Sa hijerendë qëndron përmbi shekuj,
Madhështore mbi të kristaltin detin tim.
Himarjotët të ngritën të ndërtuan bukur
Mbi stërkalat e Jonit plot dritë e vezullim.
Bij të trimave e miq të miqve me besë,
Përmbi portën tënde ishte një mbishkrim.
E shkruar nga Ali Veziri vetë,
Mbi kalanë e Porto Palermos, kështjellë e vëndit tim.
Me rrëfen kalaja e vjetër vetë historinë,
Me ato vargje pesëmbëdhjetërrrokëshe me rym.’
Në pllakë të gdhëndura nga greqishtja e vjetër
Im atë* i deshifroi që sot ngelen kujtim.
E vodhën pllakën me vargjet legjendë,
Por historia nuk shuhet as një herë më.
Ay ndërtim me gurët qikllopikë…
E bën Qeparoin muze pergjithnjë !
Kalaja foli e do flasë në shekuj,
Ashtu si Himarjotët në histori.
Si një krahinë e tëra e lavdishme,
Si nuse e bukur do ngelet përsëri.
Magjia e vëndit që është ndërtuar kalaja,
Nuk e gjën më bukur, kurrë mbi dhe,
Lexoni më poshtë pllakatën legjendë
Krijoni përshtypjen se kush jemi ne.!
Petraq Janko Pali në USA 2002.
(Poema epigrafike e shkruar në pllakën mbi portën e kalasë Porto Palermos –Qeparo,me 14 vargje 15 rrokëshe e përkthyer nga im atë “Janko Pali “Mësues i Merituar” nga Greqishtja e vjetër në vitin 1932,sot e vjedhur nga hajdutët e shkatërrimit të kulturës kombëtare, lexo Himara në Stuhitë e shekujve të Spiro Rushes faqe 38-39.)
Përkthimi :
Ktheni ploret o detarë hyni në liman pa frikë
Këtu në Panormë zhurma e stuhive është fikë
Dhe mua që më shihni në qiell të çaj retë
Jam e fitores një trofe kështjellë që shkrep nga rrufetë
Nuset e himarjotëve me ngritën me kujdes
Armike për armiqtë,për miqtë mike me besë!
Zili më pat Faethoni dhe Pirrua nakar
I Tepelenës më sundon hero Aliu i parë
I plot fuqishëm është zot në të Epirit vënde
Dhe gjeneral Asirian me shpatë dhe me mënde
Plot pesëdhjetë mijëra nën urdhera ushtarë
Pa frikë dhe me plot guxim armiqvë u bën ballë
Tash në Janinë prehet luani i pa frikë
Prej Athinasë lindur dhe prej Marsit rritë.
(Poema epigrafike, kopjuar prej meje-PJP-,pa as më të voglin ndryshim, nga përkthimi dhe dorëshkrimi nga Greqishtja e vjetër në Shqip,orgjinal që mban dt 12gusht 1932 nga dora e babait tim, Janko Ll.Pali “Mësues i Merituar”mbi pllakën epigrafike mbi portën e kalasë Porto Palermos. Qeparo)
Petraq J. Pali, në usa 2002
Burimi /Facebook


Leave a Reply