Gjylie Pelingu ka lindur më 03.02.1992 në qytetin e Zvicrës- Walenstadt. Shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në Ulqin.Ka marrë pjesë në konkurse republikane ku ka fituar çmimin e tretë dhe të pare, po ashtu edhe në konkurse internacionalesi “Bruna Spiler”,ku fitoi çmimin e dytë dhe në“Ars Kosova” çmimin e parë.
Nëvitin 2010 u regjistrua n eUniversitetin e ArtevenëTiranë me pedagogen prof. Manjola Nallbani. Ka diplomuar në vitin 2013 me notën maksimale, ku ka vazhduar edhe studimet master gjithashtu në Tiranë me pedagogen prof. Manjola Nallbani. Ka magjistruar më 12 korrik 2015 në Tiranë.Jeton dhe vepron në Ulqin.
Koha Javore:Gjylie, a mund të na tregoni se si filloi rrugëtimi Juaj drejt muzikës?
Gj. Pelingu:Me muzikë kam filluar të merrem qëkur isha e vogël, respektivisht nga mosha 6- vjeçare, kur ndiqja mësimetnë degën e piano-s, ku edhe e mbarova Shkollën Fillore në këtë drejtim. Kantoja mund të them se erdhi papritmas. Me iniciativën e personaliteteve në shkollë të muzikës, fillova ta konsideroja kanton në fillim si hobi, pastaj me pjesëmarrjen time në gara dhe evenimente të ndryshme fillova ta mendoja më thellë që ta merrja më seriozish këtë punë.
Koha Javore: Kush ka qenë mbështetja Juaj kryesore?
Gj. Pelingu: Mbështetja ime kryesore kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë familja. Shpeshherë për shkak të udhëtimeve të shumta, përballjeve me shumë pengesa që gjatë rrugës në muzikë nuk janë të pakta, duhet një mbështetje ku e dinë se në fund ekziston dikush që ta thotë atë se çfarë vlen, njerëz që të duan dhe të japin forcë të vazhdosh dhe të kapërcesh çdo gropë që të del në rrugë. Kurse si mbështetje dhe shtytje ne fillim të rrugëtimit kisha edhe drejtorin e shkollës së muzikës.
Koha Javore: Kur u bindët që muzika duhet të jetë përkushtimi juaj parësor?
Gj. Pelingu:Unë me muzikën jam marrë që e vogël dhe mund të them se muzika ishte gjithmonë një pjesë e imja. Unë jam rritur me muzikën. Kështu që në mënyrë direkte ose indirekte isha e lidhur gjithmonë me të. Profesionalisht vendosa të merrem me muzikë atëherë kur u ndjeva e kompletuar gjate studimit , këndimit , dhe kur fillova te dashurohesha me kanton.
Gj. Pelingu: Të them të drejtën, momentalisht nuk më mbetet shumë kohë që të merrem me ndonjë hobi tjetër , por që më pëlqen sporti ( fitnesi ),meqenëse edhe ne këngëtarëve na duhet që të kemi kondicion për skenën.
KohaJavore: Biografija juaj lulëzon rreth artit muzikës,ushtronin donjëaktivitettjetër apo hobi?
Koha Javore:Do ta ndërronit muzikën me ndonjë art apo profesion tjetër?
Gj. Pelingu:Gjithnjë them që kanton nuk do ta ndërroja me asnjë profesion tjetër. Ndoshta është qesharake të them, por jam e dashuruar me muzikën klasike, me bukurinë që e ka ajo dheatë se çfarë kanë kompozuar kompozitorët e mëdhenj që janë të pazëvendësueshëm.Më pëlqen puna e lodhshme, stresi para koncerteve,çdo anë si ajo pozitive ashtuedhe ajo negative mua me mbush shpirtërisht dhe ndjehem e kompletuar.
Koha Javore: Jeni fituese e disa çmimeve në konkurse ndërkombëtare në Mal të Zi dhe më gjerë, çfarë peshe kanë këto çmime në karrierën Tuaj?
Gj. Pelingu:Çmimet janë pjesë e jona, ku pas ushtrimeve intensive, shpërblehemi dhe vlerësohemi për punën e “prapaskenave”. Por, them që çmimi më i bukur janë duartrokitjet e publikut, fytyrat e kënaqura , ku gjithmonë e them se misioni ynë është të interpretojmë emocionet që kompozitori, por edhe ajo që ndjejmë ne si artistë gjatë këndimit apo ekzekutimit ta përçojmë te publiku.
Koha Javore: Ju keni performuar në disa vende kryesisht brenda Ballkanit. Ku e ndjeni vetën më mirë?
Gj. Pelingu:Çdo vend është i veçantë në mënyrën e vet . Skena për ne është e shenjtë, dhe emocionet tek çdo skenë është e madhe , por interpretimi para publikut në vendlindje të vet është diçka e papërshkrueshme. Mund të them se janë të panumërta koncertet në Ulqin, por çdo herë është ai emocioni sikurse të jetë hera e parë.
Koha Javore: Muzika klasike duket se nuk vdes kurrë, por a mendoni se i jepet rëndësia e duhur?
Gj. Pelingu:Mendoj që ka filluar t’i jepet rëndësi. Normalisht, nuk mund ta krahasohemi me qytetet e tjera që e kanë traditë muzikën klasike ( siç mund ta përmendim Shqipërinë, meqenëse është edhe vendi fqinj që e kemi ), por prapëseprapë rëndësia ka filluar t’i jepet dhe ky fakt sinqerisht më gëzon shumë. Një popull vlerësohet me kulturën që ka një shtetdhe këtu bën pjesë muzika klasike.
Koha Javore:Ju punoni edhe si profesoreshë e muzikës në Ulqin, si është kjo eksperience e të qenit mësimdhënëse?
Gj. Pelingu:Unë jam mësimdhënëse e kantos nëShkollënFillore të Muzikës në Ulqin, ku fillovaqë nga viti 2013. Është i vështirë menaxhimi, por më pëlqen të punoj me fëmijë të talentuartë cilët tek ne janë në numër të shumtë.
Koha Javore: Cilat janë disa nga momentet më të bukura të karrierës Tuaj që do kishit dëshirë t’i ndanit me lexuesit tonë?
Gj. Pelingu:Nuk do mund t’i veçoja,sepse çdo eksperiencë që kam përjetuar deri më tani ishte e veçantë. Çdo përballje me publikun është emocion më vete dhe ka atë bukurinë e vet.
Koha Javore: Arti është një dhunti që nuk mund ta kenë të gjithë, a ndjeheni ju me fat që jeni pjesë e botës artistike?
Gj. Pelingu:Ndjehem me fatdhe e privilegjuar nga Zoti që ma fali këtë dhunti, por kam edhe një përgjegjësi dhe detyrë që këtë dhunti ta shfrytëzoj në menyrën më të mirëdhe ta ndajë me të gjithë. Dhuntia ( talenti ) është çelësi i derës, por puna është ajo që ta hapë derën dhe të ndihmon ta kapërcesh pragun e derës.
Koha Javore: Cilat janë planet Tuaja më të afërta?
Gj. Pelingu:Këto ditë jam me shfaqje: “Rebelimi i marinarëve “ në Cetinë – “ Zetski Dom , KraljevskoPozorishte “ , me datë 14, kurse me datë 27 kam koncerte në Tivar dhe Ulqin dhe në Janar udhëtoj në Zvicër ku do kem koncert atje. Planet në vazhdimësi do t’i zbuloj nëpërmjet faqes sime kështu që do lë dhe diçka si surprizë.
Intervistoi: Toni Ujkaj
http://infoshqip.me


Leave a Reply