TIRANË – Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka dhënë sot në mbrëmje një intervistë për emisionin “Tonight”, të drejtuar nga Ilva Tare në Ora News.
Spahiu për Janullatos
Fillimisht, lidhur me akuzat ndaj kryepeshkopit Janullatos, Spahiu ka theksuar se “jam i dëmshëm për njerëz që prej dekadash kanë punuar për Janullatusin, sepse unë jam dishepull i Fan Nolit”. Më tej ka shtuar se, Dule duhet të mësohet të sillet si shqiptar dhe jo si parti greke në Shqipëri. Nuk ka asnjë dallim me nazistët e “Agimit të Artë” që cënon çdo ditë integritetin e shqiptarëve”.
Spahiu për koalicionet
Në lidhje me koalicionet e mundshme të AK-së, Spahiu është përgjigjur se, “asnjë nga polet e politikës se ka problem bashkëpunimin me AK-në, përveç shtetasit Sali Berisha, që rrezikon burgun, nëse AK vjen në pushtet”. Spahiu ka shtuar se, “janë programet tona, fryma dhe elektorati ato që do të vendosin bashkëpunimin me partitë e tjera. Partitë politike duhet të zgjedhin bashkëpunimin me grekët apo bashkëpunimin me lëvizjen tonë. Ne pretendojmë që jemi e vetmja forcë e vërtetë, radikale, e reformuar. Jemi lokomotiva e vërtetë e frymës opozitare në Shqipëri. Në trenin e AK-së hipin ata që nuk e njohin shtetasin Berisha si kryeministër, sepse nuk është legjitim, por ka ndyer duart me gjak në mes të bulevardit. Partia Socialiste ka 2 muaj që qan dhe ankohet nëpër media për moszbatimin e Kodit Ligjor, ndarjen e mandatave dhe prapë ulet dhe negocion me PD-në”, theksoi Kreshnik Spahiu.
“Opozita të mësojë nga AK”
Sipas Spahiut, Athina u ka dërguar sms dy partive kryesore të vendit për të mos bërë koalicion me AK-në. “Ne jemi e ardhmja, që po hapinm një kapitull për të grisur xhaketat e vjetra. Ne jemi forca dhe lokomotiva opozitare e vërtetë e Shqipërisë”. Embrioni i lindjes së AK. Disa ditë pas 21 Janarit, ku në pragun e derës së shtetasit Berisha u vranë 4 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë. Më tej Spahiu ka shtuar se partia që ai përfaqëson nuk pranon që në program të ketë persona, që bëjnë koalicione me shtetasin Berisha. “Braktisni Kuvendin e Shqipërisë, sepse Parlamenti është një insititucion i diskriminuar me një njeri që i ka duart me gjakun e njerëzve të vet. Opozita duhet të mësojë nga programi i AK-së”.
“Ja kronologjia ime”
Kreshnik Spahiu ka kujtuar në retrospektivë se Ismail Qemali krijoi Pavarësinë. Sipas Spahiut, gjatë kësaj periudhe kemi parë shumë diktatorë, por askush s’ka vrarë askënd në pragun e derës së vet. Në jug të Shqipërisë u shfaq Nikolas, që i bëri thirrje popullsisë shqiptare për t’u kthyer në grekë përkundrejt një shume prej 380 eurosh. Ishte një kalvar i gjatë i debatit në funksionin që mbaja me të pandehurin Berisha. “Debati ka nisur që më 15.3.2008 me çështjen e Gërdecit, kur unë kisha vetëm 2 muaj që isha në krye të detyrës dhe shkarkova gjyqtarët që mbronin Mihal Delijorgjin. Dhe që në atë kohë kam marrë kërcënime familjare dhe kam raportuar në Presidentin e vendit, në Ambasadën Amerikane dhe për 4 vjet kam qenë një antikonformist në çdo gjë që ndodhte, debat dhe konflikt me qeverinë. Me shtetasin Berisha ose duhet të jesh vegël e tij ose armik me të dhe unë zgjodha të jem armiku i tij, duke dhënë dorëheqjen nga funksioni që kisha. Në krye të atij funksioni unë bëra shembull insititucionet dhe i patriotizova. I vura postobllok nacionalizmit grek dhe po të mos kisha qenë në krye të asaj detyre nuk do të denoncoja Censusin. Unë tregova dinjitet dhe i tregova klasës politike, që përplaset me qeverinë. Kur flasim për shtetasin Berisha nuk flasim thjesht për një individ, por për një regjim. Ky njeri ua ka bërë jetën parajsë shqiptarëve dhe ka ngrënë për 23 vjet me lugë floriri. Kur ky njeri erdhi në pushtet ishte viti 1990 dhe unë kam qenë një ndër ata që kam demostruar përpara zyrës së Ramiz Alisë. Kush nga ju di emrat e fëmijëve të Ramiz Alisë apo pronat që ata kanë pasur? Askush. Dhe kur të njëjtën pyetje e bëjmë për shtetasin Berisha të gjithë thonë PO. Ky është një realitet shumë i hidhur. Në ato vite shpresuam se në krye të vendit po vinte një individ, që po fuste sistemin pluralist në Shqipëri”, athënë Spahiu në “Tonight”.
“AK ka njerëz me CV të jashtëzakonshme”
Kreshnik Spahiu është shprehur se, AK është forca e parë politike, që ka një emër, program dhe kauz të tërë shqiptare dhe unë nuk lejon askënd të cënojë emrin e saj. “Ne jemi një lëvizje me njerëz që kanë CV të jashtëzakonshme, jemi një komunitet juristësh me background shumë të fortë. Ne kemi dosje me fakte dhe evidencë për çdo politikan, si edhe çdo marrëveshje apo spiunllik, të cilët ata kanë pasur me vende të tjera”.
“Do ta çojmë në burg Berishën”
Sipas Spahiut, AK si prioritet të dytë ka kufizimin e mandateve politike, si edhe të liderve politikë. “Kjo është çështja thelbësore: të ndërtohen shtetet juridike. Shtetet Ballkanike kanë mundur të jenë pjesë e BE-së, pasi kanë denoncuar kryeministrat e tyre. Dhe Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim. AK është një lëvizje kushtetuese dhe ligjore. Unë nuk di të bëj aleancë me një të burgosur si Berisha. Ky njeri i ka vendosur prangat vetes”, u shpreh kreu i AK, Kreshnik Spahiu.
/Shekulli Online/M.A./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply