SHKUP – Në sheshin “Maqedonia” në Shkup sot pasdite është shenjuar fillimi i realizimit të projektit për vendosjen e përmendores së Nënë Terezës. Përmendorja do të jetë dhuratë nga kompania “Sahar India” e biznesmenit indian Subrata Roj, i cili prej ditës së djeshme gjendet për një vizitë në Maqedoni.
Do të ngrihet në përkujtim dhe në nder të punës së humanistes shkupjane me origjinë shqiptare dhe Nobelistet për Paqe, Nënë Tereza, e cila misionin e saj për ndihmë të të varfërve dhe të sëmurëve e kryente në Indi. Edhe pse autoritetet maqedonase pothuajse nuk përmendin kurrë origjinën shqiptare të Nënë Terezës. Në ngjarje mbajti një fjalim edhe ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska-Milevska.
/Shekulli Online/M.A./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply