionit të madh që e kishin bërë PDK, AAK dhe Nisma. Këto tri ditë së bashku me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Listën Serbe, kishin arritur që ta formonin qeverinë, e cila vazhdon të udhëheq aktualisht me vendin.E pyetur nga Gazeta Blic se a mund të ketë deputet kundër mocionit Haxhiu ka thënë se mundë të ketë deputëtë të cilët mundë të mos japin nënshkrimin e tyre, mirëpo ajo beson disa prej tyre kanë deklaruar qe do të votojnë pro mocionin.
nga:Xheneta Uka
gazetablic.com


Leave a Reply