Edhe më tej rrugët e vendit tonë vazhdojnë të përgjaken si shkak i aksidenteve e që vazhdon të mbetet njëri ndër shtetet me numër jo të vogël të tyre.
Mbi dy mijë e 500 persona kanë humbur jetën në mbi 260 mijë aksidente që kanë ndodhur në Kosovë për 17 vjet, që nga viti 2002 deri në vitin 2018, e janë lënduar mbi 120 mijë persona, raporton “SyriKosova”.
Nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, tregoi për “SyriKosova”, se numri i përgjithshëm i aksidenteve nga 1 janari i vitit 2002 deri me 31 dhjetor 2018, ishin 264 mijë 770, ku mesatarisht del të jenë 15 mijë e 574 në vit. Më së së shumti aksidente kanë ndodhur më 2013, ku ishin 19 mijë e 954.
Gjatë kësaj periudhe kohore ndodhën 2 mijë e 76 aksidente me fatalitet, mesatarisht ishin 122 aksidente në vit. Më së shumti aksidente fatale ishte 2010, ku ndodhën 158 sosh.
Për 17 vjet kanë vdekur 2 mijë e 416 persona. Mesatarisht 142 të vdekur çdo vit, ku më së shumti persona të vdekur kishte më 2006, ku humbën jetën 178 veta.
Nga vitit 2002 deri më 2018 aksidente me lëndime ishin 68 mijë 377, ku mesatarisht ishin 4 mijë e 22 aksidentet me lëndime në vit. Më së shumti aksidente me të lënduar kishte më 2017, ku ishin 6 mijë e 390 aksidente me lëndime.
Në këtë periudhë, persona të lënduar ishin 126 mijë e 230, apo mesatarisht 7 mijë e 425 në vit. E viti me persona më së shumti të lënduar ishte 2017, ku janë lënduar 12 mijë e 645 veta.
“SyriKosova”, ju sjell statistikat e numrit të përgjithshëm të aksidenteve për secilin vit nga 2002-2018, ato me fatalitet, personat e vdekur, aksidentet me lëndime dhe personat e lënduar. B.T

© SYRI.net


Leave a Reply