PRESHEVË – 3 vite më parë, pikërisht në 26 janar të dimrit 2000, në Dobrosinin heroik, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës shkrepën pushkën e parë dhe dolën në skenë publikisht. Ish-komandati i UÇPMB-së (“Poeti”) ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, se dita e sotme 26 janari është vërtet kur UÇPMB ka dalë publikisht dhe zyrtarisht si ushtri e Kosovës Lindore, por nëse flasim për pushkën e parë kundër serbit ajo ka ndodhur më 15 nëntor të vitit 1999-të. Për këtë kanë shkruar edhe agjencitë, mediat botërore”.
Tani shqiptarët e Luginës, janarin e përkujtojnë me krenari, ndonëse edhe i dhembshëm, por janari për ta është një muaj që sjell shumë kujtime sa të hidhura dhe aq krenare, ngase ka data të rëndësishme, e veçmas ajo e 26 janarit, “Flaka e Janarit”, si dhe dalja në skenë e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, raporton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Kur krisi pushka e parë
Veterani, ish-luftëtari, Shefket Hasani ish-komandant i UÇMPB-së (komandant “Poeti”), i cili para 13 vjetësh, më 15 nëntor 1999 ishte i pari që veshi uniformën dhe krisi pushkën i pari kudër Serbisë. Emri i Shefket Hasani ish-komandant i UÇMPB-së në ditët para të lufitmeve mes forcave të UÇPMB-së dhe dhe atyre serbe pushtoi mediat botërore duke filluar nga CNN, Le Monde, Washington Poste, Dely Telegraf, Tribune de Geneve, Le Temps, El Pais.. dhe natyrisht në gjitha mediat tona shqiptare etj…
Presheva Jonë: Z.komandat, siç kemi mësuar nga mediat botërore dhe shqiptare ju jeni njeriu i parë që veshi uniformën e UCPMB-së, jeni ushtari i parë që i ktheu pushkën Serbisë në Luginën e Preshevës, mu në fshatin tuaj në kufi me Koovën, në Dobrosin. Atëherë, mund të na thoni çfarë ndodhi dhe si erdhi puna deri aty, a nuk mjaftonte dialogu t’i zgjidhnit problemet para se t’i merrni pushkët?
Shefket Hasani: Të flas për atë kohë, na duhen shumë gjëra për të thënë, por ajo pushkë që ka krisur në Dobrosin, ishte pushkë jo për karrike në pushtet, por për çlirim të këtyre trojeve Dardane. Para 13 vitesh fshati im u rrethua nga paramilitarë, terroristë e çetnikë serbë. Diku aty kah ora 13.15 minuta e 15 nëntorit ushtonte fshati nga artileria e tyre e rëndë dhe disa fëmijë të fshatit më lajmëruan se po vijnë shkiet me na vra. Në atë kohë shumë burra kishin shkuar në Pazar, kurse kishin mbetur shumë pleq e fëmijë. Unë me dy shokët e mi të nderuar, Feratin dhe Vehbiun përcollëm këtë situatë. S’munda të duroj kur pashë fëmijët e gratë tona duke qarë e vajtuar, “ooo mule bre se shkiet na ranë”. Vendosa ta kris pushkën, se nuk e durova më kështu. Me të krisur pushka ime, iu bashkuan menjëherë edhe shumë pushkë tjera nga Kosova, luftëtarë trima të trevave të ndryshme, që ishin të gatshëm edhe ata edhe më herët, por kishin pritur kush do t’ia nisë luftën i pari..
Këto ditë po mbushen, siç e thatë edhe ju, plot 13 vjet kur krisi pushka e parë në Dobrosin, kur nisën kacafytjet e para mes ushtrisë së shqiptarëve etnikë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me emrin UÇPMB dhe forcave serbe JNA. Në përfundim të luftës në Kosovë, dy pikat më të nxehta që shqetësuan NATO-n atëherë ishte dhe janë Mitrovica dhe Presheva. Në rajonin e Preshevës ish-luftëtarë të UÇK-së po bashkohen me Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes të krijuar rishtazi, të njohur me shkurtimin e saj si UÇPMB.
Pas krisjes së pushkës së parë në Kosovën Lindore dhe pas vrasje së vëllezërve Saqipi, në janar të vitit 2000 dolën publikisht forcat e UCPMB-së, ku bashkë me patriotin Ridvan Qazimin alias komandant “LLeshin”, i vrarë në rrethana ende të panjohura, pasatj komandtin Shefket Mulsiuin , ish-drejtorin poltik të UCPMB-së Jonuz Musliun dhe të bashkuar avancuan lirinë dhe proceset demokratike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Nga e cila luftë, kacafytje kishte të vrarë nga dy palët, për ne dihet publikisht se në anët tona ishin 27 heronj, dëshmorë, kurse nga pala serbe kishte disa herë më shumë, por ata si zakonisht kur nuk dalin me informacione, sepse në ushtrinë e tyre, sidomos në vijën e parë kishte ose serbë ose mercenarë rusë apo sllavë ortodoksë të tjerë”, mbyll kujtimet ish-komandanti.
