Mundësitë janë zero nga ana juridike që maxhoranca të mund të shkarkoj presidentin, sepse Kushtetuta ka përcaktuar qartë që “Presidenti i Republikës, mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë”.(Neni 90.1 i Kushtetutës). Numri i votave që duhen për ketë është, “jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij” (neni 90.2 i Kushtetutës). Edhe sikur maxhoranca ti siguronte këto dy të tretat e votave, serish nuk e shkarkon dot presidentin, pasi mungon Gjykata Kushtetuese që vendos shkarkimi e tij nga detyra. Kështu neni 90.3 shprehet qartë se “ Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”. Pra maxhoranca nuk ka as dy të tretat e Kuvendit dhe as Gjykatën Kushtetuese ta bëj shkarkimin e presidentit. Sipas nenit 93, Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete. Kushtetuta nuk shprehet nëse mundet presidenti ta anuloj dekretin e tij por automatikisht si parim juridik kushtetues ai qe e nxjerr një ligj apo akt edhe e anulon atë, kështu që presidenti e ka kompetencë dhe kjo ka ndodhur dhe me para dhe ka precedent juridik. Ka mundësi ankimimi për anulimin e dekretit në Gjykatë Kushtetuese dhe jo ne Gjykatën Administrative, pasi vetëm dekretet me karakter individual mund të ankimohen në Gjykatën Administrative. Dekreti i presidentit për zgjedhjet është me fuqi të përgjithshme dhe tepër i rëndësishme dhe është një akt që bënë zgjedhjen e organeve kushtetuese dhe një dekret të tillë ka të drejtë ta gjykoj VETËM Gjykata Kushtetuese. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese qe është si precedent, ku Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar këtë kompetencë të saj. Pretendimi që dekreti i presidentit për zgjedhjet mund të ankimohet në Gjykatën Administrative meqë nuk kemi Gjykatën Kushtetuese, është tërësisht anti-kushtetues dhe me pasoja të rrezikshme për rendin Kushtetues. KQZ në ketë rast zbaton vetëm vendimin e presidentit dhe nuk ka asnjë të drejtë ligjore që ti kërkoj llogari presidentit për dekretimin, se nuk është në kompetencë të saj. Presidenti ka të gjitha kompetencat që nga ana juridike ta shpërndaj Parlamentin dhe të caktoj ditën e zgjedhjeve të përgjithshme por para kësaj duhet bërë një qeveri teknike, si dhe do të duhen ndryshime në Sistemin Zgjedhor dhe në Kodin zgjedhor që duan 2 të 3 në Parlament. Si mundet të ketë një marrëveshje për ndryshime kushtetuese, kur opozita ka ikur nga Parlamenti? Nga ana tjetër presidenti dhe parlamenti, duhet të zgjedhin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kështu qe për zgjidhjen e krizës duhen plotësuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në fillim dhe me pas të ndërmerren hapa të tjerë.
elenakocaqi.com/


Leave a Reply