Presidenti Erdogan është akuzuar për manipolim të sulmit terrorist në Zelandën e Re për të ushqyer nacionalizmin anti-perëndimor midis mbështetësve të tij përpara zgjedhjeve lokale këtë muaj, shkruan gazeta londineze The Times.
Erdogan, i cili po kërkon mbështetje për partinë e tij AKP me rrënjë islamike në zgjedhjet lokale të 31 marsit, ka shfrytëzuar ngjarjen e Zelandës së Re si dëshmi të ndjenjës anti-muslimane nga Perëndimi.
“Ata po na testojnë nga një largësi prej 16.500 km, nga Zelanda e Re, me mesazhet që po japin nga atje. Ky nuk është një akt individual, kjo është e organizuar”, tha Erdogan para mbështetësve të tij.
Në tubimet e zgjedhjeve të fundjavës Erdogan shfaqi pamjet e masakrëës, ai u kritikua nga ministri i jashtëm i Zelandës së Re, i cili tha se mund të rrezikonte qyetetarët e Zelandës së Re.
Erdogan gjithashtu shfaqi ekstrakte nga një “manifest” i postuar në internet nga sulmuesi dhe më pas u hoq.
“Ju nuk do ta ktheni Stambollin në Konstandinopojë,” shtoi ai, duke iu referuar emrit të qytetit të krishterë bizantin, përpara se qytetit të ishte pushtuar nga osmanët myslimanë në vitin 1453.
“Gjyshërit tuaj erdhën këtu … dhe u kthyen në arkivol,” tha ai.
“Mos kini asnjë dyshim se do t’ju kthejmë si gjyshërit tuaj”.


Leave a Reply