Ndonëse, kaluan 13 vjet kujtimi për trimat e lirisë nuk harrohet kurrë, ngaqë Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Buajnoc, doli nga gjiri i popullit, ishte e popullit dhe veproi gjithnjë në interes të popullit të shqiptarëve të këtij rajoni. Përvjetorët për këta dëshmorë, tashmë janë bërë tradicionalë ndaj dhe i vëmë në piedestal, por fatkeqësisht vetëm dy muaj, ngase po në janarin e krenarisë sonë, ca ditë më parë, qindra forca speciale të policisë dhe të xhandarmerisë serbe në një aksion spektakular hoqën Lapidarit në Sheshin e Dëshmorëve, në Preshevë.
Ndaj, si pasojë e vijimit të politikës së injorimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut nga politika diskriminuese e Beogradit zyrtar, që e ushtronte ndaj shqiptarëve të këtij rajoni, në të gjitha lumenjtë e jetës, doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Luginës së Preshevës, për parandalimin e dhunës shtetërore të Slobodan Milosheviçit dhe për t`i thënë regjimit serb; stop diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndaj, 13 vite më parë, pikërisht më 26 janar të dimrit 2000, në Dobrosinin heroik, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës shkrepën pushkën e parë dhe dolën në skenë publikisht.
Në 26 janar Milosheviçi vrau dy vëllezër
Do theksuar se dita e sotme e 26 janarit na kujton dhembjen për vrasjen e vëllezërve, Isa e Shaip Saqipi me njërën anë dhe krenarinë kombëtare për daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në anën tjetër. Këto dy ngjarje sa të dhembshme e aq krenare për popullin tonë martir e ngritën në shkallë të lartë problemin e rajonit të Luginës së Preshevës, duke e sensibilizuar atë brenda dhe jashtë vendit. Për vrasjen e djemve tanë më të mirë nga dora gjakatare e satrapit të Ballkanit Millosheviç shteti serb ende duhet të japë llogari për krime ndaj njerëzimit, që ngriti në këmbë forcat tona të armatosura për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, krenarinë dhe dinjitetin kombëtar.
Ndërkombëtarët, vesh të shurdhër
Populli ynë krah për krah me çlirimtarët e tij arriti t’i sjellë në këto hapësira faktorët e vendosjes ndërkombëtare. Përmbyllja e konflikteve të armatosura dhe fillimi i proceseve politike për zgjidhjen e krizës në Luginën e Preshevës, të paraparë me marrëveshjen e Konçulit, të 21 majit 2001, nuk i përmbushi plotësisht kërkesat e drejtave të popullatës sonë të Luginës së Preshevës. Gjatë kësaj periudhe 13-vjeçare qenë nënshkruar disa marrëveshje dhe qenë nxjerrë disa platforma e deklarata politike në favor të zgjidhjes së problemeve në këtë rajon, por ato mjerisht kanë hasur në vesh të shurdhër të Beogradit zyrtar dhe të ndërkombëtarëve që veprojnë në këto hapësira.
Presheva nuk ngrë dot flamur kombëtar
Ngarkimi i zonave kufitare me forca të shumta serbe, moslejimi i përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, vazhdimi i gjyqeve politike ndaj ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së, dhe presione të tjera politike dhe ekonomike që na dalin përpara, e veanërisht në fund me heqjen e lapidarit të UÇPMB-së në Sheshin e Dëshmorëve, në Preshevë nuk do t’na zmbrapsin nga rruga jonë e integrimeve kombëtare, u shprehën përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës.
Nuk i harrojmë kurrë dëshmorët
“Në këtë rrugë nuk i harrojmë çlirimtarët e vendit, dëshmorët e kombit dhe invalidët e luftës, të cilët dhanë shumë për këtë pak liri që po e gëzojmë tash ne”, janë shprehur përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës, duke shtuar: “Vepra e tyre atdhetare nuk ka me u harrue për jetë të jetëve. Emrat e tyre do të skaliten në altarin e lirisë me shkronja të arta. Lavdi, gjithë atyre që sakrifikuan e sakrifikojnë për të mirën e çështjes sonë kombëtare”. Tashmë përvjetorët për këta dëshmorë, janë bërë tradicionalë ndaj dhe i vëmë në piedestal, por fatkeqësisht vetëm dy muaj, ngase po në janarin e krenarisë sonë, ca ditë më parë, qindra forca speciale të policisë dhe të xhandarmerisë serbe në një aksion spektakular hoqën Lapidarit në Sheshin e Dëshmorëve, në Preshevë. Do theksuar se Lapidari i dëshmorëve të rënë të UÇPMB-së dhe UÇK-së qe vendosur më 16 nëntor të vitit të kaluar, me rastin e festës së 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
Homazhe tek ish-Përmendorja e UÇPMB-së
Ndërkaq, për sot, Organizata e Veteranëve të Luftës së të UÇPMB-së ka lajmëruar të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit se OVL e UÇPMB-së, me datën 26 janar në orën 11:00 duke filluar në fshatin Dobrosin te “Varrezat e Dëshmorëve” dhe pastaj do të vazhdojmë edhe te vendi ku ishte Lapidari i UÇPMB-së para komunës tek “Sheshi i Dëshmorëve”, në Preshevë, ku do t`i bëhen homazhe dëshmorëve për hirë të 13-vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së.
/Shekulli Online/M.A./
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply