Duket që banorët e Trieshit edhe ky dimër po i pret me rrugë të amortizuar
Rruga e Trieshit në gjendje tepër tëmjeruar
Organet kompetente për këtë rrugë patën premtime të shumta. Jo vetëm se do të punohet si rrugë e “nevojës”, por edhe se do të punohet si rrugë me standarde Evropiane edhe më gjerë. I gjithë ky premtim mbetet i parealizuar, banorët e këtij vendi dita-ditës po vuajnë pasojat e mospërfundimit të këtij aksi rrugor.
Shtjefën Ujkaj
Para disa kohësh në rrugën e Trieshit filluan punimet, nga kilometri i shtatë e deri në bjeshkën e Koritës. Rruga që u hap, gjysma e saj u shtrua me beton, ndërsa gjysma tjetër është në gjendje skandaloze, ku makinat shpeshherë prishen dhe mbesin në rrugë.
Kjo rrugë u fillua nga donatorë të ndryshëm e që jetojnë jashtë vendit, në mërgim, shumica e tyre nga Amerika e largët, por jo vetëm. Kjo rrugë pati mbështetje financiare edhe nga organet kompetente përgjegjëse për mirëmbajte të rrugëve nga Shteti i Malit të Zi.
Këta të fundit për këtë rrugë patën premtime të shumta. Jo vetëm se do të punohet si rrugë e “nevojës”, por edhe se do të punohet si rrugë me standarde Evropiane edhe më gjerë. I gjithë ky premtim mbetet i parealizuar, banorët e atij vendi dita-ditës po vuajnë pasojat e mospërfundimit të këtij aksi rrugor.
Ata që po vuajnë më së shumti pasoja janë banorët e fshatit Poprat, nga vetë fakti se në hyrje të fshatit rruga është në gjendje tepër të mjeruar dhe kalimi me makinë luksoze është shumë i zorshëm. Nga vetë fakti, banorët e këtij fshati herë pas here bëjnë organizime për mbledhje të hollash e po ashtu edhe bëjnë punë krahu për rregullimin e kësaj rruge. Por çfarë është edhe më e keqja tani është edhe stinë dimri, e që reshjet, akulli e po ashtu dëbora e prishin të gjithë mundin e banorëve, duke e kthyer rrugën në gjendje të zakonshme.
Për këtë rrugë ishte i formuar një këshill, grup vullnetarësh të cilët për fatin e keq, jo që nuk bënë ndonjë rregullim, por as që dinë pse u bënë pjesë e këtij këshilli. Këshilli duhet të ketë një drejtim, duhet ta kenë një ide se çfarë, ku dhe si të bëjë me shpenzimin e të hollave që u dërguan nga vëllezërit tanë mërgimtarë. Ata me siguri që me plot vështirësi ndihmuan, por vullnetin dhe dëshirën për vendin e vet çdoherë e patën në plan të parë.
Kjo rrugë është shumë e nevojshme për të gjithë, nga fakti se Trieshi është një zonë me natyrë të bukur, me një ajër të pastër dhe me plot bukuri natyrore, po ashtu është rrugë që të çon në bjeshkën e bukur të Koritës, e që këtë bjeshkë e frekuentojnë shumë banorë të Malësisë.
Duket që banorët e Trieshit edhe ky dimër po i pret me rrugë të amortizuar, e po ashtu edhe të vështirë për kalim. Por mbetemi me shpresën se dikush “dikur” do të marrë përsipër përfundimin e kësaj rruge tepër të nevojshme.
http://infoshqip.me


Leave a Reply