Tomáš Sedláček është një ekonomist çek. Nga 2001 deri në 2003 ka qenë Këshilltar Ekonomik i Presidentit Václav Havel.
Në një analizë të gjatë botuar së fundmi mbi ekonominë ai analizon komunizmin, kapitalizmin dhe sistemin e ri që që po vjen në botë, realitetin dixhital.
“Duke lexuar 10 pikat që Marksi propozonte në Manifestin e Partisë Komuniste, vërehet se disa objektiva thelbësorë tashmë janë arritur, jo nga komunizmi lindor, por nga kapitalizmi perëndimor.
Veç kësaj, kapitalizmi ka arritur që të realizojë objektivat komunistë (përjashto shtetëzimin e pronës dhe të kapitalit) pa bujën që karakterizonte komunizmin. Ja ka dalë duke bashkuar instrumentat e kapitalizmit me ato të socializmit demokratik” – shkruan ai ndër të tjera.
Sipas tij, kapitalizmi ka ditur të realizojë ëndërrat komuniste më mirë nga sa nuk ka bërë vetë komunizmi: “Mos vallë është goditja më e keqe që mund t’i jetë dhënë sistemit komunist? Perëndimi e ka mundur me vetë armët e tij…”

Tomáš Sedláček
Sedláček flet më pas për të ardhmen që prêt njerëzimin.
“Robotët e pajisur me inteligjencë artificiale mund të fitojnë qytetarinë. Parashikohet se kompjuterët do të zëvendësojnë punën njerëzorë dhe duket se mund të realizohet ajo shpresë themelore që ka karakterizuar gjithmonë historinë e njerëzimit: të reshtë së lodhuri për të siguruar ushqimin.
Evolucioni, deri më tani thelbësisht biologjik, mund të jetë premise e një habitati dixhital (hiperhapësirë në internet) që qeniet njerëzore po krijojnë në këtë moment.
Mund të jetë agimi i një ndryshimi epokal: një “transferim” në kuptimin e vërtetë të fjalës të popujve në një realitet tjetër” – shkruan ai.
Me një këmbë jemi tashmë brenda kësaj bote dixhitale. Fëmijët tanë do të hyjnë akoma më shumë.
“Sistemi operativ Windows ka qenë një produkt simbolik i imagjinatës së gjeneratës tonë, një konstruksion ideal. Emri “dritare” është absolutisht i gjetur: Windows na mundëson që ta hedhim shikimin mbi një hapësirë dichitale, megjithëse duke qëndruar në një mjedis të njohur.
Parashikoj se hapi i ardhshëm do të jetë diçka e quajtur the doors, dyert. Nuk do të kufizohemi më së shikuari botën dixhitale nga një dritare që hapet në ekranet e kompjuterëve tanë, do të futemi drejtpërsëdrejti në të. Do të lëmë pas krahëve botën tonë të vjetër të realitetit, siç lamë dikur prapa krahëve pyjet, ku herëpashere kthehemi si vizitorë, pa i banuar më. Dhe do të jetë ekonomia ajo që do të na tragetojë drejt kësaj bote të re, e mirë apo e keqe qoftë ajo…” – shkruan Sedláček.
Çfarë lloj bote do të jetë?
b.m. / dita


Leave a Reply