Moderatorja e njohur e Tv Klan, Alketa Vejsiu, ka një lajm të trishtuar për audiencën e saj.
Prej disa javësh spektakli ‘Dance With Me’ është kthyer në qendrën e vëmendjes së teleshikuesve, por Alketa sapo dha një njoftim, që nuk do i pëlqejë aspak adhuruesve të këtij spektakli.
“Na vjen keq se është finalja, do shpallim fituesin. 24 dhjetori do jetë nata e fundit fare. Kaq është ky udhëtim, kështu ikin vitet e jetës”, u shpreh Alketa.
SYRI.net
Ronela zhvlerëson këngën e Robert Alisë, shkakton tension me Aurelën dhe Rovenën në post-Kënga Magjike

Pas performancës së këngës “Vuj” të Ronelës në post-Kënga Magjike, Aurela Gaçe ka marrë mikrofonin dhe tha:
“Ronela ne të dhamë vendin e tretë me pikë, sepse kjo këngë e meritonte dhe performanca jote ishte fantastike, por nuk the mirë se kënga e Robert Aliajt nuk ishte këngë për Kënga Magjike” – tha Aurela referuar një momenti më parë, kur Ronela argumentoi se i dha 0 pikë Robertit, sepse kënga e tij nuk ju duk aspak këngë.
”Mua nuk mu duk këngë. Ky është mendimi im” – ka thënë ajo.
Më pas mikrofonin e ka marrë Rovena Dilo dhe situata është tensionuar, pasi kjo e fundit ka vazhduar t’i kujtojë Ronelës se, nëse mendojmë kështu, atëherë ofendojmë edhe reperat.
“Rovena qetësohu!” – tha Ronela, e cila i rikujtoi asaj, se Roberti i ka quajtur të gjithë një grup “ahengxhinjsh” dhe koncertin në tërësi e ka quajtur “tallava”.
Momentin e tensionit e ka larguar më pas Mentor Haziri, i cili ka komplimentuar Ronelën dhe gjithë artistët për nivelin e lartë të festivalit të këtij viti.
© SYRI.net


Leave a Reply