Çfarë simbolizon ajo? Ku u shfaq për here të parë? Si festohet në vendet e botës?
25 Dhjetor 2006 – Legjenda e pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri fillon qe para mesjetës, atëherë kur romanet zbukuronin fushat e mbushura me bredha që shpesh herë mbuloheshin nga dëbora. Bredhi ishte simbol i mesit të dimrit dhe kjo datë festohej. Njerëzit zbukuroni pemët me objekte të ndryshme si shenje e bollëkut, por gjithashtu kjo date shërbente për t’u mbledhur dhe festuar se bashku te gjithë.
Ne atë kohe 25 dhjetori festohej dhe njihej si gjysma e dimrit, ndërsa Kisha Katolike me pas e simbolizoi atë me lindjen e Jezu Krishtit.
Me kalimin viteve pema e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri nuk e humbi rendësin e saj përkundrazi. Megjithëse origjina e pemës vjen nga ritet e lashta pagane, ajo është përhapur kudo.
E gjithë bota me date 25 dhjetor feston Krishtlindjet. Me rastin e kësaj feste mbahen mesha të shenjta që shërbejnë mbi te gjitha për bashkimin e njerëzve, vëllazërimin, dhe paqen ne bote. Megjithatë nuk mund te thuhet se pikërisht kjo feste nuk është bërë vegël ne duart e komercianteve dhe tregtareve te pasur.
Ne shekullin e XIX ishin emigrantet qe e futen për here te pare ne Amerike traditën e pemës se Krishtlindjeve dhe ishte Frenk Wallwalk i pari qe hapi një dyqan për shitjen e objekteve për pemën e krishtlindjeve ne New Jork.
Ndërsa anglezet ishin te paret qe filluan te varnin tek dera e shtëpisë se tyre zbukurimet e pemës, për te mbajtur larg syrin e keq.
Një nder vendet me te rëndësishme ne bote qe eksportojnë zbukurimet e pemës se krishtlindjeve është Gjermania. Punimet dërgohen ne shume vende te botes dhe janë përherë te ndryshme, meqenëse shume kujt i pëlqen te ndryshoje pemën cdo vit.
I ashtuquajturi plaku i vitit te ri, merr emra te ndryshëm, qe nga Dio Saturno, Santa Claus, apo San Nikola.
Ai sjell dhurata për fëmijët dhe tradicionalisht vishet me ngjyrën e kuqe, prandaj kjo ngjyre mbahet shume për festat e fundvitit. Pema e vitit te ri është pjesa me e pafajshme e Krishtlindjeve dhe është simbol i paqes, vëllazërisë dhe bashkimit ne botë.


Leave a Reply