Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti janë bërë 378 kërkesa për lënien e shtetësisë kosovare. Shumë qytetarë të Kosovës po kërkojnë që të heqin dorë nga shtetësia e tyre. Vetëm në vitin që lamë pas, 5 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare. Arsye e këtij fenomeni, po thuhet të jetë edhe vonesa në liberalizimin e vizave, që do t’u siguronte qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në zonën Schengen. E kërkesat për lënien e shtetësisë së Kosovës nuk po ndalen as këtë vit. Në një përgjigje për lajmi.net nga ministria e Punëve të Brendshme, është bërë e ditur se vetëm gjatë muajit janar janë deponuar 378 kërkesa për lirim nga shtetësia kosovare. E sipas statistikave të MPB-së, gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti, asnjë qytetar nuk aplikoi për fitimin e shtetësisë kosovare. Rëndom kërkesat më të shpeshta për lënien e shtetësisë kosovare vijnë nga personat që tashmë jetojnë dhe janë integruar në shtetin gjerman. Arsyet e kësaj dukurie lidhen me atë se ky Gjermania nuk e njeh dyshtetësinë e qytetarëve të tyre. Ndërkohë, Franca dhe Zvicra nuk e detyrojnë lirimin nga shtetësia. Kryesisht kërkesa për lënien e shtetësisë së Kosovës kanë deponuar personat në moshë më të re. Theksojmë se Republika e Kosovës qytetarëve të saj u lejonë të mbajnë dy e më tepër shtetësi, ndërkaq që ajo e Shqipërisë këtë numër e ka kufizuar në dy.
kosovatoday.com/


Leave a Reply